Komentet e Vodafone Albania mbi Rregullimin e Tarifave ne Tregun me Shumice te Terminimit te Thirrjeve ne Rrjetet Celulare
Vodafone Albania Sh.a. pasi u njoh me VKD Nr. 15, datë 22.02.2018 Për “Miratimin për këshillim publik të Dokumentit: Rregullimi i tarifave të sipërmarrësve me FNT në tregun me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare - Këshillim Publik 2”, ka shprehur si më poshtë, qëndrimin dhe komentet e saj me qëllim funksionimin e tregut përkatës në mënyrë sa më efikase, bazuar në një konkurrence sa më të ndershme dhe të drejtë.- A janë pasqyruar drejtë tarifat benchmark të vendeve të BE dhe BEREC për terminimin e thirrjeve në rrjetet celulare dhe përditësimi i tyre deri në korrik 2017 në seksionin 3?
Komisioni Europian konsideron që metodat alternative si benchmarking të mund të aplikohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, veçanërisht për shkak të burimeve të kufizuara (i cili sigurisht nuk është rasti i Shqipërisë), kur Autoriteti Rregullator nuk është në gjendje të finalizojë modelin “pure” BU-LRIC të kostos dhe kur Autoriteti Rregullator është në gjendje të provojë që rezultatet e metodologjisë së zgjedhur përputhen me Rekomandimin mbi Tarifat e Terminimit dhe me ato në një treg konkurrues. Pas korrikut të 2014, një Autoritet Rregullator që aplikon benchmarking duhet të provojë që zhvillimi i një modeli të duhur kostoje është objektivisht joproporcional.
AKEP ka pasqyruar drejtë tarifat sipas dokumenteve të BEREC dhe përditësimit të tyre deri në raportin e fundit të korrikut 2017. Megjithatë, edhe njëherë Vodafone shfaq shqetësimin e tij për sa i përket metodës së kryerjes së këtyre analizave. Në vend që të kryhet një analizë e përshtatshme dhe të përdoret një proces metodologjik kostoje, në përputhje me kuadrin rregullator, AKEP vazhdon të zbatojë një metodë të vjetëruar dhe të papërshtatshme (për MTR-të dhe FTR-të) si benchmarking.
- A jeni dakord me propozimin e AKEP për aplikimin e metodës së përcaktimit të çmimit maksimal duke përdorur informacionin për tarifat në vendet e tjera (BE dhe BEREC), pra me tarifat e benchmarking?
Vodafone beson që tarifat e orientuara ndaj kostos dhe sigurisht simetrike, do të përmirësojnë konkurrencën, largojnë inefiçencën në treg, sjellin tarifa më të ulëta për përdoruesit fundorë dhe si rrjedhim shmangin nevojën për të ndërhyrë me masa rregullatore në tregun e pakicës si trafiku on-net/off-net. Në çdo rast, AKEP duhet të ketë gjithmonë parasysh ndikimin e tarifave dhe të ruajë ekuilibrin midis çdo reduktimi të këtyre tarifave dhe investimeve strategjike që garantojnë një infrastrukturë më të mirë, inovacion dhe kohëzgjatje të zhvillimit.
- A jeni dakord që AKEP duhet të vazhdojë të përdorë si benchmark tarifën mesatare të terminimit në vendet e BEREC që kanë aplikuar modelin BULRIC të pastër (pure LRIC)?
- Autoritetet Rregullatore duhet të caktojnë tarifat e terminimit të thirrjeve zanore në bazë të kostove të një operatori efiçent;
- MTR duhet të jenë simetrike;
- Vlerësimi i kostove efiçente duhet të bazohet në kostot aktuale dhe në përdorimin e një modeli të kostove afatgjata inkrementale nga poshtë-lart (BU-LRIC) “të pastër” duke ndjekur parimet e përcaktuara në rekomandim.
I njëjti arsyetim përdoret nga AKEP gjatë analizës, ku veçanërisht seksioni 3 i referohet kërkesave të sipërpërmendura. Megjithatë, çuditërisht ai zbaton një metodë tjetër për përcaktimin e MTR-ve, gjë që sjell çorientim dhe lë vend për masa arbitrare.
