Planet tarifore biznes ofrohen vazhdimisht me zbritje për klientët dhe gjithashtu me bonuse në varësi të jetëgjatësisë së numrit në Vodafone si edhe duke iu përshtatur përdorimit të klientit. Zbritja në totalin e faturës mujore dhe bonuset kanë kohëzgjatje të barabartë me muajt e kontratës. Me përfundimin e afatit të kontrates, Vodafone ofron vazhdimësinë e komunikimit duke aplikuar tarifat standarde dhe ofrimin e komponentëve bazë të planit si në tabelat më poshtë. Vodafone kujdeset që të rikujtoj vazhdimisht klientët për përfundimin e afatit të kontratës dhe gjithashtu dërgon tek ta sugjerime të reja, të personalizuara dhe të përshtatura me nevojat për komunikim që klientët kanë.