Privatësia e Produkteve
APPS
My Vodafone App
My Vodafone App – Suplementi i Privatësisë
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Ky supplement privatësie jep informacion specifik për aplikacionin My Vodafone (‘Aplikacioni’) për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne e mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj nëpërmjet Aplikacionit. Për informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të të dhënave tuaja për shërbimet që ofrojmë, vizitoni Rregulloren e Privatësisë.
Përditësimi i fundit: Shkurt 2022
Kush jemi
Ne jemi Vodafone Albania sh.a dhe jemi anëtar i Vodafone Group Plc. Zyrat tona qëndrore janë në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Jemi të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër NIPT K11715005L, gjithashtu jemi të regjistruar në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave (IDP).
Si të na kontaktoni
Opinioni juaj është shumë i vlefshëm për ne – nëse keni pyetje rreth suplementit të privatësisë, mund të na shkruani në: alfunc.askprivacy@vodafone.com ose në adresën tonë postare:
Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës
Rr: “Pavarësia”, Nr. 61,
Kashar, Tiranë, Albania
INFORMACIONI QË NE MBLEDHIM
Informacion në lidhje me ndërveprimet tuaja me ne:
Kur ju përdorni funksionalitetet bazë të My Vodafone, si për shembull kur ju kontrolloni detajet e faturimit, paketat e ndryshme, shikoni sa internet ka konsumuar një aplikacion i caktuar, ose kur ndërveproni me shërbimin e klientit, ndërveprimet tuaja regjistrohen në serverat tanë.
Informacion në lidhje me cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të konektivitetit dhe aplikacioneve
Nëse nuk e keni çaktivizuar mbledhjen e informacionit përmes konfigurimeve të aplikacionit, My Vodafone rregullisht do të na dërgojë informacion në lidhje me mbulimin, lidhjen dhe përdorimin e internetit në lidhje me shërbimet tuaja të konektivitetit, si dhe informacion në lidhje me aplikacionet në pajisjen tuaj, vendndodhjen tuaj dhe informacion në lidhje me pajisjen tuaj, siç shpjegohet më hollësisht më poshtë.
Mbulimi, lidhja dhe përdorimi i internetit
Informacione në lidhje me konektivitetin dhe cilësinë e rrjetit për thirrjet telefonike dhe shërbimet e internetit, si dhe statistika rreth sasisë së konsumuar të shërbimeve të internetit, të tilla si:
- Përqindja e kohës që telefoni juaj është në rrjet
- Fuqia e sinjalit
- Zonat me pak/aspak mbulim
- Cilësia e mbulimit (2G, 3G, 4G)
- Kohëzgjatja e telefonatave
- Mënyra se si mbaron një thirrje
- Teste të rregullta për të parë nëse pajisja juaj mund të lidhet me internetin
- Shpejtësia e ngarkimit dhe shkarkimit
- Sa kohë duhet për t’u lidhur me internetin
- Përdorimi i internetit/orë
- Sa internet përdor telefoni juaj kur është në modalitetin e gatishmërisë
- Sa internet përdorni përmes lidhjeve Wi-Fi kundrejt rrjetit celular
Informacion në lidhje me pajisjen tuaj
Informacione teknike në lidhje me pajisjen tuaj, të tilla si:
- Lloji dhe modeli i telefonit
- Sistemi operativ
- Versioni firmware
- Aftësitë e hardware
- Gjuha dhe vendndodhja
- Gjendja e baterisë
- Konsumi i memories
- Koha që nga rindezja e fundit
Informacion në lidhje me vendndodhjen tuaj
Nëse ju nuk e keni çaktivizuar mbledhjen e të dhënave nëpërmjet konfigurimeve të aplikacionit, ne mbledhim të dhëna mbi vendondodhjen tuaj kur kryejmë matjet e njësive si më lartë. P.sh.: ne njohim përafërsisht vendndodhjen tuaj nëpërmjet kullës së telefonisë dhe pikës WiFi që përdor telefoni juaj. Nëse telefoni juaj apo një nga aplikacionet tuaja është duke përdorur të dhënat GPS të vendndodhjes, ne i përdorim këto të dhëna për të përcaktuar saktësisht vendndodhjen tuaj dhe ndonjëherë shpejtësine dhe drejtimin e lëvizjes suaj nëse është i mundur nëpërmjet informacionit GPS.
Përdorimi i Aplikacionit My Vodafone
Informacion rreth performancës dhe përdorimit të My Vodafone app, për shembull kur dhe sa herë është përdorur aplikacioni, zgjedhjet tuaja dhe udhëtimet tuaja në aplikacion, versioni i aplikacionit, azhornimi i fundit, ID-në e aplikacionit dhe modeli i pajisjes.
INFORMACIONI QË NUK MBLEDHIM
E kuptojmë se një pjesë informacionit që mbledhim mund të duket si sensitiv. Prandaj, ne kemi projektuar aplikacionin për të zvogëluar ndjeshmërinë e informacionit të mbledhur.
Për shembull, ne nuk mbledhim informacion rreth:
- Numrave nga të cilët merni telefonata apo telefononi
- Dërguesit ose marrësit nga mesazhet, email-et ose bisedat në internet nga telefoni juaj
- Përmbajtjes së komunikimit tuaj, si për shembull: mesazhe, email, përmbajtje bisede ose historiku i shfletimit
- Veçorive të aplikacioneve që përdorni ose përmbajtjes që ju dërgoni, merrni ose konsumit nëpërmjet aplikacionit
SI E PËRDORIM INFORMACIONIN TUAJ PERSONAL
Përveç përdorimit të të dhënave tuaja të nevojshme për t'ju siguruar shërbimet që keni kërkuar - për shembull për t'ju treguar se sa internet konsumon një aplikacion - ne gjithashtu përdorim të dhënat tuaja për të na ndihmuar të përmirësojmë rrjetet dhe shërbimet tona si dhe për t’ju ofruar rekomandime të personalizuara.
Për të përmirësuar rrjetet dhe shërbimet tona
Ne analizojmë informacionin e mbledhur për të diagnostikuar problemet e lidhjes, mbulimit ose cilësisë së lidhjes, kuptojmë nevojat e lidhjes nga përdorimi i të dhënave celulare, Wi-Fi dhe aplikacioneve dhe përdorim njohuri të tilla për të bërë përmirësime në rrjetin dhe shërbimet tona. Kjo mund të përfshijë, për shembull:
- Përmirësimi i cilësisë së rrjetit, për shembull, nëpërmjet të kuptuarit më të mirë të zonave të sakta me performancë të ulët të rrjetit ose zonave me konsum të lartë të të dhënave - kjo na ndihmon të japim prioritet zbatimin e faqeve të reja dhe përndryshe të përmirësojmë performancën e rrjetit
- Na ndihmon të trajtojmë problemet e performancës të shkaktuara nga pajisjet me performancë të dobët
- Përmirësimi i modeleve dhe ofertave tona komerciale bazuar në të kuptuarit e përmirësuar të modeleve që lidhen me përdorimin e aplikacioneve dhe cilësinë e lidhjes
- Përmirësimi i performancës dhe dizajnit të My Vodafone duke kuptuar se cilat veçori të aplikacionit janë të njohura dhe si funksionojnë ato funksione në lloje të ndryshme pajisjesh
Të gjithë identifikuesit personal hiqen në aplikacion përpara se t'i dërgojmë një informacion të tillë Vodafone dhe ne e përpunojmë informacionin e mbledhur në mënyrë anonime. Ne nuk synojmë të përdorim informacionin për të identifikuar ju ose ndonjë person tjetër personalisht dhe kemi masat e duhura teknike dhe organizative për të parandaluar që kjo të ndodhë.
Për t’ju ofruar ndihmë dhe rekomandime të personalizuara
Ne mund të përdorim informacionin e mbledhur për të na ndihmuar t’ju ofrojmë komunikime më të personalizuara marketingu. Për shembull, ne mund t’ju:
- Rekomandojmë një paketë të re ose një tjetë bazuar në mënyrën se si i përdorni shërbimet tuaja të lidhjes
- Rekomandojmë përmirësime të pajisjes tuaj
Gjithashtu, ne mund të kombinojmë informacionin e mbledhur me informacione të tjera që mund të kemi për ju.
Nëse keni zgjedhur të na jepni informacione pa u identifikuar personalisht, të gjithë identifikuesit personal hiqen në aplikacion përpara se t’i dërgoni një informacion të tillë Vodafone-it – më pas ne e përpunojmë informacionin e mbledhur në mënyrë anonime. Ne nuk synojmë të përdorim informacionin për t’ju identifikuar juve ose ndonjë person tjetër personalisht dhe kemi masat e duhura teknike dhe organizative për të parandaluar që kjo të ndodhë.
Për të kryer “Analizat e të Dhënave të Mëdha”
Ne përdorim një shumëllojshmëri metodash analitike duke përfshirë atë që njihet zakonisht si “Analizë e të dhënave të mëdha”. Analiza e të dhënave të mëdha përfshin teknika analitike me bazë matematikore për grumbuj të mëdhenj dhe të ndryshëm të dhënash, për të zbuluar modele të fshehura dhe më tej trende të pazbuluara. Në Vodafone, ne jemi shumë seriozë në analizën e të dhënave të mëdha. Specialistët tanë të të dhënave janë të detyruar t’i nënëshktrohen një Kodi Etik. Ne kemi një proces strikt të përpunimit të të dhënave që kërkon zbatimin e ligjit të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale përpara se të nisë çdo rast përpunimi të dhënash. Ne kemi gjithashtu rregulla strikte që sigurojnë se informacioni personal është anonim ose i paidentifikuar në stadin e caktuar gjatë procesit.
CILAT JANË OPSIONET TUAJA?
Vodafone e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja perosnale si çështje të një rëndësie të veçantë, ndaj jemi të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje dhe respektim të tyre. Vodafone mbledh të dhëna në mënyrë që t’ju ofrojë një shërbim sa më cilësor dhe t’ju përgjigjet sa më mire kërkesave tuaja. Vodafone gjithashtu ju mundëson të keni kontroll mbi informacionin që doni të ndani nga pajisja juaj.
Ju mund të zgjidhni të:
- Çaktivizoni dërgimin e informacionit tuaj personal në lidhje me cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të konektivitetit, vendodhjes dhe aplikacioneve tuaja
- Çaktivizoni dërgimin e çdo informacioni në lidhje me cilësine dhe përdorimin e shërbimeve të konektivitetit, vendodhjes dhe aplikacioneve tuaja
- Çaktivizoni dërgimin e informacionit në lidhje me përdorimin tuaj të My Vodafone
- Çaktivizoni njoftimet që ju vijnë në telefon
Ju lutemi vini re: Nëse çaktivizoni njoftimet shtytëse, ne mund t'ju dërgojmë përsëri tekste ose emaile marketingu ose të kryejmë telemarketing nëse kemi lejen tuaj për ta bërë këtë. Mund të na kontaktoni për të hequr dorë nga të gjitha komunikimet e marketingut ose për të hequr dorë nga marketingu në një nga disa mënyra (si p.sh. email, tekst, telefon ose postë).