Përveç kësaj, ligji shqiptar nr. 9918/2008 ka miratuar të njëjtën qasje, ku në të gjithë nenet që rregullojnë tarifat, ai specifikon detyrimin e orientimit ndaj kostos. Për shembull, në nenin 45 kërkohet që operatorët FNT të orientojnë tarifat drejt kostove për aksesin dhe/ose interkoneksionin dhe gjatë shqyrtimit të këtyre masave, duhet marrë parasysh gjithashtu investimi i kryer nga operatori, duke lënë një normë të arsyeshme fitimi mbi kapitalin e punësuar, përfshirë edhe riskun. Përveç kësaj, në nenin 53 kërkohet që kur operatorët përcaktojnë tarifat, duhet t’i orientojnë ato drejt kostos; duke shmangur kështu tarifat abuzive dhe antikonkurruese. Qëllimi i rregullimit të tarifave është shmangia e çdo sjellje antikonkurruese dhe e diskriminimit të përdoruesve fundorë dhe konkurrentëve në treg që mund të rezultojnë nga veprimet e operatorëve FNT. Gjithashtu, sipas nenit 55, gjatë rregullimit të tarifave, AKEP merr parasysh mbrojtjen e interesave të operatorit, tarifat e të cilit janë objekt i rregullimit, në mënyrë që tarifat që do të rezultojnë nga vendimi i AKEP-it të jenë të orientuara drejt kostos. E njëjta gjë është theksuar në nenet 56 dhe 57 dhe e gjithë kjo sipas parimeve kryesore të parashikuara në nenin 7 të ligjit ku nën titullin “Objektivat rregullatore” deklarohet se “AKEP-i ushtron funksionet në përputhje me parimin e ligjshmërisë, sipas këtij ligji dhe akteve të tjera normative, si dhe në përputhje me politikat sektoriale kombëtare të zhvillimit të komunikimeve elektronike e me marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e komunikimeve elektronike, ku Republika e Shqipërisë është palë. AKEP-i merr parasysh rekomandimet dhe vendimet përkatëse të Komisionit Evropian dhe BEREC-it. AKEP-i nxit konkurrencën efiçente për sigurimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, facilitetet shoqëruese dhe shërbimet e tjera, ndër të tjera, për të siguruar mosdiskriminimin dhe barazinë në trajtimin e ofruesve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Përveç kësaj, relacioni shpjegues i Rekomandimit të 2009 parashikon arsyetimin që qëndron mpraba për vendosjen e çmimeve të bazuara në kosto. Relacioni parashikon se në kuadër të mundësisë dhe incentivave që kanë operatorët e terminimit për të rritur çmimet në mënyrë të konsiderueshme mbi koston, orientimi drejt kostos është ndërhyrja më e përshtatshme për të adresuar këtë problem në terma afat-mesëm. Orientimi drejt kostos adreson si problemet e efiçencës së prodhimit dhe ato të alokimit. Nga perspektiva e produktivitetefikasitetit, tarifat e ulëta të terminimit lehtësojnë uljen e tarifave të thirrjeve me pakicë dhe rritjen e konsumit. Është gjithashtu me rëndësi që çmimi përkatës të bazohet mbi kostot e një operatori efiçent. Nëse rregullimi i tarifave të terminimit bazohet mbi kostot reale të operatorit, kjo nuk do të sigurojë incentivat e duhura për operatorët që ata të sjellin risi dhe të rrisin efiçencën, pasi mungesa e këtij të fundit do të mbulohej nga konkurrentët e tyre. Kjo do të sjellë gjithashtu probleme të natyrës efiçencës alokuese meqë klientët e operatorëve të tjerë do të bartnin kostot e operatorëve joefiçentë.
Me fjalë të tjera, modeli që është zbatuar prej kaq kohësh nga AKEP-i, jo vetëm nuk adreson problemet më lart, por duke zbatuar një benchmark dhe duke aplikuar asimetri në mënyrë arbitrare, AKEP-i është duke vënë në rrezik operatorët e eficentë, për të mbuluar mungesën e efiçencës së një operatori dhe duke i futur ata në vështirësi me synimin për t’i shndërruar nga të shëndetshëm në joefiçentë.
Efiçenca alokative kërkon që një grup klientësh nuk duhet të subvencionojnë një grup tjetër klientësh. Përveç ndërsubvencionimit fiks-mobile që e theksuam edhe në analizën e tregut të telefonisë fikse, kjo ka rëndësi edhe brenda tregjeve (në këtë rast tregjeve celulare).
4. A jeni dakord me nivelin e propozuar të MTR-së 1.11 lekë/min dhe cili është afati më i arsyeshëm për nisjen e zbatimit të tarifës së re nga secili prej tre operatorëve celularë?
Së pari, Vodafone është kundër reduktimit të MTR-ve në nivelin e 1.22 lek/min brenda vitit 2018. Vodafone kërkon që një reduktim i tillë nga 1.48 në 1.22 lek/min të nisë duke filluar nga data 1 janar 2019. Reduktimi i MTR-ve duke nisur nga 1 janari do të ishte më i natyrshëm dhe gjithashtu në linjë me tarifën mesatare të vendeve të BEREC që AKEP i përdor si referencë. Vodafone ka qenë gjithnjë kundër çdo reduktimi të menjëhershëm të tarifave të terminimit, (p.sh. brenda 2018 si në këtë rast) pasi kjo përbën një rrezik real për qendrueshmërinë financiare të operatorëve në treg dhe do të ndikonte negativisht në nivelin e investimeve.
