Section image

Vodafone Smart Fleet

Vodafone Smart Fleet është një zgjidhje telematike IoT, përshtatur veçanërisht për kompani të cilat menaxhojnë në distancë grupe automjetesh. Ajo të siguron, përmes një ndërfaqe interneti profesionale dhe të lehtë, lokalizimin e lëvizjeve dhe vendodhjet e gjithë mjeteve dhe shoferëve të tu. Smart Fleet ofron një zgjidhje efikase dhe të plotë, pajisje telematike dhe sensorë standard dhe premium, konektivitetin tonë përmes APN-së private për një siguri të shtuar, platformën menaxhuese dhe asistencë 24/7 përmes operatorëve tanë telefonik.

Si një menaxher i flotës së kompanisë, ne jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimin tënd në lidhje me sigurinë rrugore të shoferëve, përgjegjësinë shoqërore dhe mjedisore, reputacionin e emrit tënd në treg si dhe kujdesin për vlerën e automjeteve. Me Smart Fleet ti përfiton raporte mbi mënyrën e drejtimit të mjeteve nga shoferët e tu në mënyrë që të këshillosh dhe ndihmosh ata të përmirësohen. Kjo mund të reduktojë konsumin e karburantit të flotës tënde dhe ndotjen mjedisore me 30%, të përmirësojë sigurinë dhe potencialisht të ndikojë në policën e sigurimeve.

Avantazhet e zgjidhjes

Për më tepër rreth shërbimit Smart Fleet kliko më poshtë: