Komente të Vodafone Albania mbi dhënien e të drejtave të përdorimit për frekuencat në brezin 800 MHz (790-862MHz)
Në vijim të Vendimit të Këshillit Drejtues të AKEP Nr. 10, datë 15.2.2019 “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit për frekuencat në brezin 800 MHz (790—862MHz), Vodafone Albania Sh.A, (“Vodafone”) së bashku me Vodafone Group mirëpresin çdo nismë të Autoritetit Rregullator Kombëtar për caktimin e frekuencave duke qenë se i shërben objektivit të investimeve të reja në teknologjitë inovative dhe përmirëson cilësinë e shërbimeve të ofruara ndaj konsumatorëve.Për shkak të nevojave të tij zhvillimimore, Vodafone ka treguar gjithmonë një interes të madh ndaj qëndrimit të Qeverisë Shqiptare për dividentin dixhital duke nisur me Vendimin e Këshillit të Ministrave (“VKM”) nr. 322, datë 5.5.2010 “Për miratimin e Dokumentit të Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë; strategjia e kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike sipas miratimit me VKM nr. 292, datë 2.5.2012; duke vazhduar me VKM nr. 468, datë 30.5.2013 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit të Broadband-it”, i ndryshuar.
Vodafone, nga momenti që ka hyrë në tregun shqiptar, ka pozicionuar veten si një investitor të vazhdueshëm dhe pioner në zhvillimin e teknologjive të reja. Kjo është arritur me mbështetjen e Vodafone Group, e cila ka drejtuar Vodafone Albania drejt ofrimit të shërbimeve me standarte të larta që e kanë klasifikuar atë krenarisht mes shoqërive më të mira në lidhje me shpejtësinë e rrjetit celular sipas Speedtest Global Index më të fundit Shkurt 2018, ku Shqipëria renditet në vend të 391 , sipër vendeve të tjera si USA, UK, Gjermani, Japoni etj, falë vlerësimit Speed Score të Vodafone Albania.
Përveç kësaj, Vodafone ka treguar gjithnjë shqetësim në lidhje me këtë proces të caktuar të pastrimit të spektrit të nisur nga AKEP, AMA dhe qeveria shqiptare për të siguruar një spektër pa interferenca që mund të shkaktohen nga kanalet televizive që transmetojnë sinjale analoge. Megjithatë, ky proces nuk ka përfunduar ende në disa qytete si Fieri, Lushnja, Divjaka, etj, ku procesi i pastrimit sapo ka nisur. Kjo do të ishte në cdo rast një kërkesë paraprake përpara se të zbatohet alokimi i spektrit.
Përfitimet e përdorimit të këtij brezi janë të ndryshme dhe multidimensionale. Siç ka deklaruar AKEP në dokumentin e tij, në Evropë brezi 800 MHz ka më shumë se 5 vjet që përdoret edhe për shërbimet celulare. Dhënia e këtij brezi ka ardhur jo vetëm si nevojë për shkak të rritjes së trafikut të të dhënave, por edhe duke konsideruar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në nivelin ekonomik të vendit (GDP). Për sa u përket përfitimeve të drejtpërdrejta te konsumatorët nga përdorimi i këtij brezi, elementi kryesor është zhvillimi i “Internet of Things -IoT- që po zhvillohet gradualisht në nivel global Shërbimet dhe aplikacionet e ndryshme të rasteve të përdoruesve të IoT janë klasifikuar në katër kategoritë e mëposhtme:
- IoT Public (aplikacione që ishërbejnë publikut të gjerë).
- Matja inteligjente (energjia elektrike, gazi dhe uji);
- Alarmet dhe detektorët (siguria në shtëpi ndaj zjarrit apo hyrjeve);
- Kosha mbeturinash inteligjentë
2. IoT Industry (aplikacione që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe atë industrial).
- Gjurmimi i logjistikës (gjurmimi në kohë reale i vendndodhjes së);
- Gjurmimi i aseteve;
- Bujqësia inteligjente.
3. IoT Applicance (shtëpi inteligjente).
4. IoT Personal.
- Pajisje që mund të mbahen (ora inteligjente);
- Biçikleta inteligjente;
- Monitorimi i fëmijëve;
- Parkimi inteligjent;
- Gjurmimi i kafshëve shtëpiake.
Megjithëse mundësia që ofron IoT konsiderohet nga industria si e rëndësishme dhe multidimensionale në terma afatgjatë (5-10 vitet e ardhshëm), rastet e biznesit aktualë nuk janë akoma plotësisht të qarta dhe kërkojnë investim paraprak në infrastrukturë me një përfitim financiar të kufizuar afatshkurtër. Sa më lart, investimi i nevojshëm për shfrytëzimin e brezit të ngushtë si 800 MHz arrin në miliona euro. Shuma për blerjen e spektrit është vetëm pjesa fillestare e investimit dhe duke pasur parasysh çmimet referencë evropiane për 800 MHz, ajo varion nga 5-6 milionë euro për 2x10 MHz.
Përveç kësaj shume, zhvillimi i teknologjive të reja për të mbështetur industritë si bujqësia, kujdesi shëndetësor, prodhimi, energjitikës dhe shërbimeve, etj. Kanë nevojë për një investim shtesë prej më tepër se 20 milionë euro. Duke pasur parasysh nivelin e investimit të kërkuar paraprak (spektër dhe infrastrukturë) si dhe mjedisin aktual rregullator armiqësor dhe të pasigurt (ku po zbatohen masa rregullatore të rrepta dhe joproporcionale në treg, duke shtrembëruar konkurrencën, në kundërshtim me kuadrin rregullator evropian), Vodafone nuk mund të marrë në konsideratë pjesëmarrjen në këtë proces tenderi për spektrin.
VODAFONE ALBANIA