Në mënyrë që t’ju kontaktojmë për qëllime marketingu apo profilizimi, na duhet pëlqimi juaj. Megjithatë, kini parasysh se ju mund të menaxhoni dhe tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke vizituar aplikacionin ose një nga dyqanet tona.
Për më shumë informacion rreth të drejtave tuaja, lexoni Politikën tonë të Privatësisë në www.vodafone.com.
SI I MBRONI TË DHËNAT E MIA?
Vodafone ndërmerr masat e duhura teknike dhe organizative siç kërkohet nga dispozitat ligjore në fuqi dhe nga standardet e industrisë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga aksesi, përdorimi dhe shpërndarja e paautorizuar e tyre. Ne marrim masa për t’u siguruar që informacioni juaj personal të përdoret vetëm për qëllimet e përshkruara në këtë deklaratë privatësie dhe zgjedhjet që ju keni bërë të zbatohen. Ne bashkëpunojmë vetëm me ofruesit e shërbimeve që kemi kontraktuar për të siguruar të njëjtin nivel sigurie informacioni siç mund të prisni nga Vodafone.
PËR SA KOHË I RUANI TË DHËNAT E MIA?
Për më shumë informacion në lidhje me afatet e ruajtjes së të dhënave tuaja, ju lutem vizitoni Rregulloren tonë të Privatësisë në www.vodafone.al
Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me këtë suplement privatësie ose për mënyrën se si ne e përpunojmë informacionin tuaj, ju lutem kontaktoni alfunc.aksprivacy@vodafone.com. Ne do të bëjëm të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë, por nëse ende keni pakënaqësi, mund të kontaktoni Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) – detajet e kontaktit të tyre gjenden në info@idp.al.
Juth App
Juth App – Suplementi i Privatësisë
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Ky suplement privatësie jep informacion specifik për aplikacionin Juth App (‘Aplikacioni’) për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne e mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj nëpërmjet Aplikacionit. Për informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të të dhënave tuaja për shërbimet që ofrojmë, vizitoni Rregulloren e Privatësisë.
Përditësimi i fundit: 15 Maj 2022
Kush jemi
Ne jemi Vodafone Albania sh.a dhe jemi anëtar i Vodafone Group Plc. Zyrat tona qëndrore janë në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Jemi të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër NIPT K11715005L, gjithashtu jemi të regjistruar në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave (IDP).
Si të na kontaktoni
Opinioni juaj është shumë i vlefshëm për ne – nëse keni pyetje rreth suplementit të privatësisë, mund të na shkruani në: alfunc.askprivacy@vodafone.com ose në adresën tonë postare:
Oficeri i Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës
Rr: “Pavarësia”, Nr. 61,
Kashar, Tiranë, Albania
INFORMACIONI QË NE MBLEDHIM
Informacion në lidhje me llogarinë tuaj në app:
Te dhenat tuaja si numri i telefonit dhe/ose te dhenat e llogarise tuaj facebook per te krijuar dhe mirembajtur profilin tuaj i cili do te sherbeje per identifikimin tuaj ne kete aplikacion.
Informacion në lidhje me ndërveprimet tuaja me ne:
Kur ju përdorni funksionalitetet bazë të Juth app, si për shembull kur ju kontrolloni detajet e faturimit, paketat e ndryshme, shikoni sa internet ka konsumuar një aplikacion i caktuar, ose kur ndërveproni me shërbimin e klientit ose nga përdorimi i GigaMarket, ndërveprimet tuaja regjistrohen në serverat tanë.
Informacion në lidhje me cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të konektivitetit dhe aplikacioneve
Nëse nuk e keni çaktivizuar mbledhjen e informacionit përmes konfigurimeve të aplikacionit, Juth app rregullisht do të na dërgojë informacion në lidhje me mbulimin, lidhjen dhe përdorimin e internetit në lidhje me shërbimet tuaja të konektivitetit, si dhe informacion në lidhje me aplikacionet në pajisjen tuaj, vendndodhjen tuaj dhe informacion në lidhje me pajisjen tuaj, siç shpjegohet më hollësisht më poshtë.
Mbulimi, lidhja dhe përdorimi i internetit
Informacione në lidhje me konektivitetin dhe cilësinë e rrjetit për thirrjet telefonike dhe shërbimet e internetit, si dhe statistika rreth sasisë së konsumuar të shërbimeve të internetit, të tilla si:
- Përqindja e kohës që telefoni juaj është në rrjet
- Fuqia e sinjalit
- Zonat me pak/aspak mbulim
- Cilësia e mbulimit (2G, 3G, 4G)
- Kohëzgjatja e telefonatave
- Mënyra se si mbaron një thirrje
- Teste të rregullta për të parë nëse pajisja juaj mund të lidhet me internetin
- Shpejtësia e ngarkimit dhe shkarkimit
- Sa kohë duhet për t’u lidhur me internetin
- Përdorimi i internetit/orë
- Sa internet përdor telefoni juaj kur është në modalitetin e gatishmërisë
- Sa internet përdorni përmes lidhjeve Wi-Fi kundrejt rrjetit celular
Informacion në lidhje me pajisjen tuaj
Informacione teknike në lidhje me pajisjen tuaj, të tilla si:
- Lloji dhe modeli i telefonit
- Sistemi operativ
- Versioni firmware
- Aftësitë e hardware
- Gjuha dhe vendndodhja
- Gjendja e baterisë
- Konsumi i memories
- Koha që nga rindezja e fundit
Informacion në lidhje me vendndodhjen tuaj
Nëse ju nuk e keni çaktivizuar mbledhjen e të dhënave nëpërmjet konfigurimeve të aplikacionit, ne mbledhim të dhëna mbi vendondodhjen tuaj kur kryejmë matjet e njësive si më lartë. P.sh.: ne njohim përafërsisht vendndodhjen tuaj nëpërmjet kullës së telefonisë dhe pikës WiFi që përdor telefoni juaj. Nëse telefoni juaj apo një nga aplikacionet tuaja është duke përdorur të dhënat GPS të vendndodhjes, ne i përdorim këto të dhëna për të përcaktuar saktësisht vendndodhjen tuaj dhe ndonjëherë shpejtësine dhe drejtimin e lëvizjes suaj nëse është i mundur nëpërmjet informacionit GPS.
Përdorimi i Aplikacionit Juth App:
Informacion rreth performancës dhe përdorimit të Juth app, për shembull kur dhe sa herë është përdorur aplikacioni, zgjedhjet tuaja dhe udhëtimet tuaja në aplikacion, versioni i aplikacionit, azhornimi i fundit, ID-në e aplikacionit dhe modeli i pajisjes.
INFORMACIONI QË NUK MBLEDHIM
E kuptojmë se një pjesë informacionit që mbledhim mund të duket si sensitiv. Prandaj, ne kemi projektuar aplikacionin për të zvogëluar ndjeshmërinë e informacionit të mbledhur.
Për shembull, ne nuk mbledhim informacion rreth:
- Numrave nga të cilët merni telefonata apo telefononi
- Dërguesit ose marrësit nga mesazhet, email-et ose bisedat në internet nga telefoni juaj
- Përmbajtjes së komunikimit tuaj, si për shembull: mesazhe, email, përmbajtje bisede ose historiku i shfletimit
- Veçorive të aplikacioneve që përdorni ose përmbajtjes që ju dërgoni, merrni ose konsumit nëpërmjet aplikacionit
SI E PËRDORIM INFORMACIONIN TUAJ PERSONAL
Përveç përdorimit të të dhënave tuaja të nevojshme për t'ju siguruar shërbimet që keni kërkuar - për shembull për t'ju treguar se sa internet konsumon një aplikacion - ne gjithashtu përdorim të dhënat tuaja për të na ndihmuar të përmirësojmë rrjetet dhe shërbimet tona si dhe për t’ju ofruar rekomandime të personalizuara.
Për të përmirësuar rrjetet dhe shërbimet tona
Ne analizojmë informacionin e mbledhur për të diagnostikuar problemet e lidhjes, mbulimit ose cilësisë së lidhjes, kuptojmë nevojat e lidhjes nga përdorimi i të dhënave celulare, Wi-Fi dhe aplikacioneve dhe përdorim njohuri të tilla për të bërë përmirësime në rrjetin dhe shërbimet tona. Kjo mund të përfshijë, për shembull:
- Përmirësimi i cilësisë së rrjetit, për shembull, nëpërmjet të kuptuarit më të mirë të zonave të sakta me performancë të ulët të rrjetit ose zonave me konsum të lartë të të dhënave - kjo na ndihmon të japim prioritet zbatimin e faqeve të reja dhe përndryshe të përmirësojmë performancën e rrjetit
- Na ndihmon të trajtojmë problemet e performancës të shkaktuara nga pajisjet me performancë të dobët
- Përmirësimi i modeleve dhe ofertave tona komerciale bazuar në të kuptuarit e përmirësuar të modeleve që lidhen me përdorimin e aplikacioneve dhe cilësinë e lidhjes
- Përmirësimi i performancës dhe dizajnit të Juth app duke kuptuar se cilat veçori të aplikacionit janë të njohura dhe si funksionojnë ato funksione në lloje të ndryshme pajisjesh
Të gjithë identifikuesit personal hiqen në aplikacion përpara se t'i dërgojmë një informacion të tillë Vodafone dhe ne e përpunojmë informacionin e mbledhur në mënyrë anonime. Ne nuk synojmë të përdorim informacionin për të identifikuar ju ose ndonjë person tjetër personalisht dhe kemi masat e duhura teknike dhe organizative për të parandaluar që kjo të ndodhë.
Për t’ju ofruar ndihmë dhe rekomandime të personalizuara
Ne mund të përdorim informacionin e mbledhur për të na ndihmuar t’ju ofrojmë komunikime më të personalizuara marketingu. Për shembull, ne mund t’ju:
- Rekomandojmë një paketë të re ose një tjetë bazuar në mënyrën se si i përdorni shërbimet tuaja të lidhjes
- Rekomandojmë përmirësime të pajisjes tuaj
Gjithashtu, ne mund të kombinojmë informacionin e mbledhur me informacione të tjera që mund të kemi për ju.
Nëse keni zgjedhur të na jepni informacione pa u identifikuar personalisht, të gjithë identifikuesit personal hiqen në aplikacion përpara se t’i dërgoni një informacion të tillë Vodafone-it – më pas ne e përpunojmë informacionin e mbledhur në mënyrë anonime. Ne nuk synojmë të përdorim informacionin për t’ju identifikuar juve ose ndonjë person tjetër personalisht dhe kemi masat e duhura teknike dhe organizative për të parandaluar që kjo të ndodhë.
