DDoS Protect
Siguria e Rrjetit
Siguria kibernetike tani është më e rëndësishme se kurrë. Mbrojtja nga kërcënimet që i kanosen sigurisë dixhitale është thelbësore per bizneset, në mënyrë që ata të punojnë të sigurtë dhe të fokusuar në aktivitetet e tyre ditore.
01 Çfarë është një sulm DDoS?
Një sulm DDoS (Distributed Denial of Service) ndodh kur një server ngarkohet me trafik jo legjitim, duke e bërë shërbimin të padisponueshëm për përdoruesit për një periudhë të caktuar. Kjo mund të rezultojë në humbje të të ardhurave, në rënie të besimit të klientit dhe një ulje të cilësisë së shërbimit.
02 Pse ndodhin?
Sulmet DDoS janë të lehta për t’u ndërmarrë dhe kushtojnë vetëm 5$ për sulm.
Ato mund të motivohen nga arsye të ndryshme, duke përfshirë konkurrencën, luftën kibernetike, shantazhin dhe vjedhjen e të dhënave.
03 Unë kam një Firewall a do të më mbrojë?
Firewall-et nuk janë krijuar për të parandaluar sulmet DDoS. Në fakt, vetë Firewall mund të bëhet objektiv i një sulmi DDoS.
04 Kush ka nevojë për Vodafone DDoS Protect?
Organizatat që ndajnë informacione apo konsumojnë të dhëna, ato që kanë një faqe interneti, e shfrytëzojnë një përqindje të shërbimeve në cloud, mund të bëhen objekt sulmi DDoS.