Njihuni me Graduates te edicioneve te meparshme

Ina Zekaj

 

Në Tetor të 2015, nëpërmjet Discover Vodafone, Graduate Program u bëra pjesë e skuadrës Vodafone. Fillimisht u pozicionova në Departamentin e Burimeve Njerëzore si Learning & Developing specialist dhe më pas në Departamentin Komercial, në rolin Customer Value Analyst. Gjatë dy viteve të fundit mu dha mundësia të mësoja shumë në prespektiva të ndryshme të kompanisë. Si fillim brenda për brenda kompanisë, duke kuptuar rëndësinë e secilit punonjës dhe sesi ata përshtaten me njeri tjetrin për të arritur një qëllim të caktuar. Në përfundim të Discover Vodafone Program, mora pjesë në Programin Vodafone Columbus, nëpërmjët të cilit fitova mundësinë për tu transferuar në Afrikën e Jugut.

Ina Zekaj

 

Eni Hamza

Kam nisur karrierën time nëpërmjet Discover Vodafone, Graduate Program. Fillimisht jam pozicionuar në Departamentin e Financës, Vodafone Albania. Aktualisht punoj në Vodafone Italia në skuadrën e Management Accounting si analiste e segmentit Enterprise Mobile - merrem me përgatitjen e P&L dhe indikatorëve jo financiar të kësaj njësie. Në këtë pozicion kam shkurtuar kohen e raportimit të rezultateve financiare të njësisë si dhe përmiresuar cilësinë e raportimit të përformancës së produkteve inovative.

Eni Hamza

 

Të lutem prit