Për të kryer “Analizat e të Dhënave të Mëdha”
Ne përdorim një shumëllojshmëri metodash analitike duke përfshirë atë që njihet zakonisht si “Analizë e të dhënave të mëdha”. Analiza e të dhënave të mëdha përfshin teknika analitike me bazë matematikore për grumbuj të mëdhenj dhe të ndryshëm të dhënash, për të zbuluar modele të fshehura dhe më tej trende të pazbuluara. Në Vodafone, ne jemi shumë seriozë në analizën e të dhënave të mëdha. Specialistët tanë të të dhënave janë të detyruar t’i nënëshktrohen një Kodi Etik. Ne kemi një proces strikt të përpunimit të të dhënave që kërkon zbatimin e ligjit të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale përpara se të nisë çdo rast përpunimi të dhënash. Ne kemi gjithashtu rregulla strikte që sigurojnë se informacioni personal është anonim ose i paidentifikuar në stadin e caktuar gjatë procesit.
CILAT JANË OPSIONET TUAJA?
Vodafone e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja perosnale si çështje të një rëndësie të veçantë, ndaj jemi të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje dhe respektim të tyre. Vodafone mbledh të dhëna në mënyrë që t’ju ofrojë një shërbim sa më cilësor dhe t’ju përgjigjet sa më mire kërkesave tuaja. Vodafone gjithashtu ju mundëson të keni kontroll mbi informacionin që doni të ndani nga pajisja juaj.
Ju mund të zgjidhni të:
- Çaktivizoni dërgimin e informacionit tuaj personal në lidhje me cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të konektivitetit, vendodhjes dhe aplikacioneve tuaja
- Çaktivizoni dërgimin e çdo informacioni në lidhje me cilësine dhe përdorimin e shërbimeve të konektivitetit, vendodhjes dhe aplikacioneve tuaja
- Çaktivizoni dërgimin e informacionit në lidhje me përdorimin tuaj të Juth app
- Çaktivizoni njoftimet që ju vijnë në telefon
Ju lutemi vini re: Nëse çaktivizoni njoftimet shtytëse, ne mund t'ju dërgojmë përsëri tekste ose emaile marketingu ose të kryejmë telemarketing nëse kemi lejen tuaj për ta bërë këtë. Mund të na kontaktoni për të hequr dorë nga të gjitha komunikimet e marketingut ose për të hequr dorë nga marketingu në një nga disa mënyra (si p.sh. email, tekst, telefon ose postë).
Në mënyrë që t’ju kontaktojmë për qëllime marketingu apo profilizimi, na duhet pëlqimi juaj. Megjithatë, kini parasysh se ju mund të menaxhoni dhe tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke vizituar aplikacionin ose një nga dyqanet tona.
Për më shumë informacion rreth të drejtave tuaja, lexoni Politikën tonë të Privatësisë në www.vodafone.com.
SI I MBRONI TË DHËNAT E MIA?
Vodafone ndërmerr masat e duhura teknike dhe organizative siç kërkohet nga dispozitat ligjore në fuqi dhe nga standardet e industrisë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga aksesi, përdorimi dhe shpërndarja e paautorizuar e tyre. Ne marrim masa për t’u siguruar që informacioni juaj personal të përdoret vetëm për qëllimet e përshkruara në këtë deklaratë privatësie dhe zgjedhjet që ju keni bërë të zbatohen. Ne bashkëpunojmë vetëm me ofruesit e shërbimeve që kemi kontraktuar për të siguruar të njëjtin nivel sigurie informacioni siç mund të prisni nga Vodafone.
PËR SA KOHË I RUANI TË DHËNAT E MIA?
Për më shumë informacion në lidhje me afatet e ruajtjes së të dhënave tuaja, ju lutem vizitoni Rregulloren tonë të Privatësisë në www.vodafone.al
Nëse ju nuk dëshironi që të dhënat tuaja të përpunohen për qëllimet e përshkruara në këtë supplement privatësie keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të dhënave duke dërguar një kërkesë në adresën email alfunc.aksprivacy@vodafone.com ose në adresën postare Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me këtë suplement privatësie ose për mënyrën se si ne e përpunojmë informacionin tuaj, ju lutem kontaktoni alfunc.aksprivacy@vodafone.com. Ne do të bëjëm të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë, por nëse ende keni pakënaqësi, mund të kontaktoni Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) – detajet e kontaktit të tyre gjenden në info@idp.al.
eBiznes nga Vodafone
Deklarata e Privatësisë
eBiznes nga Vodafone
Ky njoftim privatësie jep një informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të kryer për shërbimet e aplikacionit eBiznes nga Vodafone, për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne e mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë informacionin tuaj nga përdorimi i këtij aplikacioni. Më tepër informacion rreth mënyrës se si Vodafone përpunon të dhënat personale për ofrimin shërbimeve të saj mund të gjeni në Rregulloren e Privatësisë të publikuar në faqen tonë të internetit https://www.vodafone.al/informacion-ligjor/informacion-i-pergjithshem-ligjor/rregullore-e-privatesise/.
“Vodafone Albania” sha, person juridik shqipëtar, pjesë e grupit “Vodafone Group” Plc, me adresë kryesore të ushtrimit të aktivitetit në: Autostrada Tiranë-Durres, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, idenfitikuar me numër NIPT K11715005L. “Vodafone Albania” është gjithashtu i regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Si të na kontaktoni
Për të na kontaktuar na shkruani në adresën postare: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: alfunc.askprivacy@vodafone.com .
Vodafone e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar cdo ditë të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre.
Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet: a) në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej; d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
Njëkohësisht Vodafone është i ndërgjegjshëm që klientët e tij kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Vodafone Albania administron të dhënat tuaja personale.
Vodafone mbledh të dhëna personale rreth jush drejtpërdrejtë në momentin e regjistrimit të kartës suaj SIM të nevojshme për funksionimin e aplikacionit si dhe të dhëna që mbledh si rrjedhojë e ndërveprimit/përdorimit nga ana juaj të këtij aplikacioni.
2.1 Të dhëna për aktivizimin e shërbimit
Vodafone përpunon të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër letërnjoftimi, numër certifikatë regjistrimi (NIPT), numër telefoni dhe adresë emaili. Këto të dhëna janë të nevojshme për lidhjen dhe përmbushjen e kontratës së pajtimit ndërmjet palëve si dhe për identifikimin tuaj si pajtimtar në përputhje me kërkesat e Ligjit 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”. Këto të dhëna janë të detyrueshme për të bërë të mundur aktivizimin e shërbimit dhe lidhjen tuaj në rrjet.
2.2 Të dhëna nga përdorimi i aplikacionit
Për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit Vodafone mbledh të dhëna personale rreth jush edhe nga përdorimi juaj i aplikacionit. Këto të dhëna shërbejnë për krijimin dhe mirëmbajtjen e profilit tuaj të nevojshme për të aksesuar aplikacionin eBiznes nga Vodafone si dhe të dhëna të tjera të detyrueshme për tu regjistruar si pasojë e zbatimit të Ligjit 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” sic mund të jenë transaksionet ditore që ju kryeni.
Gjithashtu mund të mbledhim të dhëna që lidhen me performancën dhe përdorimin e aplikacionit në aparatin tuaj sic mund të jenë versioni i aplikacionit që përdorni, përditësimi i fundit i tij, marka dhe modeli i aparatit tuaj.
2.3 Të dhëna rreth mbulimit me shërbim dhe trafikut të gjeneruar
Vodafone përpunon të dhënat e trafikut telefonik që janë të nevojshme për të mundësuar ofrimin e shërbimit të komunikimeve elektronike. Roli kryesor i Vodafone Albania në telefoninë celulare është të sigurojë lidhjen e pajisjes suaj. Në mënyrë që ju të keni mundësi të lundroni në internet, ne kemi nevojë të përpunojmë të dhëna te tilla si numri juaj i telefonit, që të mund të dimë trafikun e gjeneruar për arsye të tilla si faturimi. Gjithashtu ne mund të mbledhim edhe të dhënat që gjenerohen nëpërmjet përdorimit të aparatit tuaj; për shembull cilësia e sinjalit, cilësia e mbulimit, shpejtësia për upload/download, koha e nevojshme për tu lidhur në rrjet, ora, kohëzgjatja, dhe data e lidhjes kurdoherë që ju e përdorni atë. Këto të dhëna janë të nevojshme për të ofruar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit të internetit dhe shërbimeve që ofron ky aplikacion.
Në përputhje me sa kemi parashtruar më sipër Vodafone përpunon të dhënat personale që mblidhen si pasojë e përdorimit të produktit eBiznes nga Vodafone për qëllimet si mëposhtë parashtrojmë:
- Për përmbushjen e detyrimeve të kontratave në të cilat ju jeni palë kontraktuale me Vodafone, si psh: përpunimi i të dhënave të identifikimit për regjistrimin tuaj në rrjet, të dhënat e trafikut ose të dhënat e paketave që keni zgjedhur për qëllime faturimi, të dhënat e transaksioneve për funksionimin korrekt të aplikacionit.
- Për të mirëmbajtur profilin tuaj në aplikacion i cili ju mundëson aksesimin dhe përdorimin në mënyrë të sigurt nga ana juaj të aplikacionit eBiznes nga Vodafone.
- Për qëllime legjitime të Vodafone sic mund të jenë mbrojtja dhe zbulimi i mashtrimeve, t’ju mbrojmë dhe të zbulojmë keqpërdorime apo dëmtime të rrjetit tonë si dhe të ruajmë sigurinë në tërësi të sistemit.
- Për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga kuadri ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë të vecantë detyrimet që lindin si pasojë e zbatimit të Ligjit 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” dhe nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
- Mbrojtjen e rrjeteve tona dhe manaxhimin e vëllimeve të telefonatave, mesazheve dhe përdorimeve të tjera të rrjeteve tona. Për shembull, ne identifikojmë periudhat e pikut që të mund të provojmë të sigurojmë që rrjetet e përballojnë vëllimin në ato orë.
- Për t’ju ofruar shërbimin ndaj klientit në rastet kur ju na kontaktoni si pasojë e mungesës së shërbimit ose në lidhje me problematika që mund të hasni nga përdorimi i aplikacionit.
- Për t’ju ofruar shërbime shtesë tregtare në respektim të zbatimit të kontratës sic mund të jetë komunikimi i shërbimeve tregtare. Në rastet kur këto komunikime zhvillohen me mjete elektronike dhe pa ndërhyrje njerëzore Vodafone kërkon gjithmonë pëlqimin tuaj paraprak të cilën keni mundësi ta revokoni në cdo kohë.
- Për të kuptuar si i përdorni rrjetin, produktet dhe shërbimet tona. Në këtë mënyrë mund ti rishikojmë dhe përmirësojmë ato dhe të zhvillojmë produkte dhe shërbime më interesante dhe të përshtatshme, si dhe të personalizojme produktet dhe shërbimet tona.