Së dyti, “Glide Path” ose reduktimi gradual i tarifave zbatohet nga organet rregullatore në mënyrë që operatorët të rregullojnë modelet e tyre të biznesit, nivelet e reja të çmimeve dhe gjithashtu të garantojnë që operatorët të mos kalojnë një “shok” për shkak të reduktimit të ndjeshëm të tarifave që mund të shkaktojë luhatje të çmimeve, të të ardhurave të shoqërive dhe si pasojë të qendrueshmërisë së tyre financiare. “Glide Paths” gjithashtu ndihmojnë organet rregullatore për të ekuilibruar përfitimet afatshkurtra të konsumatorëve kundrejtë mbrojtjes së nxitësve të investimit. Në këtë aspekt, shumica e organeve rregullatore janë të ndjeshme ndaj riskut mbi investimin (të cilat janë kryesisht të planifikuara sipas planeve shumëvjeçare) për shkak të reduktimeve drastike, të menjëhershme ose të përsëritura të tarifave të rregulluara. Në këtë kontekst, do të ishte pa kuptim që t’u kërkohej operatorëve të vazhdonin me kryerjen e investimeve të reja, kur të ardhurat janë ulur në mënyrë drastike, madje deri në nivelin kur rezultatet e fitimeve janë në shifra negative; edhe më shumë kur marrim parasysh faktin që Vodafone është investitori më i madh. I kujtojmë AKEP-it që Vodafone sapo ka investuar në blerjen e spektrit të Plus Communication dhe pritet gjithashtu të investojë dhe më tej në shfrytëzimin e tij. Përveç kësaj, AKEP-i ka lançuar një këshillim publik për dhënien e të drejtave të shfrytëzimit për brezin e frekuencave 800 MHz(790-862), duke u bërë thirrje të gjithë operatorëve që të shfaqin interes dhe të ofrojnë shumën përkatëse të investimit që duan të kryejnë. Prandaj, kjo situatë është surreale dhe çdo ndërhyrje ndaj MTR-ve në këtë moment të rëndësishëm, (pa llogaritur asimetrinë) do të rrezikonte qendrueshmërinë e planit të buxhetit dhe do të ishte në drejtim plotësisht të kundërt me investimet e parashikuara.
Gjithashtu, përveç dispozitave të nenit 45 të ligjit nr. 9918/2008 në lidhje me vlerësimin e riskut të investimit që duhet të kryhet nga AKEP-i, nëse ky i fundit zbaton MTR jashtëzakonisht të ulta pa analizën e përshtatshme, do të pengonte Vodafone që të ndërmerrte investime infrastrukturore dhe inovative në të ardhmen. Vodafone mendon që ky rregullim është kundër qëllimit të Komisionit Evropian ku në nenin 3, paragrafi 3 të Direktivës Kuadër parashikon se një Autoritet Rregullator duhet të:
- “mbrojë konkurrencën në dobi të konsumatorëve dhe promovojë, sipas rastit, konkurrencën e bazuar në infrastrukturë” dhe
- “promovojë investimin efiçent dhe inovacionin ne infrastruktura të reja dhe të përmirësuara, duke përfshirë garantimin që çdo detyrim aksesi të marrë mjaftueshëm në konsideratë riskun e ndërmarrjeve investuese dhe duke lejuar disa marrëveshje bashkëpunimi midis investitorëve dhe palëve që kërkojnë akses për të diversifikuar riskun e investimit, duke garantuar ruajtjen e konkurrencës në treg dhe parimin e mosdiskriminimit”.
Nga ana tjetër, në rastin e analizës së tregut për telefoninë fikse AKEP-i ka një qasje tjetër dhe në kundërshtim me atë që ka për MTR-të. Më poshtë disa pjesë nga analiza e tregut të telefonisë fikse:
Ulja e FTR […] përbën një reduktim jo-proporcional dhe që nuk i shërben promovimit të investimeve në infrastrukturë të rrjeteve fikse (telefoni dhe broadband) në Shqipëri, si dhe objektivave rregullatore në Ligjin 9918 […]
[…] përbën një reduktim të konsiderueshëm të kësaj tarife (46%) nga niveli aktual për të gjithë operatorët e rrjeteve fikse dhe në kushtet specifike të Shqipërisë për rrjetet fikse (shumë rrjete fikse dhe në madhësi shumë më të vogël se vendet e BE-së, pra me ekonomi shkalle shumë të kufizuar).
Me tej: […] AKEP gjykon që së pari nëpërmjet nxjerrjes në këshillim publik të dokumentit të analizës së tregut që miratohet me këtë vendim, njëkohësisht të vendosë të shtyjë aplikimin e reduktimit të parashikuar më 1.01.2018 për tarifat e terminimit (të të gjithë operatorëve të rrjeteve fikse) dhe tranzitimit të Albtelecom, duke vijuar me tarifat aktuale deri në afatin (dhe vlerat) që do përcaktohen në vendimet përkatëse që AKEP do të marrë për FNT dhe masat rregulluese pas këshillimit publik të dokumentit të miratuar me këtë vendim.
Si më lart, përveç shqetësimeve të ngritura mbi zbatimin e benchmarkut në vend të vendosjes së çmimeve të bazuara në kosto, ne kërkojmë nga AKEP të ketë të njëjtën qasje si për tregun e telefonisë fikse për sa i përket uljes së përshkallëzuar për MTR.
