Pyetje te shpeshta

Çfarë është Giga Wi-Fi?
 

Giga Wi-Fi është një router i shpejtë Wi-Fi që mund ta përdorësh për të lundruar në internet nëpërmjet rrjetit celular. Ti mund ta përdorësh routerin kudo në Shqipëri. Gjithçka që të nevojitet është mbulim me rrjet celular nga Vodafone, një lidhje me energji elektrike dhe një pajisje për t’u lidhur me Wi-Fi. Për shembull, një smartphone, tablet, laptop ose kompjuter. Ti nuk ke nevojë për internet kabllor ose për një linjë DSL. Kështu që mund ta përdorësh gjithmonë Giga Wi-Fi kudo që ti dëshiron. Pajisja nuk është e lidhur me një adresë fikse dhe nuk ka asnjë tarifë shtesë.

Tarifat e Vodafone Giga Wi-Fi – cila më përshtatet mua?
 

Tarifat e Giga Wi-Fi janë krijuar për t'ju përshtatur çdo nevoje dhe mundësie. Në momentin e lidhjes së kontratës paguan tarifën e router prej vetëm 1,500 lekësh dhe përfiton internet të shpejtë për 24 muaj duke filluar nga 1,300 lekë/muaj. 
Në çdo rast, pajisja mbetet në pronësi të klientit dhe pas mbarimit të afatit të kontratës.

Si duhet të veproj nëse përfundon sasia prej 500Gb përpara përfundimit të muajit?

Në rast se sasia e GB përfundon përpara përfundimit të muajit, ti do të vazhdosh të përdorësh shërbimin me shpejtësi të reduktuar në 1Mbps. Nëse dëshiron të kesh sërish shpejtësi maksinale, mund të aktivizosh një paketë shtesë interneti me anë të SMS drejt 141 me tekst 50GB. 

Sa përdorues mund të lidhen njëkohësisht me Wi-Fi?

Nëse ti përdor pajsjen Vodafone Giga Wi-Fi, mund të lidhen njëkohësisht deri në 64 përdorues. Përdoruesit ndajne të njëjtin kapacitet shpejtësie. Për këtë arsye, numri i përdorueseve është i lidhur drejtpërdrejt me shpejtësine e ofruar. Një numër i lartë përdoruesish mund të ndikojë në shpejtësine e internetit të ofruar te secili prej tyre.

Për çfarë mund ta përdor Giga Wi-Fi?

Ti mund ta përdorësh Giga Wi-Fi për pothuajse të gjitha llojet e përdorimit të internetit: lundrim në browser, transmetim video, shkarkim ose dërgim skedarësh, transmetim muzikor, bisedë përmes WhatsApp, telefoni video dhe shumë më tepër. Disa aplikacione që kërkojnë një adresë IP publike nuk do të funksionojnë me Giga Wi-Fi. Për shembull disa lojëra konsolë.

A mund ta përdor Giga Wi-Fi në vende të ndryshme?

Po, kjo është e mundur kudo brenda Shqipërisë, pa asnjë tarifë shtesë. Gjithçka që ju nevojitet është mbulimi me rrjet celular Vodafone dhe një lidhje të energjisë elektrike.

Çfarë shpejtësie ofron Giga Wi-Fi?

Giga Wi-Fi vendos standarde të reja për sa i përket shpejtësisë. Me Vodafone GigaNet rrjetin më të mirë celular dhe fiks  të vetmin të certifikuar nga Umlaut per vitin 2022 mund të arrini shpejtësi shkarkimi deri në 1.2Gbit/s dhe kohë vonesë më pak se një milisekondë. Shpejtësia që ju ofrohet është ajo maksimale e zonës në të cilën ndodhesh.

Të lutem prit