- Si përdorues i aplikacionit, ne duam t’ju mbajmë të informuar për produkte dhe shërbime të reja dhe ekzistuese, t’ju ftojmë të merrni pjesë në analizën e tregut ose t’ju njoftojmë për oferta, promocione, çmime ose konkurse. Ne i përshtasim këto mesazhe për ju në bazë të llojeve të produkteve dhe shërbimeve që ju keni blerë nga ne ose informacionit që kemi nga përdorimi i aplikacionit, gjithmonë nëse ju pranoni që ne ta përpunojmë këtë informacion për këtë qëllim.
- Përmirësimin apo ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja. Ne mbledhim informacion anonim, të paidentifikuar ose të përgjithesuar për të përmiresuar shërbimin ndaj të gjithëve. Këto të dhëna analitike nuk mund të lidhen me ju në asnjë mënyrë. Ne përdorim një shumëllojshmëri metodash analitike duke përfshire atë që njihet zakonisht si Analizë e të dhënave të mëdha. Analiza e të dhënave të mëdha përfshin teknika analitike me bazë matematikore për grumbuj të mëdhenj dhe të ndryshëm të dhënash, për të zbuluar modele të fshehura dhe më tej trende të pazbuluara. Në Vodafone, ne jemi shumë serioze në analizën e të dhënave të mëdha. Specialistët tanë të të dhënave janë të detyruar t’i nëneshtrohen një Kodi Etik.
Për qëllime të ofrimit dhe mirëmbajtjës së shërbimit Vodafone mund të ndajë të dhënat personale me:
- Shoqëri të grupit Vodafone, Vodafone Group Plc;
- Partner ose agjentë të ngarkuar me detyrën e shitjes dhe ofrimit të këtyre produkteve;
- Shoqëri të tjera që ofrojnë shërbime për llogari të Vodafone për të bërë të mundur funksionimin e aplikacionit eBiznes;
- Shoqëri të tjera që ofrojnë shërbime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve operative të Vodafone;
- Autoritetet tatimore ose organe të tjera ligjzbatuese të cilat janë të ngarkuara me detyrimin e kontrollit të sistemit të monitorimit të faturave elektronike;
- Organe të tjera ligjzbatuese të cilat në baze të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë informacion në lidhje me përdorimin e këtij shërbimi;
Në cdo rast Vodafone verifikon dhe imponon palëve të treta me të cilat bashkëpunon që të sigurojnë nivelin e duhur të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me kërkesat e ligjit.
Vodafone për qëllime të ofrime të këtij shërbimi mund të kryejë transferime ndërkombëtare të të dhënave personale drejt shteteve që ofrojnë nivel të mjaftueshëm të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale sipas listës së miratuar me Vendimin nr. 8, datë 31.10.2016 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Në cdo rast Vodafone sigurohet që të ketë një kontratë që përcakton qartë detyrimet e palëve gjatë transferimit të të dhënave.
Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen qëllimit kryesor për të cilin janë mbledhur. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Jemi të detyruar ligjërisht që të dhënat kontraktuale të ruhen për një afat 10 vjecar nga momenti i shkëputjes së shërbimit (afati i parashkrimit për detyrimet kontraktuale). Të dhënat mbi faturimet do të ruhen në përputhje me kërkesat ligjore deri në 10 vjet nga data e lëshimit të saj. Ndërkohë që të dhënat e tjera si pasojë e përdorimit të aplikacionit (sic mund të jenë transaksionet e kryera) do të ruhen në përputhje me kushtet e paketës që ju keni përzgjedhur, që mund të jenë 12/24/36 muaj nga kryerja e transaksionit. Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Vodafone, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta që mund të vij si pasojë e psh. hetim gjyqësor.
Në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar në lidhje me të dhënat personale që Vodafone përpunon, ju keni të drejtat si mëposhtë:
- E dretja për akses – këni të drejtë të kërkoni në cdo kohë informacion/konfirmim nëse të dhënat tuaja përpunohen ose jo si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
- E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se viheni në dijeni që të dhënat nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin;
- Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishem tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave.
- E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë të kundërshtoni në cdo kohë mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth jush.
- E drejta për tu ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshëm për të dhënat personale ju mund të ankoheni më shkrim.
Të gjitha kërkesat si më sipër duhet të paraqiten me shkrim nëpërmjet postës në adresën që vijon:
Në rast ankesash mund të përdorni edhe adresën e email alfunc.askprivacy@vodafone.com .
Vodafone brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do ju dërgoj informacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. Në cdo rast për ekzekutimin e kërkesave Vodafone mund të kërkojë informacion shtesë për identifikimin e saktë tuaj për të shmangur që informacioni juaj të përhapet tek persona të paautorizuar.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e Vodafone ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al .
Vodafone Albania, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Vodafone kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Kjo Deklaratë Privatësie duhet të lexohet së bashku më Rregulloren e Privatësisë te publikuar në faqen web të Vodafone Albania si dhe me termat dhe kushtet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimit eBiznes. Në rast mospërputhje ndërmjet termave të kësaj deklarate privatësie dhe termave të cdolloj marrëveshje për përdorimin e produktit, termat e asaj marrëveshje do prevalojnë.
Ju do të njoftoheni në rast përditësimi të mëtejshëm të kësaj deklarate privatësie.
Përditësimi i fundit i kryer datë 20.01.2021.
NetPerform
NetPerform – Politika e Privatësisë
Mbledhja e informacionit bazë dhe fakte
Ky funksionalitet mbledh informacion për mënyrën sesi telefoni juaj ndërvepron me rrjetin tonë dhe me shërbimet si më poshtë vijon. Ju mund të kontrolloni shpejtësinë e rrjetit si dhe shpejtësinë e përdorimit të tij nga telefoni juaj. Ne do t'ju ofrojmë suport dhe rekomandime të përshtatshme bazuar në cilësinë dhe përdorimin e lidhjes së internetit.
Kontrolli i shpejtësisë së rrjetit nëpërmjet NetPerform është falas për të gjithë klientët e Vodafone Albania, sikurse dhe vetë përdorimi i aplikacionit My Vodafone në rrjetin Vodafone Albania.
Mbulimi, Lidhja dhe Përdorimi i Internetit
Ky aplikacion jep statistika rreth lidhjes tuaj me rrjetin për telefonata apo mbulimin me internet ose data (WiFi, 2G, 3G dhe 4G). Kjo na lejon ne që të analizojmë lidhjen apo problematikat e lidhjes dhe të kryejmë përmirësimet e rrjetit tonë në zonën tuaj: Ne ruajmë:
- ID e qelizës dhe vendndodhjen e kullave të telefonisë të përdorura dhe mënyrën se si ju lëvizni ndërmjet tyre, gjatë kohës kur telefoni juaj është në gjendje aktive
- fuqinë e sinjalit
- zonat me shërbim të limituar apo me mungesë shërbimi
- cilësia e mbulimit (2G, 3G, 4G)
- shpejtësinë e ngarkimit dhe shkarkimit
- sa kohë zgjat vendosja e lidhjes me internetin
- cilësia e lidhjes Wi-Fi
Aparati celular
Në mënyrë qe ne të vlerësojmë performancën e aparateve të ndryshme celularë në rrjetin tonë dhe të përcaktojmë problematikat në lidhje me këto aparate si dhe gjendjen e përgjithshme të tyre, ne ruajmë informacione teknike si:
- marka dhe modeli i aparatit celular
- sistemin e operimit
- versionin e firmware
- kapacitetet e hardware
Vendndodhja
Nëse ju nuk e keni çaktivizuar mbledhjen e të dhënave nëpërmjet konfigurimeve të aplikacionit, ne mbledhim të dhëna mbi vendondodhjen tuaj kur kryejmë matjet e njësive si më lartë. P.sh.: ne njohim përafërsisht vendndodhjen tuaj nëpërmjet kullës së telefonisë dhe pikës WiFi që përdor telefoni juaj. Nëse telefoni juaj apo një nga aplikacionet tuaja është duke përdorur të dhënat GPS të vendndodhjes, ne i përdorim këto të dhëna për të përcaktuar saktësisht vendndodhjen tuaj dhe ndonjëherë shpejtësine dhe drejtimin e lëvizjes suaj nëse është i mundur nëpërmjet informacionit GPS. Të dhënat mund të mblidhen dhe në qoftë se nuk po e përdorni aplikacionin.
Të dhënat anonime / Informacionet sensitive që nuk mblidhen
Rrjeti dhe përmirësimet e aparatit celular për të cilat është dizenjuar ky aplikacion, nuk kërkojnë informacion personal. Kjo do të thotë që ne nuk regjistrojmë informacione personale pasi të gjitha të dhënat e rrjetit janë anonimizuar nga aplikacioni përpara se t'i dërgohen rrjetit Vodafone.
- Ky aplikacion nuk ruan numrat që ju telefononi apo që ju telefonojnë
- Ky aplikacion nuk ruan asnjë përmbajtje të komunikimeve tuaja
- Ky aplikacion nuk ruan përmbajtje, informacion të tekstit të mesazheve të dërguesit apo marrësit në aparatin tuaj
Në çdo kohë ju mund të manaxhoni Kontrolluesin e Shpejtësisë nëpërmjet menusë 'Konfigurime'
Mbrojtja e të dhënave dhe Kontrolli
Përpunimi i informacionit të kërkuar për ofrimin e shërbimit nëpërmjet aplikacionit është kryer në përputhje me Ligjin nr. 9918, datë 19.05.2008 'Per Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë' dhe Ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008 'Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale' dhe kuadrin rregullator sipas përditësimeve të herë pas hershme të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Për informacion më të detajuar mbi përpunimin e të dhënave nga Vodafone dhe të drejtat e subjektit te të dhënave, ju lutemi të vizitoni Rregulloren tonë të Privatësisë ne www.vodafone.al.
Mbrojtja e të dhënave tuaja
Vodafone e njeh rëndësinë e sigurisë së të dhënave tuaja personale dhe të shkëmbimeve tuaja elektronike. Për këtë arsye Vodafone ka marrë të gjitha masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar nivelin maksimal të sigurisë në përputhje me ligjet shqiptare në fuqi mbi mbrojtjen e të dhënave personale. I gjithë informacioni në lidhje me të dhënat tuaja personale është i sigurtë dhe konfidencial.
- Siguria
- Enkriptimi i Emrit të Përdoruesit (Numrit të telefonit) dhe Fjalëkalimit
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave tuaja
Informacioni i detajuar mbi cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të lidhjes suaj me internetin, vendndodhja dhe aplikacionet, ruhet jo më gjatë se 14 muaj mbas mbledhjes së tij.