5. A jeni dakord me propozimin e AKEP-it për asimetrinë e MTR-së për Albtelecom në raport me dy operatorët e tjerë?
Jo. Vodafone kundërshton fuqimisht propozimin e AKEP-it dhe mendon se është totalisht i pabazuar dhe në kundërshtim me të gjithë praktikat e mira apo kuadrin rregullator që vetë AKEP-i ka perdorur në arsyetimin e analizës. Komisioni Evropian ka kërkuar që të gjithë anëtarët e Autoriteteve Rregullatore nga 2009 të zbatojnë një lloj të caktuar metodologjie kostoje (BU LRIC) për të vendosur tarifat e terminimit[4]. Vodafone ka kërkuar gjithmonë nga AKEP-i që të zbatojë këtë kërkesë sipas parashikimit të Komisionit Evropian, por AKEP-i nuk është përgjigjur asnjëherë pozitivisht dhe ka vazhduar të zbatojë metodën benchmark, gjë që është në kundërshtim me kuadrin rregullator të brendshëm dhe atë evropian duke qenë se mund të lerë vend për masa të papërshtatshme dhe joproporcionale rregullatore për tarifat dhe, si në këtë rast, duke propozuar tarifa asimetrike. Normalisht tarifat e terminimit duhet të jenë simetrike dhe asimetria duhet të jetë e justifikuar si duhet në bazë të diferencave objektive të kostos jashtë kontrollit të operatorëve në fjalë[5], përndryshe tarifat asimetrike mund të jenë të rrezikshme dhe mund të pengojnë konkurrencën dhe inovacionin. Justifikimet e mundshme mund të jenë diferencat objektive të kostos së rrjetit, për shembull për shkak të diferencave të kostove midis operimit të një rrjeti GSM900 dhe një rrjeti DCS1800, ose diferencat e konsiderueshme në datën e hyrjes në treg. Një argument kyç që përdoret për të mbështetur autorizimin e tarifave të përkohshme asimetrike në favor të një operatori, është kur ky i fundit është një hyrje e re në treg. Kjo njihet si politika e
ndihmës në hyrje, e cila synon promovimin e hyrjeve të reja me efekte afatgjata në konkurrencë. Megjithatë, përgjithësisht pranohet që kjo politikë mund të tërheqë hyrje joefiçente. Komisioni Evropian ka theksuar se fakti që një operator që ka hyrë në treg më vonë dhe që si pasojë ka një pjesë më të vogël të tregut mund të justifikojë tarifa më të larta terminimi për një periudhë të kufizuar kalimtare, e cila nuk duhet të tejkalojë katër vjetë pas hyrjes në treg. Vazhdimi i aplikimit të një tarife më të lartë të terminimit nuk do të justifikohej pas një periudhe mjaftueshëm të gjatë për operatorin që ai t’u përshtatej kushteve të tregut dhe të bëhej më efiçent dhe mund të dekurajonte edhe operatorët më të vegjël nga përpjekja për të zgjeruar pjesën e tyre të tregut.
Përveç kësaj, ERG-ja në dokumentin mbi qëndrimin e përbashkët për simetrinë e tarifave të terminimit të thirrjeve fikse dhe celulare, të cilin AKEP-i e përdor si referencë kryesore për të mbështetur arsyetimin e tij në dokumentin për këshillim publik, parashikon në mënyrë specifike përjashtimet nga simetria dhe justifikimin e tyre si më poshtë vijon:
- Përjashtimi nga simetria i justifikuar nga diferenca objektive e kostove të jashtme[6].
Vodafone pranon që MTR-të e rregulluara duhet të pasqyrojnë rrjetet me diferenca të pashmangshme kostosh. Shpesh diskutohet që kjo duhet të përfshijë pasojat e caktimit të spektrit të radiofrekuencave të ndryshme (p.sh. 900MHz vs. 1800MHz). Me rritjen e trafikut në rrjet, diferencat e kostos për shkak të caktimit të spektrit ulen me shpejtësi. Rritja e ndarjes së qelizave për shkak të vëllimeve në rritje të trafikut të rrjeteve celulare do të thotë që një proporcion më i lartë pikash kanë kapacitet të kufizuar (me më pak pika mbulimi respektivisht) dhe ka një diferencë më pak efektive të kostos midis rrjeteve 90MHz dhe 1800MHz.
- Përjashtimi nga simetria për një periudhe kalimtare per hyrës shumë të vonë në treg[7].
Vodafone është në dijeni të faktit se shpesh diskutohet që operatorët që hyjnë vonë në treg nuk arrijnë kurrë të fitojnë mjaftueshëm pjesë të tregut pa ndihmën e një MTR-je më të lartë. Kjo për shkak të një sërë arsyesh të palidhura me ekonominë e shkallës, të tilla si mungesa e një brandi ekzistues, mungesa e aksesit në pikat “më të mira” të transmetimit, ose kostot e ndërrimit të pajtimtarëve. Shumica e këtyre pretendimeve janë subjektive, të pabazuara në prova reale; përkundrazi, ato shkurajojnë rritjen e hyrjeve të vona. Ne kemi një precedent të freskët me Plus Communications që nuk arriti kurrë të bëhet një operator efiçent.
Në fakt, pranohet që MTR-të asimetrike shtrembërojnë konkurrencën – sigurisht ato duhet ta bëjnë këtë në mënyrë që të “kompensojnë” për disavantazhet konkurruese me të cilat pretendohet se përballen hyrësit e vonë. Nëse MTR-të asimetrike nuk kanë pasur asnjë ndikim mbi konkurrencën, atëherë është e vështirë të kuptohet se pse duhet t’i përdorin organet rregullatore. Megjithatë, pretendohet gjithashtu që përfitimet që vijnë nga këto asimetri –në formën e rritjes së konkurrencës që vjen nga hyrësit e rinj që mund të dalin nga tregu- e justifikojnë ndërhyrjen[8].
