eBiznes
eBiznes
Me eBiznes nga Vodafone, biznesi yt nuk do të ketë më nevojë për kasë fiskale tradicionale! Tani me një tarifë mujore shumë të ulët, do mund të bëni deklarimin e shitjeve edhe fiskalizimin e faturave tatimore nëpërmjet aplikacionit eBiznes direkt nga telefoni juaj në kohë reale tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përputhje me Ligjin nr. 87/2019 datë 18.12.2019, “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.
Avantazhet e zgjidhjes
- Menaxhon listën e produkteve dhe shërbimeve direkt nga aplikacioni
- Monitoron punën në distancë
- Internet pa limit vetëm për eBiznes App
- Anullon faturat direkt nga aplikacioni
- Aplikon ulje në produkte/shërbime sipas nevojës
- Dërgon faturën e klientit elekronikisht me email
- Ndërprerja e shërbimit pa penalitet
- Faturim me NIPT ose për individ
- Mundësi për lëshimin e e-Invoice për pagesa pa para në dorë
- Mundësi përdorimi nga WEB
- Mundësi pagese me këste për blerjen e paisjes (bluetooth printer)
Ndiqni videot udhëzuese në kanalin tonë në YouTube duke klikuar KËTU.
-
eBiznes
eBiznes600 Lekë/Muaj
800 Lekë/Muaj3,000
Tranksaksione Cash në muaj
50
Fatura Elektronike në muaj
50
Fatura Shoqëruese në muaj
1
Pikë shitje3
Operatorë Shitës12 Muaj
Ruajtje historiku të dhënash
Deklarim i faturave në kohë reale -
eBiznes Premium
eBiznes Premium1,200 Lekë/Muaj
1600 Lekë/MuajPa Limit
Tranksaksione Cash në muaj
300
Fatura Elektronike në muaj
Pa limit
Fatura Shoqëruese në muaj
1
Pikë shitje6
Operatorë Shitës24 Muaj
Ruajtje historiku të dhënashDeklarim i faturave në kohë reale
-
Rongta RPP 300
Printer portativ i cili lidhet me Bluetooth me pajisjen tuaj. Smartphone/Tablet për printim të faturave direct nga aplikacioni mobile .
Një zgjidhje ekononike e përshtatshme për profesionistë edhe biznese të vogla.
Video Ndihmëse
Pyetje të shpeshta
Si funksionon eBiznes?
- Regjistrohesh në dyqanet Vodafone dhe merr paisjen Bluetooth Printer dhe kredencialet për login.
- Shkarko aplikacionin eBiznes nga App Store ose Play Store.
- Hyr në llogarinë tënde nga aplikacioni.
Për manualin e përdorimit Vodafone eBiznes, kliko Ketu.
Për manualin e dhënies së aksesit në web për një përdorues, kliko Këtu.
Për manualin e Faturës Elektronike, kliko Këtu.
Për manualin e faturës shoqëruese, kliko Këtu.
Çfarë më duhet për tu regjistruar?
- Aplikacioni eBiznes
- Aparati yt smartphone, tablet ose një pajisje që të mundëson Vodafone
- Lidhje me internetin
- Çertifikatë elektronike nga AKSHI (Çertifikatën elektronike të biznesit tënd mund ta shkarkosh këtu)
- Dokumentacion si kopje e QKR dhe Karte ID
Unë e kam një kasë fiskale, më këtë kasë mund të lidh aplikacionin eBiznes?
Me çfare paisje mund ta përdor eBiznes?
PYETJE PËR EBIZNES
Jo, për Faturat Elektronike (eInvoice) nuk nevojitet Printeri. Të gjitha Faturat Elektronike regjistrohen automatikisht në Portalin Self Care (Platformen Qendrore te Faturave), nga ku mund të bëhet edhe Pranimi/Refuzimi I Faturave nga ana e Blerësit.
2. Mund të përdor me eBiznes një model tjetër Printeri Bluetooth?
- Për aparatet e telefonit iOS, aktualisht nuk është e mundur të përdoret model tjetër Printeri përvec Modelit Rongta RPP 200
- Për llojet e tjera të aparateve, mund të përdorni edhe pajisje të tjera për të lidhur aplikacionin, por Vodafone nuk garanton që lidhja me këto pajisje do jetë e suksesshme. Pajisjet që Vodafone ofron janë cilësore dhe garantojnë funksionim të shërbimit.
3. Jam një Biznes që kam 10 Operatorë Shitjeje në Terren, çfarë duhet të përzgjedh në këtë rast?
Nëse Operatorët janë të regjistruar në 1 Vend Ushtrimi Aktiviteti Biznesi, atëherë të nevojitet:
- 1 Pakete eBiznes (ose eBiznes Premium në varësi të volumit të transaksioneve të faturave)
- Paketë Shtesë për Pëdoruesit jashtë paketave bazë
- 10 Bluetooth Printer nëse shitjet që do realizohen janë me para në dorë.
4. A mund të Integrohet eBiznes me Programe të tjera?
Për momentin eBiznes nuk integrohet me Programe të tjera . Ne po punojmë që ky funksionalitet të jetë gati së shpejti.
5. Mund të përdor kasën ekzistuese (të pafiskalizuar) dhe eBiznes deri sa ligji të jetë i detyrueshëm?
Jo, ju nuk mund t’i përdorni të dyja zgjidhjet në të njëjtën kohë, Nëse filloni të lëshoni fatura për transaksionet me para në dorë nga eBiznes, duhet të merrni masat për të kryer procedurën e çregjistrimit të pajisjeve ekzistuese fiskale në përdorim sipas hapave Këtu
6. Nëse aparati ku e kam instaluar eBiznes humbet ose pëson difekt, a humbasin të dhënat e mia?
Jo, të dhënat e tua nuk humbasin. Mjafton të instalosh eBiznes në një apparat tjetër, logohesh me të njëjtat kredenciale dhe vazhdosh punën si më parë. eBiznes është një aplikacion në cloud me siguri maksimale në ruajtjen e të dhënave.
PYETJE PËR FISKALIZIMIN
- Aksesoni Portalin Selfcare nëpërmjet linkut këtu
- Hyr në menunë Fiskalizim/Vendet e Ushtimit të Veprimtarisë së Biznesit dhe për secilën Vendndodhje ku do të përdorni zgjidhjen eBiznes, merr të dhënat në lidhje me Kodin e Njësisë së Biznesit.
- Hyr në menunë Fiskalizim/Operatorët, regjistro Punonjësit që do leshojnë Fatura dhe plotëso në eBiznes informacionin në lidhje me Kodin e Operatorit.
- Regjistro të dhënat shtesë në lidhje me Vendet e Ushtrimit të Aktivitetit
Për më shumë informacione, klikoni Manualin e Përdorimit REGJISTRIMET FILLESTARE PËR QËLLIME TË FISKALIZIMIT - SELFCARE – EBIZNES
2. A mund të përdor të njëjtën certifikatë elektronikë nëse kam më shumë se një Vend Ushtrimi Aktiviteti Biznesi dhe Pajisje Fiskale?
Çertifikata dixhitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet. Pra, e njëjta certifikatë dixhitale mund të përdoret për të gjitha pajisjset fiskale të biznesit.
3. Ku mund te gjej më shumë informacion në lidhje me Fiskalizimin?
- Për më shume Informacion në lidhje me Fiskalizimin, referojuni faqes zyrtare të Tatimeve, në menunë Fiskalizimi Këtu
- Gjithashtu, për pyetje dhe paqartësi në lidhje me procesin e fiskalizimit, mund të shkruani në adresën Fiskalizimi.Helpdesk@tatime.gov.al