Vodafone mund të mbajë për një periudhe më të gjatë raporte statistikore të përmbledhura që janë prodhuar duke përdorur informacionet e listuara më lartë, por këto raporte nuk ju identifikojnë ju si përdorues dhe përdorimi i tyre nuk do të ndikojë në privatësinë tuaj.
Për informacion në lidhje me mbajtjen e të dhënave të tjera të Vodafone, ju lutemi referojuni politikës sonë të përgjithshme të privatësisë.
Kontrolluesi i Shpejtësisë
Ky funksionalitet ju jep mundësinë të kontrolloni sa shpejt ju merrni informacion nga interneti dhe dërgoni informacion nga aparati juaj në internet. Në mënyrë që ky funksionalitet të kontrollojë shpejtësinë e internetit, do t'ju kërkohet që t'i jepni akses në vendndodhjen tuaj aplikacionit My Vodafone nëpërmjet menusë së konfigurimeve në telefonin tuaj. Për të kontrolluar shpejtësinë e rrjetit aktivizoni optimizimin e rrjetit në konfigurimet e aplikacionit My Vodafone; kështu na ndihmoni që të përmirësojmë eksperiencën tuaj duke testuar cilësinë dhe përdorimin e shërbimeve të lidhura nëpërmjet internetit.
Vodafone Secure Net
Vodafone Secure Net – Deklarata e Privatësisë
Me anë të kësaj deklarate, dëshirojmë t'ju informojmë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale nga përdorimi i Vodafone Secure Net (më tej "Shërbimi").
Vodafone i kushton një rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave tuaja personale dhe i përmbahet parimit të transparencës në përpunimin e tyre. Informacioni më poshtë është informacion specifik në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale për të ofruar Shërbimin. Për informacion të përgjithshëm rreth mënyrës se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi lexoni këtu Politikën tonë të Privatësisë.
Kush jemi ne
Ne jemi Vodafone Albania SH.A, pjesë e grupit “Vodafone Group” Plc (më tej referuar si "Vodafone" ose "Kompania"), me adresë kryesore të ushtrimit të aktivitetit në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
Përkufizimet
Në këtë deklaratë privatësie:
- "Vodafone/ne" do të thotë Vodafone Albania
- "Palë e tretë" do të thotë dikush që nuk është ju ose ne; dhe
- "Vodafone Group" nënkupton Vodafone Group Plc dhe çdo kompani apo organizatë tjetër në të cilën Vodafone Group Plc zotëron më shumë se 15% të kapitalit aksionar.
Si të na kontaktoni
Mendimi juaj është i rëndësishëm për ne. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Deklaratë Privatësie, ju lutemi na dërgoni email në: alfunc.askprivacy@vodafone.com.
Informacioni personal që mbledhim rreth jush
Llojet e informacionit që ne përpunojmë rreth jush dhe pajisjeve që regjistroni kur përdorni Secure Net dhe aplikacionin përkatës janë:
- Të dhënat që janë të nevojshme për përdorimin e Shërbimit, të tilla si URL-të (faqet e internetit) në të cilat lundroni për t'ju mbrojtur nga sitet dhe software-t e zhvilluar me qëllime keqdashëse
- Numri juaj i telefonit, plani tarifor
- Të dhënat që janë të nevojshme për identifikimin tuaj në Shërbim, d.m.th. kredencialet tuaja dhe informacione të ngjashme sigurie
- Informacion për pajisjen tuaj sa herë që përdorni aplikacionin. Për shembull, ne mund të mbledhim informacion në lidhje me llojin e pajisjes celulare që po përdorni dhe ID-në unike të pajisjes (për shembull, numrin IMEI të pajisjes, numrin e telefonit ose adresën MAC të ndërfaqes së rrjetit wireless të pajisjes) dhe
- Nëse aktivizoni funksionalitetin "Gjej dhe Dërgo Zile", të dhënat e vendndodhjes së pajisjes tuaj (në varësi të lidhjes suaj, të dhënat e vendndodhjes GPS, të dhënat e vendndodhjes WiFi dhe të dhënat e vendndodhjes së rrjetit të pajisjes tuaj) dhe adresën tuaj të email-it për qëllime të rikuperimit të llogarisë.
Ne gjithashtu mbledhim informacione rreth mënyrës se si i përdorni produktet dhe shërbimet tona, si p.sh.:
- Detajet e përdorimit të shërbimeve tona - për shembull, ne mund të shohim nëse një site është bllokuar ose jo dhe të mbajmë një regjistër të kufizuar të këtij informacioni për qëllime të shërbimit ndaj klientit (shiko për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale) ose sa shpesh ndërveproni me portalin tonë online; dhe
- Ne mbledhim gjithashtu informacione anonime analitike se si e përdorni aplikacionin Secure Net për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të zgjidhur çdo problematikë (për shembull, mund të shohim nëse funksione të caktuara nuk funksionojnë siç duhet dhe t'i rregullojmë ato).
Kur e mbledhim informacionin tuaj personal
Ne e mbledhim informacionin tuaj personal kur:
- Ju kërkoni në internet duke përodur një lidhje celulare (me mobile) me çdo pajisje për sa kohë keni një abonim aktiv për Shërbimin;
- Ju përdorni aplikacionin ose Portalin online (në Portal mund të shihni se çfarë është bllokuar); dhe
- Ju aktivizoni dhe përdorni funksionalitetin "Gjej dhe Dërgo Zile".
Vodafone mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale bazuar në bazat e mëposhtme ligjore:
- Ekzekutimi i kontratës: Vodafone përpunon të dhënat që janë të nevojshme për aktivizimin dhe përdorimin e Shërbimit, në përputhje me Termat dhe Kushtet e Shërbimit.
- Interesat legjitime të biznesit të Vodafone: Në mbështetje të interesave legjitime të Vodafone, ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për të parandaluar mashtrimin, për të ruajtur sigurinë e rrjetit dhe shërbimeve tona dhe për të përmirësuar shërbimet tona. Kurdoherë që ne mbështetemi në këtë bazë për përpunimin e të dhënave tuaja, ne vlerësojmë interesat tona legjitime për të siguruar që ato të mos i tejkalojnë/shkelin të drejtat tuaja. Thënë kjo, në disa raste ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë përpunim. Për më shumë informacion, lexoni seksionin Të drejtat tuaja të kësaj Deklarate.
- Pajtueshmëria me detyrimet ligjore, duke përfshirë për shembull kërkesat e kontabilitetit dhe taksave,
- Pëlqimi i dhënë në rastet kur Vodafone nuk mbështetet në një bazë tjetër ligjore. Ne kërkojmë pëlqimin tuaj të lirë dhe të qartë, të cilin mund ta tërhiqni në çdo kohë. Për shembull, ne kemi nevojë për pëlqimin tuaj për të përpunuar përmbajtjen e komunikimeve tuaja në mënyrë që të zbulojmë dhe bllokojmë çdo kërcënim sigurie, ose për të përpunuar të dhënat tuaja të vendndodhjes për qëllimet e funksionalitetit "Gjej dhe Dërgo Zile". Mund të zgjidhni të çaktivizoni funksionalitetin "Gjej dhe Dërgo Zile" në çdo kohë nëpërmjet cilësimeve të aplikacionit.
Si i përdorim të dhënat tuaja personale
- Për t'ju ofruar shërbime – Në mënyrë që ne t'ju mbrojmë nga kërcënimet e sigurisë dhe të zbatojmë çdo kontroll prindëror që mund të keni vendosur, ne shikojmë aktivitetin tuaj të shfletimit (URL-të)
- Në rastin e “Gjej dhe Dërgo Zile”, Vodafone përdor adresën tuaj të emailit për të rikuperuar llogarinë tuaj dhe të dhënat e vendndodhjes në mënyrë që të gjeni pajisjen tuaj.
- Profilizimi & Vendimmarrja automatike – Monitorimi ynë i kërcënimeve bazohet në profilizimin dhe vendimet e automatizuara; për shembull, ne bllokojmë faqet e internetit bazuar në informacionin që kemi mbledhur. Sidoqoftë, mund të vizitoni portalin ose aplikacionin tuaj dhe të shikoni pse diçka është bllokuar
Si i përhapim të dhënat tuaja personale
Marrësit e të dhënave tuaja personale janë palë të treta me të cilat ne bashkëpunojmë për të ofruar dhe suportuar Shërbimin, si dhe palët e treta ose subjektet të cilat është e nevojshme t’i njoftojmë për të përmbushur çdo detyrim ligjor dhe rregullator. Për më shumë informacion rreth përhapjes së të dhënave tuaja, vizitoni Politikën e Privatësisë.
Transferimi ndërkombëtar i të dhënave
Ne i transferojmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime të ofrimit të shërbimit Secure Net tek konraktorët tanë, duke përfshirë shoqëri të tjera të Vodafone Group me vendndodhje në vendet e BE, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?
Vodafone ruan informacionin tuaj për aq kohë sa Shërbimi është aktiv dhe më pas i fshin ato, përveç rastit kur ka një detyrim ligjor, interes ligjor ose ndonjë arsye ligjore për mbajtjen e tyre.
Për shembull, Vodafone do të ruajë adresën tuaj të emailit për sa kohë që ju vazhdoni të përdorni funksionin "Gjej dhe Dërgo Zile". Ne do t'i ruajmë të dhënat e vendndodhjes së pajisjes tuaj për një maksimum prej 24 orësh. Pas kësaj kohe, të dhënat fshihen dhe nuk ruhet historia e vendndodhjes.
Masat e sigurisë në lidhje me të dhënat tuaja
Ne kemi ekipe të specializuara sigurie që monitorojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht masat që marrim për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga aksesi i paautorizuar, humbja, përhapja ose shkatërrimi aksidental. Më shumë informacion mbi këtë temë mund të gjeni këtu.
Të drejtat tuaja
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, ju keni të drejtat si më poshtë:
- E drejta për akses në të dhënat personale – Ju keni të drejtë të informoheni, nga njëra anë, nëse të dhënat tuaja personale përpunohen nga Vodafone dhe, nga ana tjetër, të merrni informacion të mëtejshëm në lidhje me përpunimin e kryer;
- E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale – Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e çdo të dhënë personale të pasaktë ose të drejtën për të kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja personale dhe ndërprerjen e menjëhershme të përpunimit, nëse informoheni se të dhënat tuaja janë duke u mbledhur dhe po përpunohen në kundërshtim me ligjin;
- E drejta për të kundërshtuar – Ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara që Vodafone të përpunojë të dhënat tuaja personale;
- E drejta për të tërhequr pëlqimin e dhënë – pa ndikuar ky revokim në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale që ka ndodhur përpara kërkesës tuaj
Për më shumë informacion rreth të drejtave tuaja dhe si t'i ushtroni ato, vizitoni Rregulloren tonë të Privatësisë.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesës tuaj ose në rast se mendoni se mbrojtja e të dhënave tuaja personale cënohet në çfarëdolloj mënyre, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në adresën: Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më shumë informacion, vizitoni faqen web të Komisionerit: www.idp.al.