Profesor Valletti shpjegon pasojat e një ndërhyrjeje të tillë:
Jo vetëm që këto kosto të larta do t’u mbulohen operatorëve më pak efiçentë, por do t’ua kalojnë ato operatorëve të tjerë celularë të cilëve u është dashur të terminojnë thirrjet me pajtimtarët e tyre. Si rrjedhim, kostot e operatorëve më efiçentë do të rriteshin në mënyrë të papërshtatshme. Paralelisht, kostot e operatorëve më pak efiçentë do të reduktoheshin nga tarifat më të ulëta të terminimit të operatorëve më efiçentë. Këto diferenca në kosto do të ndikonin në çmimet e pajtimtarëve. Kjo do të shtrembëronte më tej modelin e konkurrencës midis operatorëve celularë duke krijuar një rreth vicioz. Jo vetëm që operatorët më pak efiçentë do të mbroheshin ndaj efiçencës së tyre më të ulët, por do të fitonin relativisht ndaj operatorëve më efiçentë.
Kështu, rregullorja asimetrike e rrjeteve më të mëdha, që u kërkon vetëm atyre të reduktojnë tarifat e terminimit duke i nxitur rrjetet më të vogla që të vendosin tarifa më të larta terminimi, ka tendencën të shtrembërojë procesin e konkurrencës. Asnjë operator, ceteris paribus, nuk do të donte të bëhej më imadh se rivalët e tij; nëse kjo do të thoshte se ai do të penalizohej në fund në krahasim me rivalët e tij. Në një kontekst të ngjashëm, konkurrenca për tregun do të ndalej dhe çmimet ndaj përdoruesve fundorë do të ishin më të larta[9].
Si më lart, duhet të theksohet një pikë e rëndësishme, nga e cila tregu shqiptar ka vuajtur për më shumë se 8 vjetë, ku MTR-të asimetrike nuk inkurajojnë operatorët që të konkurrojnë për pjesë tregu. Operatorët më të vegjël rrezikojnë të humbasin subvencionin e tyre nëse rriten, ndërkohë që operatorët më të mëdhenj penalizohen nga organi rregullator për madhesinë e tyre. Kjo duhet të mjaftojë që AKEP-i të bëhet shumë skeptik ndaj MTR-ve asimetrike si zgjidhje; pasi sapo ato fillojnë aplikohen, kanë shumë pak mundësi të ndryshojnë kushtet e konkurrencës në mënyrë të tillë që të lehtësojnë heqjen e tyre. Kjo është arsyeja pse Qëndrimi i Përbashkët i ERG-së është përdorur si udhëzues në këtë drejtim.
Shkalla dhe natyra e shtrembërimeve të krijuara nga MTR-të asimetrike bëjnë që avokatët e aplikimit të tyre të kuptojnë që duhet të ngrihet një lloj justifikimi “objektiv” për t’i mbështetur. Dokumenti i ERG-së merr parasysh faktorët që përdoren zakonisht për të justifikuar asimetritë. Disa nga këto, si “hyrja e vonë në treg” e firmave janë pa asnjë bazë në kohët e sotme.
Megjithatë, AKEP-i ka arritur në një zgjidhje që nuk është as e arsyeshme, pasi nuk mbështetet nga asnjë doktrinë apo praktikë në sektor (siç u përmend më lart) dhe as e ligjshme, pasi është në kundërshtim me ligjin dhe kuadrin rregullator. Duke përdorur këtë praktikë, AKEP-i po shkel thelbin e misionit të tij të përcaktuar në nenin 7 të Ligjit: AKEP-i nxit
konkurrencën efiçente për sigurimin e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, facilitetet shoqëruese dhe shërbimet e tjera, ndër të tjera, për të siguruar mosdiskriminimin dhe barazinë në trajtimin e ofruesve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Tarifat e zbatueshme të Terminimit Celular (MTR-të) në bashkimin Evropian përputhen plotësisht me rekomandimin në të gjithë tregjet evropiane ku shumica e Autoriteteve Rregullatore përdorin modele kostosh me qasjen LRIC “të pastër” nga poshtë-lart bazuar në kostot aktuale.10
10 3 shtete kanë aktualisht MTR asimetrike:
- Qiproja është i vetmi vend anëtar i BE-së me MTR asimetrike pork u kjo e fundit është e justifikuar pasi I është dhënë hyrësit të ri në tregun celular (Primetel në 2014) për një periudhë prej 4 vjetësh (deri në 2018).
- MTR-të asimetrike janë të parregulluara. Në fakt, në Zvicër MTR-të nuk janë rregulluar kurrë sepse vlen parimi i rregullimit ex-post. Kështu Autoriteti Rregullues mund të rregullojë vetëm MTR-të sipas ankesave nga një operator për shkelje të ligjit të konkurrencës.
- Turqia është I vetmi shtet që nuk ka konsideruar kurrë futjen e tarifave simetrike pa një arsye të qartë. Duket se draft masat e propozuara të AKEP-it I afrohen praktikës së Rregullatorit Turk në vend të atij të shteteve të BE-së.
|
|
Si u përmend më lart, qasja e AKEP-it ndaj aplikimit të çdo mase rregullatore pa analizat e duhura, udhëzimet përkatëse, studime gjithëpërfshirëse të tregut, lë hapësira për çdo masë abuzive dhe çon në një situatë absurde dhe të rrezikshme për sektorin dhe ekonominë shqiptare në përgjithësi. Nëse AKEP-i nuk ndjek udhëzimet dhe rekomandimet evropiane[10], por e orienton tregun tonë drejt praktikave abuzive jashtë tregut evropian, atëherë ne jo vetëm jemi duke shkelur detyrimet tona ligjore dhe angazhimin si Vend Kandidat për Anëtarësim në Evropë, por po japim edhe mesazhe të forta dekurajuese për investitorët potencialë dhe i largojmë ata aktualë.