Smart Fleet
Deklarata e Privatësisë “Smart Fleet” nga Vodafone.
1. Ky njoftim privatësie jep një informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të të dhënave personale të kryer për shërbimet e aplikacionit “Smart Fleet” nga Vodafone, për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne e mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë informacionin tuaj nga përdorimi i këtij aplikacioni. Më tepër informacion rreth mënyrës se si Vodafone përpunon të dhënat personale për ofrimin shërbimeve të saj mund të gjeni në Rregulloren e Privatësisë të publikuar në faqen tonë të internetit https://www.vodafone.al/informacion-ligjor/informacion-i-pergjithshem-ligjor/rregullore-e-privatesise/
2. Informacione rreth nesh
2.1 Kush Jemi
“Vodafone Albania” sha, person juridik shqiptar, pjesë e grupit “Vodafone Group” Plc, me adresë kryesore të ushtrimit të aktivitetit në: Autostrada Tiranë-Durres, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, identifikuar me numër NIPT K11715005L. “Vodafone Albania” është gjithashtu i regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
2.2 Si të na kontaktoni
Për të na kontaktuar na shkruani në adresën postare: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: alfunc.askprivacy@vodafone.com .
2.3 Parimet tona
Vodafone e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar cdo ditë të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre.
Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet: a) në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej; d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
Njëkohësisht Vodafone është i ndërgjegjshëm që klientët e tij kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Vodafone Albania administron të dhënat tuaja personale.
3. Informacioni personal që mund të mbledhim
Vodafone mbledh të dhëna personale rreth jush drejtpërdrejt në momentin e plotësimit të formularit për regjitimin dhe ofrimin e shërbimit si dhe të dhëna që mbledh si rrjedhojë e ndërveprimit/përdorimit nga ana juaj të këtij aplikacioni.
3.1 Të dhëna për aktivizimin e shërbimit
Vodafone përpunon të dhënat personale të përdoruesve të këtij shërbimi, që përfshijnë emër tregtar të subjektit, numër certifikatë regjistrimi (NIPT), adresa e selisë, numër telefoni, adresë email, të dhëna të përfaqësuesit ligjor si emër, mbiemër, numër letërnjoftimi, , , targat e automjeteve të flotës. Këto të dhëna janë të nevojshme për lidhjen dhe përmbushjen e kontratës së sherbimit ndërmjet palëve si dhe për regjistrimin dhe identifikimin tuaj në përputhje me kërkesat e Ligjit 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”. Këto të dhëna janë të detyrueshme për të bërë të mundur aktivizimin e shërbimit.
3.2 Të dhëna nga përdorimi i aplikacionit
Për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit Vodafone mbledh të dhëna personale rreth jush edhe nga përdorimi juaj i aplikacionit. Këto të dhëna shërbejnë për krijimin dhe mirëmbajtjen e profilit tuaj të nevojshme për të aksesuar aplikacionin “Smart Fleet” nga Vodafone
Për të mundësuar ofrimin e shërbimit nëpërmjet sensorëve që instalohen në mjetin tuaj në varësi të paketës së përzgjedhur Vodafone ruan të dhënat si mëposhtë:
1. Të dhëna mbi vendodhjen e automjetit
2. Emërtimi i automjetit;
3. Statusi i mjetit (parkuar, në lëvizje, ndaluar)
4. Rruga e përshkruar nga mjeti
5. Temperatura e mjetit
6. Status ii rripit të sigurimit
7. Status i derës së makinës
8. Status i motorrit
Të dhënat e mësipërme ruhen për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit dhe Vodafone nuk i përpunon këto të dhëna për asnjë qëllim tjetër të ndryshëm. Gjithashtu mund të mbledhim të dhëna që lidhen me performancën dhe përdorimin e aplikacionit në aparatin tuaj sic mund të jenë versioni i aplikacionit që përdorni, përditësimi i fundit i tij, marka dhe modeli i aparatit tuaj.
3.3 Të dhëna rreth mbulimit me shërbim
Vodafone mund të mbledhë edhe të dhënat që gjenerohen nëpërmjet përdorimit të aparatit tuaj; për shembull cilësia e sinjalit, cilësia e mbulimit, shpejtësia për upload/doënload, koha e nevojshme për tu lidhur në rrjet, ora, kohëzgjatja, dhe data e lidhjes kurdoherë që ju e përdorni atë. Këto të dhëna janë të nevojshme për të ofruar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit të internetit dhe shërbimeve që ofron ky aplikacion.
4. Qëllimi i përpunimit të të dhënave
Në përputhje me sa kemi parashtruar më sipër Vodafone përpunon të dhënat personale që mblidhen si pasojë e përdorimit të produktit “Smart Fleet” nga Vodafone për qëllimet si mëposhtë përmendur:
- Për përmbushjen e detyrimeve të kontratave në të cilat ju jeni palë kontraktuale me Vodafone, si psh: përpunimi i të dhënave të identifikimit për regjistrimin tuaj, të dhënat e pagesave për qëllime faturimi të shërbimit si dhe të dhënat që mblidhen për qëllime të ofrimit të shërbimitsherbimi “Smart Fleet”
- Për të mirëmbajtur profilin tuaj në aplikacion i cili ju mundëson aksesimin dhe përdorimin në mënyrë të sigurt nga ana juaj të aplikacionit “Smart Fleet” nga Vodafone.
- Për qëllime legjitime të Vodafone sic mund të jenë mbrojtja dhe zbulimi i mashtrimeve, t’ju mbrojmë dhe të zbulojmë keqpërdorime apo dëmtime të rrjetit tonë si dhe të ruajmë sigurinë në tërësi të sistemit.
- Për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga kuadri ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë të vecantë detyrimet që lindin si pasojë e zbatimit të Ligjit 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”.
- Mbrojtjen e rrjeteve tona dhe manaxhimin e vëllimeve të telefonatave, mesazheve dhe përdorimeve të tjera të rrjeteve tona. Për shembull, ne identifikojmë periudhat e pikut që të mund të provojmë të sigurojmë që rrjetet e përballojnë vëllimin në ato orë.
- Për t’ju ofruar shërbimin ndaj klientit në rastet kur ju na kontaktoni si pasojë e mungesës së shërbimit ose në lidhje me problematika që mund të hasni nga përdorimi i shërbimit.
- Për t’ju ofruar shërbime shtesë tregtare në respektim të zbatimit të kontratës sic mund të jetë komunikimi i shërbimeve tregtare. Në rastet kur këto komunikime zhvillohen me mjete elektronike dhe pa ndërhyrje njerëzore Vodafone kërkon gjithmonë pëlqimin tuaj paraprak të cilën keni mundësi ta revokoni në cdo kohë.
- Për të kuptuar si e përdorni rrjetin, produktet dhe shërbimet tona. Në këtë mënyrë mund ti rishikojmë dhe përmirësojmë ato dhe të zhvillojmë produkte dhe shërbime më interesante dhe të përshtatshme, si dhe të personalizojme produktet dhe shërbimet tona.
- Si përdorues i aplikacionit, ne duam t’ju mbajmë të informuar për produkte dhe shërbime të reja dhe ekzistuese, t’ju ftojmë të merrni pjesë në analizën e tregut ose t’ju njoftojmë për oferta, promocione, çmime ose konkurse. Ne i përshtasim këto mesazhe për ju në bazë të llojeve të produkteve dhe shërbimeve që ju keni blerë nga ne ose informacionit që kemi nga përdorimi i aplikacionit, gjithmonë nëse ju pranoni që ne ta përpunojmë këtë informacion për këtë qëllim.
- Përmirësimin apo ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja. Ne mbledhim informacion anonim, të paidentifikuar ose të përgjithesuar për të përmiresuar shërbimin ndaj të gjithëve. Këto të dhëna analitike nuk mund të lidhen me ju në asnjë mënyrë. Ne përdorim një shumëllojshmëri metodash analitike duke përfshire atë që njihet zakonisht si Analizë e të dhënave të mëdha. Analiza e të dhënave të mëdha përfshin teknika analitike me bazë matematikore për grumbuj të mëdhenj dhe të ndryshëm të dhënash, për të zbuluar modele të fshehura dhe më tej trende të pazbuluara. Në Vodafone, ne jemi shumë serioze në analizën e të dhënave të mëdha. Specialistët tanë të të dhënave janë të detyruar t’i nëneshtrohen një Kodi Etik.
5. Përhapja ose transferimi ndërkombëtar i të dhënave
Për qëllime të ofrimit dhe mirëmbajtjës së shërbimit Vodafone mund të ndajë të dhënat personale me:
a) Shoqëri të grupit Vodafone, Vodafone Group Plc si dhe Vodafone Innovus;
b) Partner ose agjentë të ngarkuar me detyrën e instalimit dhe ofrimit të këtyre produkteve;
c) Shoqëri të tjera që ofrojnë shërbime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve operative të Vodafone;
d) ;
e) Organe ligjzbatuese të cilat në baze të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë informacion në lidhje me përdorimin e këtij shërbimi, ne rast se lind nevoja
Në cdo rast Vodafone verifikon dhe imponon palëve të treta me të cilat bashkëpunon që të sigurojnë nivelin e duhur të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me kërkesat e ligjit.
Vodafone për qëllime të ofrimit të këtij shërbimi mund të kryejë transferime ndërkombëtare të të dhënave personale drejt shteteve që ofrojnë nivel të mjaftueshëm të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale sipas listës së miratuar me Vendimin nr. 8, datë 31.10.2016 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Në cdo rast Vodafone sigurohet që të ketë një kontratë që përcakton qartë detyrimet e palëve gjatë transferimit të të dhënave.
6. Afati i ruajtjes së të dhënave personale
Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen qëllimit kryesor për të cilin janë mbledhur. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Jemi të detyruar ligjërisht që të dhënat kontraktuale të ruhen për një afat 10 vjecar nga momenti i shkëputjes së shërbimit (afati i parashkrimit për detyrimet kontraktuale). Të dhënat mbi faturimet do të ruhen në përputhje me kërkesat ligjore deri në 10 vjet nga data e lëshimit të saj. Ndërkohë që të dhënat e tjera si pasojë e përdorimit të aplikacionit (sic mund të jenë informacione të vendodhjes së mjeteve) do të ruhen në përputhje me afatet kontraktuale sipas kontratës firmosur mes jush dhe Vodafone. Në cdo rast këto të dhëna nuk ruhen më shumë se 12 muaj nga përfundimi i kontratës. Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Vodafone, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta që mund të vijne si pasojë e psh. hetim gjyqësor.