Rasti më i fundit i propozimit të zbatimit të tarifave asimetrike ka ndodhur në Sllovaki ku rregullatori sllovak, RU, propozoi në nëntor të 2017 reduktimin e MTR-së në 0.825 eurocent/min si rezultat ishqyrtimit të dytë të modelit të tij LRIC të pastër nga poshtë-lart.
RU propozon gjithashtu vendosjen e një MTR-je asimetrike prej 0.908 Eurocent/min 10% me e lartë për Sëan Mobile, një hyrës i ri me 3.23% të tregut. Sëan Mobile hyri në tregun sllovak në tetor 2015. Që atëherë, ka zbatuar në mënyrë vullnetare MTR-të simetrike me tre MNO (operatorë të rrjeteve celulare) të tjera.
Asimetria në MTR nuk është më e zakonshme në BE. Vetëm Zvicra, Qipro dhe Turqia kanë
MTR asimetrike siç tregohet dhe nga harta dhe shpjegimi përkatës më lart. Rekomandimi i Komisionit Evropian në maj 2009 nuk i lejon autoritetet rregullatore të vendosin një MTR më të lartë për hyrësit e rinj. Në këtë rast, Autoriteti Rregullator duhet të tregojë që hyrësi i ri po operon nën shkallën minimale të efiçencës dhe përballet me kosto shtesë më të larta për njësi, krahasuar me operatorin model dhe që periudha e asimetrisë nuk duhet t’i tejkalojë katër vjetët.
Si BEREC[11], ashtu dhe komisioni, vunë re që RU nuk arriti të justifikojë si duhet dhe objektivisht arsyen pse Sëan Mobile kishte një kosto më të lartë për njësi krahasuar me operatorët e tjerë. Komisioni i rekomandon RU-së zbatimin e MTR-ve simetrike pa vonesë. Përveç kësaj, Komisioni arriti në përfundimin se tarifat e pajustifikuara asimetrike në favor të Sëan Mobile do të shkelnin parimin e mosdiskriminimit[12].
I njëjti qëndrim u mbajt në rastin e Qipros ku, edhe pse lidhej me një hyrës të ri në treg, (Primetel, i cili hyri në treg në 2014) Komisioni theksoi se përpara se të lejoheshin MTR më të larta në krahasim me rivalët e stabilizuar- Autoriteti Rregullator do të duhej të provonte që një hyrës i ri ndeshet realisht me kosto inkrementale më të larta për njësi për shkak të shkallës së tij.
Nga ana tjetër, AKEP-i, pa asnjë lloj analize dhe si rrjedhim pa një justifikim “objektiv”, po propozon zbatimin e asimetrisë (në nivelin 118% krahasuar me 10% e RU) për operatorët e tjerë, kur asnjë nuk është hyrës i ri (Telekom ka qenë në treg për më shumë kohë se Vodafone) dhe pa diferenca objektive kostosh. Edhe nëse në mënyrë absurde do të merrnim parasysh si justifikim pjesën e tregut, ndarja aktuale e tregut është përkatësisht Vodafone 48%, Telekom 33% dhe Albtelecom 14% (tepër e lartë në krahasim me rastin Sllovak). Këto masa janë propozuar pa analizuar zhvillimet e reja në treg pas daljes së Plus Communications dhe shpërndarjen përkatëse të klientëve të tij. Përkundrazi, AKEP-i, në konfuzion të plotë, fut këto masa pa baza konkrete dhe vetëm me justifikimin e pjesëve në treg. Ndërkohë që Komisioni Evropian sapo ka refuzuar futjen e masave të tilla nga RU në favor të Sëan Mobile, i cili është një hyrës i ri dhe me 3% të aksioneve në treg, pasi nuk ka një justifikim të përshtatshëm që e mbështet këtë ndërhyrje ekstreme.
Në shumicën e rasteve, Autoritetet Rregullatore mund të zbatojnë justifikimin objektiv për hyrësit tepër të vonë në vend të pjesëve të tregut, pasi pasojat e diferencave në datat e hyrjes, të cilat janë në shumicën e rasteve jashtë kontrollit të operatorëve, janë më objektive se pjesa në treg dhe në rrethana të caktuara, mund të justifikojnë asimetritë kalimtare. Në fakt, mund të vëzhgohen diferenca në pjesët e tregut midis dy operatorëve edhe nëse nuk ka diferenca në hyrjet në treg (në rastin tonë Vodafone ka hyrë edhe më vonë se Telekom). Në këto raste, faktorë të tjerë të brendshëm (pra nën kontrollin e operatorëve) mund të shpjegojnë këto diferenca në pjesët e tregut, për shembull për shkak të diferencave të efikastitetit të tyre në drejtimin e rrjetit dhe biznesit në përgjithësi.