7. Të drejtat tuaja
Në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar në lidhje me të dhënat personale që Vodafone përpunon, ju keni të drejtat si mëposhtë:
a) E dretja për akses – këni të drejtë të kërkoni në cdo kohë informacion/konfirmim nëse të dhënat tuaja përpunohen ose jo si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
b) E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se viheni në dijeni që të dhënat nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin;
c) Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishem tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave.
d) E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë të kundërshtoni në cdo kohë mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth jush.
e) E drejta për tu ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshëm për të dhënat personale ju mund të ankoheni më shkrim.
Të gjitha kërkesat si më sipër duhet të paraqiten me shkrim nëpërmjet postës në adresën që vijon:
- Vodafone Albania, Autostrada Tiranë – Durrës, Rr. “Pavarësia”, nr. 61, Kashar, Tiranë;
Në rast ankesash mund të përdorni edhe adresën e email alfunc.askprivacy@vodafone.com .
Vodafone brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do ju dërgoj informacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. Në cdo rast për ekzekutimin e kërkesave Vodafone mund të kërkojë informacion shtesë për identifikimin e saktë tuaj për të shmangur që informacioni juaj të përhapet tek persona të paautorizuar.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e Vodafone ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al.
8. Të tjera
Vodafone Albania, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Vodafone kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Kjo Deklaratë Privatësie duhet të lexohet së bashku më Rregulloren e Privatësisë te publikuar në faqen web të Vodafone Albania si dhe me termat dhe kushtet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimit ”Smart Fleet”. Në rast mospërputhje ndërmjet termave të kësaj deklarate privatësie dhe termave të cdolloj marrëveshje për përdorimin e produktit, termat e asaj marrëveshje do prevalojnë.
Ju do të njoftoheni në rast përditësimi të mëtejshëm të kësaj deklarate privatësie.
Përditësimi i fundit i kryer date 21.04.2021
Tirana ime
Politika e Privatësisë Aplikacion Tirana IME
Ky njoftim privatësie jep një informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të kryer për shërbimet e aplikacionit Tirana Ime, për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë informacionin tuaj nga përdorimi i këtij aplikacioni.
“Vodafone Albania” sha, person juridik shqipëtar, pjesë e grupit “Vodafone Group” Plc, me adresë kryesore të ushtrimit të aktivitetit në: Autostrada Tiranë-Durres, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, idenfitikuar me numër NIPT K11715005L. “Vodafone Albania” është gjithashtu i regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Bashkia Tiranë është organ publik që organizohet dhe funksionon në mbështetje dhe zbatim të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore”, të ndryshuar, rregullores së brendshme për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës, si dhe çdo akti ligjor dhe nënligjor në fuqi që rregullon ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Për të kontaktuar me Vodafone Albania na shkruani në adresën postare: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: alfunc.askprivacy@vodafone.com .
Për të kontaktuar me Bashkinë Tiranë na shkruani në adresën postare: sheshi “Skënderbej”, nd. 2, Bashkia Tiranë, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: info@tirana.al .
Ne e konsiderojmë mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj jemi të përkushtuar cdo ditë të zbatojmë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, dhe aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre.
Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet: a) në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej; d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
Njëkohësisht jemi të ndërgjegjshëm që ju keni nevojë të keni informacion se si trajtohen të dhënat tuaja personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë administron të dhënat tuaja personale nga përdorimi i këtij aplikacioni.
Vodafone dhe Bashkia Tiranë mbledhin të dhëna personale rreth jush drejtpërdrejtë në momentin që ju përdorni shërbimet “Raporto” ose “Paguaj Parkim”. Disa nga të dhënat janë të detyrueshme për të bërë të mundur ofrimin cilësor të shërbimit të kërkuar dhe disa të tjera janë opsionale dhe ju mund të zgjidhni të mos i vini në dispozicion.
2.1 Të dhëna nga përdorimi i shërbimit “Raporto”
Në rast se ju zgjidhni të përdorni shërbimin “Raporto” për të raportuar pranë Bashkisë Tiranë punime të reja, incidente ose shqetësime të ndryshme që hasni në komunitetin ku jetoni, ju do t’ju kërkohet që të kategorizoni llojin e raportimit, të jepni informacione rreth ngjarjes që dëshironi të raportoni ose nëse dëshironi të ngarkoni foto ose video për të dëshmuar raportimin tuaj. Ju mund të zgjidhni që të jepni vetëm një përshkrim ose të ngarkoni foto/video, plotësimi i të dyja kushteve nuk është i nevojshëm për funksionimin e shërbimit.
Nga përdorimi i këtij shërbimi me dëshirën tuaj ju mund të zgjidhni që të ndani me ne adresën ku ka ndodhur ngjarja si dhe të dhëna të tjera sic janë adresa juaj e email-it ose numri i telefonit ku mund t’ju kontaktojmë për t’ju informuar mbi masat e ndërmarra për zgjidhjen e problematikës. Këto të dhëna nuk janë te detyrueshme, ju mund të zgjidhni edhe të mos i jepni por do të ndihmonin më tepër punën e Bashkisë Tiranë në zgjidhjen e problematikës tuaj.
2.2 Të dhëna nga përdorimi i shërbimit “Paguaj Parkim”
Për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit “Paguaj Parkim” ne mbledhim të dhëna personale rreth jush sic mund të jetë numri i telefonit, targa e automjetit dhe zona në të cilën kërkoni të parkoni. Këto të dhëna janë të nevojshme për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit dhe faturimin e vlerës që duhet të paguani për këtë shërbimi.
Për qëllime të ofrimit dhe mirëmbajtjës së shërbimit Vodafone dhe Bashkia Tiranë mund të ndajnë të dhënat personale vetëm me shoqëri të tjera që ofrojnë shërbime për të bërë të mundur mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve operative të këtij aplikacioni. Gjithashtu këto të dhëna mund të ndahen edhe me organe të tjera ligjzbatuese të cilat në baze të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë informacion në lidhje me përdorimin e këtij shërbimi;
Në cdo rast ne verifikojmë dhe imponojmë ndaj palëve të treta me të cilat bashkëpunojmë që të sigurojnë nivelin e duhur të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me kërkesat e ligjit.
Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen qëllimit kryesor për të cilin janë mbledhur. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Për qëllime verifikimi në rast ankesash për aplikime të padrejta gjobash të dhënat mbi parkimet sic janë targa dhe numri i telefonit do të ruhen për një periudhë 12 mujore nga momenti i dërgimit të mesazhit dhe më tej anonimizohen. Të dhënat e tjera që nuk janë të detyrueshme për tu vënë në dispozicion nga ana juaj dhe që lidhen me raportimet do të ruhen për një periudhë 13 mujore nga momenti i krijimit të raportimit në mënyrë që Bashkia Tiranë të verifikojë zgjidhjen e shqetësimeve nga ana e punonjësëve të ngarkuar për këtë cështje dhe më tëj fshihen nga sistemet.
Në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar në lidhje me të dhënat personale që përpunohen për qëllimet e këtij aplikacioni, ju keni të drejtat si mëposhtë:
- E dretja për akses – këni të drejtë të kërkoni në cdo kohë informacion/konfirmim nëse të dhënat tuaja përpunohen ose jo si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
- E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se viheni në dijeni që të dhënat nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin;
- Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishem tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave.
- E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë të kundërshtoni në cdo kohë mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth jush.
- E drejta për tu ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshëm për të dhënat personale ju mund të ankoheni më shkrim.
Të gjitha kërkesat si më sipër duhet të paraqiten me shkrim nëpërmjet postës në adresën që vijon:
- Vodafone Albania, Autostrada Tiranë – Durrës, Rr. “Pavarësia”, nr. 61, Kashar, Tiranë;
- Bashkia Tiranë, sheshi “Skënderbej”, nd. 2, Tiranë;
Në rast ankesash mund të përdorni edhe adresën e email alfunc.askprivacy@vodafone.com ose info@tirana.al.
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do ju dërgojmë informacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. Në cdo rast për ekzekutimin e kërkesave mund të kërkojmë informacion shtesë për identifikimin e saktë tuaj për të shmangur që informacioni juaj të përhapet tek persona të paautorizuar.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen ëeb të Komisionerit www.idp.al .
Vodafone Albania dhe Bashkia Tiranë, të ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respektojnë në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, kujdesemi që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Kjo Politikë Privatësie duhet të lexohet së bashku më Rregulloren e Privatësisë te publikuar në faqen web të Vodafone Albania dhe Politikën e Privatësisë të publikuar në faqe web të Bashkisë Tirane si dhe me termat dhe kushtet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimit Tirana Ime. Në rast mospërputhje ndërmjet termave të kësaj deklarate privatësie dhe termave të cdolloj marrëveshje për përdorimin e produktit, termat e asaj marrëveshje do prevalojnë.
Ju do të njoftoheni në rast përditësimi të mëtejshëm të kësaj politike privatësie.
Përditësimi i fundit i kryer datë 03.02.2021.
Vodafone TV
Vodafone TV
Vodafone TV – Deklarata e Privatësisë
Ky suplement privatësie jep disa informacione shtesë specifike për Vodafone TV dhe përpunimin që ne bëjmë kur shikoni televizor në dekoderin tuaj ose në aplikacionin Vodafone TV. Për informacion të përgjithshëm rreth mënyrës se si i përpunojmë të dhënat tuaja, duke përfshirë të dhënat që përpunojmë si pjesë e ofrimit të lidhjes me brez të gjerë (broadband) nëse keni blerë Vodafone TV si pjesë të një pakete, vizitoni Rregulloren tonë të Privatësisë.
Përditësimi i fundit: Mars 2022
Kush jemi ne
Ne jemi Vodafone Albania Sh.A.. dhe jemi pjesë e grupit Vodafone Group Plc.
Në këtë politikë privatësie:
- “ne/neve” do të thotë Vodafone Albania Sh.A.
- “palë e tretë” nënkupton dikë që nuk jeni ju apo ne; dhe
- “Vodafone Group” nënkupton Vodafone Group Plc dhe çdo kompani apo organizatë tjetër në të cilën Vodafone Group Plc zotëron më shumë se 15% të kapitalit aksionar.
Adresa kryesore e ushtrimit të aktivitetit të Vodafone Albania është: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Vodafone është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (identifikuar me numër NIPT K11715005L) si dhe si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP), në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Si mund të na kontaktoni
Mendimi juaj ka rëndësi për ne – nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na dërgoni email në: alfunc.askprivacy@vodafone.com ose mund t'i shkruani ekipit tonë të privatësisë në:
Skuadra e Privatësisë
Vodafone Albania
Autostrada Tiranë-Durrës
Rr. “Pavarësia”, Nr. 61
Kashar, Tiranë,
Albania
Informacioni personal që mbledhim rreth jush
Informacioni që mbledhim për ju
Llojet e informacionit që ne përpunojmë për ju kur shikoni televizor në dekoderin tuaj ose përmes aplikacionit janë:
- Emri, adresa, data e lindjes dhe adresa e emailit tuaj;
- Informacionet tuaja kredenciale si fjalëkalimet, sugjerimet dhe informacione të ngjashme sigurie të përdorura për vërtetimin dhe aksesin në llogaritë dhe shërbimet;
- Informacioni i llogarisë suaj, si p.sh. plani televiziv të cilin keni dhe profilet e shikimit që keni vendosur;
- Historia juaj e shikimit dhe rekomandimet që ju tregojmë;
- Zakonet tuaja të shikimit (si p.sh. kur vendosni faqeshënues ose shtoni një shfaqje në listën tuaj të shfaqejeve të preferuara apo të dëshiruara për t’u parë në një tjetër moment);
- Informacioni për kujdesin ndaj klientit nëpërmjet kontaktit tuaj me ne, si p.sh. një shënim ose regjistrim i një telefonate që bëni në një nga qendrat tona të kontaktit;
- Informacion në lidhje me pajisjen tuaj celulare ose set top box. Për shembull, ne mbledhim informacion mbi llojin e pajisjes celulare që po përdorni dhe identifikuesin e saj unik të pajisjes (për shembull, numrin IMEI, numrin e telefonit celular të pajisjes ose adresën MAC të ndërfaqes së rrjetit me valë të pajisjes);
- Informacion në lidhje me përdorimin tuaj të Aplikacionit, si p.sh. sa shpesh e përdorni atë; dhe
- Të dhënat e vendndodhjes suaj. Kjo mund të jetë e saktë ku përdor të dhënat e Sistemit të Pozicionimit Global (GPS) ose duke identifikuar shtyllat e telefonit celular dhe hotspote Wi-Fi ku jeni duke parë TV në një pajisje celulare. Ose më pak të sakta ku, për shembull, një vendndodhje e marrë nga adresa juaj IP ose të dhëna të tilla si një kod postar ose emri i një qyteti.
Ne gjithashtu do të marrim informacione për mënyrën se si i përdorni produktet dhe shërbimet tona, si p.sh.:
- Niveli i shërbimit që merrni – për shembull, defekte në rrjet ose në shërbim dhe ngjarje të tjera që mund të ndikojnë në shërbimet tona të rrjetit ose shërbime të tjera;
- Detajet e përdorimit tuaj të shërbimeve tona – për shembull, cila përmbajtje kërkohet më shumë; dhe
- Ne mbledhim gjithashtu informacione anonime analitike se si klientët tanë përdorin aplikacionin Vodafone TV për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të zgjidhur problemet.
Kur mbledhim informacionin tuaj personal
Ne mbledhim informacionin tuaj personal kur:
- Ju së pari blini Vodafone TV;
- Kur shikoni ose blini përmbajtje të ofruara nga Vodafone TV ose përdorni aplikacionin Vodafone TV; ose
- Ju kontaktoni ekipin tonë të shërbimit të kujdesit ndaj klientit me një pyetje ose ankesë.
Vodafone do të përpunojë të dhënat tuaja personale bazuar në:
- Përmbushjen e kontratës suaj ose për të lidhur kontratën dhe për të marrë masa për kërkesat tuaja. Për shembull, ne përpunojmë informacionin e llogarisë tuaj dhe detajet e pagesës për faturimin mujor të shërbimit.
- Interesat legjitime të biznesit të Vodafone, për shembull, parandalimi i mashtrimit, ruajtja e sigurisë së rrjetit dhe shërbimeve tona, marketingu i drejtpërdrejtë kur kemi pëlqimin tuaj për t’ju kontaktuar dhe përmirësimi i shërbimeve tona. Kurdoherë që ne mbështetemi në këtë bazë të ligjshme për të përpunuar të dhënat tuaja, ne vlerësojmë interesat tona të biznesit për t’u siguruar që ato të mos i tejkalojnë të drejtat tuaja. Për më tepër, në disa raste ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë përpunim. Për më shumë informacion, vizitoni seksionin ‘Të drejtat Tuaja’ të kësaj politike.
- Pajtueshmërinë me një detyrim ligjor, duke përfshirë për shembull kërkesat e kontabilitetit dhe tatimeve, të cilat janë subjekt i politikave strikte të brendshme (si periudhat e ruajtjes), procedurave dhe e drejta juaj për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja, të cilat kontrollojnë fushën e ndihmës ligjore të sigurohet; ose
- Pëlqimi që jepni kur Vodafone nuk mbështetet në një bazë tjetër ligjore. Pëlqimi ju paraqitet gjithmonë veçmas dhe ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.
Si i përdorim të dhënat tuaja personale
Për t'ju ofruar shërbimin tuaj
Ne përdorim të dhënat tuaja për t’ju ofruar shërbimin që keni blerë, si p.sh.
- Shikimi, regjistrimi dhe aksesi në përmbajtje;
- Blerja e përmbajtjes së mëtejshme; dhe
- Ofrimi i kujdesit ndaj klientit dhe zgjidhjes së problemeve.
Profilizimi dhe vendimmarrja e automatizuar
Ne kryejmë profilizimin e zakoneve tuaja të shikimit; këto të dhëna nuk përdoren për qëllime të tjera përveç rekomandimit të shfaqjeve dhe përmbajtjeve të tjera që mund të dëshironi të shikoni.
Si i ndajmë të dhënat tuaja personale
Kur është e mundur, ne ndajmë informacione për ju me:
- Kompanitë në Grupin Vodafone;
- Partnerët, furnitorët ose agjentët e përfshirë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që keni porositur ose përdorur;
- Kompanitë që janë të angazhuara për të kryer shërbime për, ose në emër të Vodafone Limited, ose Vodafone Group;
- Agjencitë e referencës së kredisë, parandalimit të mashtrimit ose vlerësimit të biznesit, ose agjenci të tjera të vlerësimit të kredisë;
- Agjencitë e mbledhjes së borxhit ose organizata të tjera për rikuperimin e borxhit;
- Agjencitë e zbatimit të ligjit, organet qeveritare, organizatat rregullatore, gjykatat ose autoritete të tjera publike nëse duhet, ose jemi të autorizuar me ligj; ose
- Një palë ose organ i tretë ku një përhapje e tillë kërkohet për të përmbushur çdo ligj të zbatueshëm ose kërkesë tjetër ligjore ose rregullative.
Ne gjithashtu ndajmë informacionin e përgjithshëm të shikimit me partnerët e ofruesve të përmbajtjes për të kuptuar se sa e kërkuar është përmbajtja që u ofrohet klientëve tanë. Për shembull, nëse e dimë se shfaqje të caktuara janë popullore, ne do të fokusohemi në marrjen e përmbajtjeve të ngjashme për ju. Ky informacion nuk ju identifikon personalisht.
Transferimet ndërkombëtare të të dhënave
Ne nuk i transferojmë të dhënat tuaja jashtë vendit, të dhënat ruhen në Shqipëri dhe në cilindo treg vendor ku jeni klient.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale
Ne do ta ruajmë dhe përpunojmë informacionin tuaj për aq kohë sa duhet me ligj ose për aq kohë sa na duhet që të jemi në gjendje t’ju ofrojmë shërbimet që keni kërkuar. Të dhënat që mbledhim për rekomandimet, analitikën dhe suportin tuaj ruhen për 6 muaj.
Ne do të mbajmë disa informacione personale për një periudhë të arsyeshme pasi kontrata juaj me ne të ketë përfunduar në rast se vendosni të përdorni sërish shërbimet tona. Ne, ose një nga partnerët tanë, mund t’ju kontaktojmë për shërbimet e Vodafone gjatë kësaj kohe nëse nuk keni hequr dorë nga marrja e komunikimeve tona të marketing-ut. Pasi këto baza të kenë skaduar, ne do ta fshijmë atë informacion.
Masat e sigurisë në lidhje me të dhënat tuaja personale
Ne kemi ekipe të specializuara sigurie që shqyrtojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht masat tona për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga aksesi i paautorizuar, humbja aksidentale, zbulimi ose shkatërrimi.
Komunikimet në internet (të tilla si emailet) nuk janë të sigurta nëse nuk janë të koduara.
Ne nuk mund të pranojmë përgjegjësi për çdo akses të paautorizuar ose humbje të informacionit personal që është jashtë kontrollit tonë.
Ne kurrë nuk do të kërkojmë informacionin tuaj të sigurt personal ose të llogarisë suaj me një mjet komunikimi të pakërkuar. Ju jeni përgjegjës për sigurinë e informacionit tuaj personal dhe të llogarisë dhe mos ndarjen e tyre me të tjerët.
Faqja jonë e internetit mund të ofrojë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Ne nuk mund të jemi përgjegjës për sigurinë dhe përmbajtjen e faqeve të tilla të internetit të palëve të treta. Prandaj, sigurohuni që të lexoni politikat e privatësisë dhe të cookies të asaj kompanie përpara se të përdorni ose vendosni informacionin tuaj personal në faqen e tyre.
E njëjta gjë vlen për çdo faqe interneti ose përmbajtje të palëve të treta me të cilat lidheni duke përdorur produktet dhe shërbimet tona.
Ju mund të zgjidhni të përhapni informacionin tuaj në mënyra të caktuara, si p.sh. social plug-ins (përfshirë ato të ofruara nga Google, Facebook, Twitter dhe Pinterest) ose duke përdorur shërbime të palëve të treta që ju lejojnë të postoni komente ose informacione të tjera publikisht, dhe një palë të tretë mund ta përdorë atë informacion.
Social plug-ins dhe aplikacionet sociale operohen nga vetë rrjeti social dhe u nënshtrohen kushteve të tyre të përdorimit dhe politikave të privatësisë dhe të cookies. Duhet të siguroheni që jeni njohur me këto.
Të drejtat tuaja
Më poshtë kemi dhënë detaje se si mund të ushtroni të drejtat tuaja. Nëse keni një pyetje ose nuk mund ta gjeni përgjigjen, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit në nakontaktoni@vodafone.com.
E drejta për të korrigjuar të dhënat personale
Në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të sakta, ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e tyre.
E drejta për akses në të dhënat personale
Keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë informacion mbi të dhënat tuaja personale që zotërohen nga Vodafone si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
E drejta për transferueshmërinë e të dhënave
Ju keni të drejtë të kërkoni që të transferojmë të dhënat tuaja në një kompani tjetër.
E drejta për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale
Ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale;
E drejta e fshirjes
Qëllimi i Vodafone është të përpunojë dhe ruajë të dhënat tuaja vetëm për aq kohë sa na nevojiten. Në rrethana të caktuara, ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë të dhënat tuaja personale që disponojmë. Nëse besoni se të dhënat tuaja personale janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e tyre si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit.
Si mund të ankoheni
Nëse dëshironi të na kontaktoni për ndonjë nga të drejtat tuaja ose nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interest e ligjshme për të dhënat personale, kontaktoni ekipin tonë të Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit në nakontaktoni@vodafone.com.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e Vodafone ju keni të drejtë gjithmonë t’i drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al.
Privatësia e Produkteve