7. Cili është afati më i arsyeshëm për fillimin e aplikimit të Fazës 1 të MTR-ve të reja?
Siç u tha më sipër, Vodafone është kundër reduktimit të MTR-ve në nivelin e 1.22 Lek/min brenda 2018. Vodafone kërkon që ky reduktim nga 1.48 në 1.22 Lek/min të nisë nga 1 janar 2019 në nivel simetrik. Reduktimi i MTR-ve duke nisur nga 1 janari do të ishte më i natyrshëm dhe në linjë me nivelin mesatar të tarifës së vendeve të BEREC-it të cilat AKEP-i po i përdor si referencë. Vodafone ka qenë gjithnjë kundër çdo lloj reduktimi të ndjeshëm të tarifave të terminimit (pra brenda 2018 në këtë rast) pasi kjo përbën rrezik real për qendrueshmërinë financiare të operatorëve në treg dhe do të ndikonte negativisht në nivelin e investimeve.
Në këtë pjesë, Vodafone kundërshton gjithashtu vlerësimin e impaktit financiar të kryer nga AKEP-i, i cili është tërësisht jorealist. AKEP-i pretendon që ndikimi në kosto është shumë i ulët me një rritje të vogël në nivelin 0.10% lek/min dhe madje një reduktim prej 0.12% lek/min karahasuar me raportin e 2017.
Ndërkohë që nga analiza financiare e kryer nga ana jonë, nëse do të ruheshin të njejtat parametra me vitin 2017 (duke shpërndarë trafikun e operatorti Plus në mënyrë proporcionale te 3 operatorët e tjerë) impakti i llogaritur është afërsisht 5 milionë Euro vetëm për fazën e parë të glide path të propozuar. Në terma financiar shoqëria Vodafone do të pësonte një ulje drastike të të ardhurave në vlerën 2,4 milion Euro dhe rritje të kostove në lidhje me interkoneksionin kombëtar në vlerën 2,6 milion Euro.
Për sa më sipër, analiza mbi impaktin financiar dhe shifrat e permendura nga AKEP në dokument nuk janë të sakta. AKEP shprehet se kosto prej 2.43 leke/minute (sipas MTR të fazës së parë) është më e ulët se kostoja e ponderuar e thirrjeve on-net dhe off-net të vitit 2017 të Vodafone prej 2.55 lek/min sipas MTR të zbatuar në 2017 (6.52 leke/minute për Plus dhe 1.48 lek/min për tre operatorët e tjerë), pra skema e re MTR con në ulje të kostos së thirrjeve të Vodafone me 0.12 leke/min. Arsyetimi mbrapa kësaj llogjike të ndjekur nga AKEP është i gabuar pasi jo vetëm që nuk është kryer një analizë e saktë e tregut me daljen e Plus dhe efektet përkatëse, por dhe shifrat e paraqitura janë të pasakta për arsye se MTR i aplikuar me Plus ka qenë 2.66 dhe jo 6.52. Për më tepër Vodafone nuk ka pranuar asnjëherë aplikimin e asimetrisë me Plus dhe kjo cështje ka qenë objekt konflikti gjyqësor, i cili është zgjidhur dhe anë të një marrëveshje për zgjidhjen e të gjitha konflikteve gjyqësore (“Settlment Agreement”).
Komente të tjera:
Shqipëria ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në 2006 me shtetet anëtare të BE dhe në 2014 ka fituar statusin kandidat. Prandaj, Shqipëria ka marrë angazhime zyrtare për të përafruar kuadrin e saj ligjor me BE-në dhe për të ndjekur praktikën më të mirë të kësaj të fundit.
Megjithatë, këto veprime të AKEP-it shkelin dispozitat kyçe të Marrëveshjes së StabilizimAsociimit, si ato të nenit 71 për konkurrencën “çdo ndihmë shtetërore që shtrembëron ose kërcënon të shtrembërojë konkurrencën duke favorizuar ndërmarrje të caktuara ose produkte të caktuara, është e papajtueshme me zbatimin e duhur të kësaj Marrëveshjeje ". Për më tepër, neni 104 mbi komunikimet elektronike parashikon që "Palët, në veçanti, të forcojnë bashkëpunimin në fushën e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve shoqëruese, me objektivin përfundimtar të miratimit nga Shqipëria të acquis të Komunitetit në këto sektorë një vit pas datës së hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje”. Neni 50 i MSA në paragrafin 2 parashikon se “Palët nuk do të miratojnë asnjë rregullore ose masa të reja që do
të sillnin diskriminim në lidhje me themelimin e ndërmarrjeve të vendeve anëtare të BE ose shqiptare në territorin e tyre ose në lidhje me funksionimin e tyre, pas themelimit, në krahasim me shoqëritë e tyre”.
Në fund, VA dënon këtë trajtim diskriminues nga AKEP-i, ku ky i fundit, me një sjellje totalisht të njëanshme krahasuar me analizën e tregut fiks (por me të njëjtin qëllim, vendosjen e Albtelecom në një pozicion të avantazhuar në mënyrë arbitrare), redukton MTR-të dhe zbaton asimetrinë pa asnjë përllogaritje të bazuar në kosto dhe asnjë justifikim të përshtatshëm objektiv sipas rekomandimit të Komisionit Evropian. Ne vazhdojmë të këmbëngulim, se AKEP-i, si organi rregullator, duhet të jetë i paanshëm në qasjen dhe trajtimin e tij ndaj të gjithë aktorëve në treg dhe qëllimi i tij duhet të jetë promovimi i konkurrencës së drejtë në tregun e komunikimeve elektronike sipas nenit 7 të ligjit. Është e papranueshme që AKEP-i të zbatojë standarde të dyfishta duke favorizuar Albtelecom dhe duke diskriminuar aktorët e tjerë si në tregun e telefonisë fikse dhe asaj celulare, duke shkelur haptazi parimet e mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të operatorëve siç është përcaktuar qartë në kuadrin e zbatueshëm ligjor shqiptar dhe të BE-së.
Në çdo rast, ri-aplikimi i asimetrisë në favor të Albtelecom është në kontrast të plotë me praktikën evropiane dhe legjislacionin e BE-së për një sërë arsyesh:
< >Albtelecom është i vetmi operator I përfshirë në tregun e telekomunikacionit që përfiton nga ndër-subvencionimi midis dy tregjeve fikse dhe mobile në të cilat ai vepron dhe për të cilin AKEP nuk shfaq kurrfarë interesi edhe pse Albtelecom i nënshtrohet ndarjes kontabël; Albtelecom kanjë pozitë të qartë mbizotëruese në tregun e telefonisë fikse duke kaluar 71%; Pjesa e tregut te ardhurave te kombinuara i Albtelecom është mbi 20%; Albtelecom është prezent në tregun shqiptar për një periudhë më të gjatë se konkurrentët e tij. Një shoqëri që vepron prej më shumë se 20 vitesh ne tregun e telekomunikacionit dhe prej 10 vitesh në atë celular, nuk mund të trajtohet nga AKEP-i si një hyrës i ri në asnjë lloj rrethane.
[1] Bottom Up Long-Run Incremental Cost është një model i bazuar në kostot aktuale që reflekton kostot e një operatori eficent
[2] Dokumenti i punës së stafit të Komisionit që shoqëron Rekomandimin e Komisionit në Trajtimin Rregullator të tarifave të Terminimit në telefoninë celulare dhe fikse në BE (shënim shpjegues).
[3] Qëndrimi i Përbashkët i ERG-së mbi simetrinë e tarifave të terminimit të thirrjeve fikse dhe simetrinë e terminimit të thirrjeve mobile
[4] “Rekomandimi i Komisionit Evropian 2009/396/KE datë 7 maj 2009 “Për rregullimin e tarifave të terminimit fikse dhe celulare në BE
[5] I njëjti arsyetim është paraqitur në dokumentin e ERG për qendrimin e përbashkët mbi simetrinë të tarifave të terminimit të thirrjeve fikse dhe celulare
[6] Komisioni pranon se, në raste të caktuara të jashtëzakonshme, një asimetri mund të justifikohet nga diferencat objective të kostove të cilat janë jashtë kontrollit të operatorëve në fjalë, si topologjitë e ndryshme të rrjetit për shkak të përdorimit të brezave specifikë të frekuencave (Case IT/2007/0659).
[7] Komisioni shjegon që “fakti që një MNO ka hyrë më vonë në treg dhe ka si rrjedhim një pjesë më të vogël të tregut mund të justifkiojë tarifa të larta terminimi per një periudhë të kufizuar kalimtare. Vazhdimi i përdorimit të një tarife më të lartë të terminimit nuk do të justifikohej pas një periudhe mjaftueshëm të gjatë për operatorin që t’u përshtatej kushteve të tregut dhe të bëhej efiçent dhe madje mund të dekurajonte operatorët më të vegjël nga zgjerimi i pjesës së tyre të tregut” (Rasti BE/2006/0433, Rasti FR/2006/0461)
[8] Kjo merret parasysh në modelimin e detajuar të autorëve si Peitz (2005), I cili thekson faktin se pavarësisht se tarifat asimetrike të terminimit mund te nxisin hyrjen në treg, ato rezultojnë në një humbje neto të mirëqenies ekonomike dhe reduktojnë incentivat e invenstimit për fimën e stabilizuar. Shihni Peitz, M. “Rregullimi asimetrik i aksesit dhe diskriminimi I çmimit në telekomunikacion”,Universiteti Ndërkombëtar I Gjermanisë, Shkolla e Administrimit të Biznesit, Dokument Pune 28/2005, janar 2005
[9] Valletti, T. “Rregullimi asimetrik I tarifave të terminimit cellular”, Imperial College Londër dhe Universiteti i Romës, dhejtor, 2006
[10] Neni 7 I ligjit nr.9918 datë 19.05.2008, I ndryshuar, parashikon që AKEP merr parasysh rekomandimet përkatëse dhe vendimet e
Komisionit Evropian dhe BEREC-it
Komisionit Evropian dhe BEREC-it
[11] Opinioni i BEREC-it për fazën II të hetimit BoR (17) 251. Rasti SK/2017/2010 Tregu i shumicës për terminimin e thirrjeve zanore në rrjetet individuale celulare (tregu 2) në Sllovaki (masat)
[12] Më datë 24 tetor 2017, Komisioni Evropian dërgoi një letër me dyshime serioze duke hapur një fazë II të hetimit sipas Nenit 7a të Direktivës 2002/21/KE të ndryshuar sipas Direktivës 2009/140/EC