Në Vodafone Albania, çdo rol është pjesë e një misioni më të madh, për të krijuar përvoja me kuptim, për të zgjidhur sfida reale dhe për të lidhur komunitete në të gjithë vendin. Qoftë duke udhëhequr transformimin dixhital, mbështetur klientët apo zhvilluar njerëzit dhe kulturën tonë, ndikimi yt ka rëndësi.
Frontline – Marrëdhënia me Klientin
Këto funksione janë zëri dhe fytyra e Vodafone Albania. Ato ndërtojnë besim, ofrojnë zgjidhje të personalizuara dhe sigurojnë që çdo ndërveprim të lërë një përshtypje pozitive. Nga partneritetet me biznese, te këshillimi në dyqane apo mbështetja për klientët, ky sektor është kritik për besnikërinë, të ardhurat dhe reputacionin tonë për ekselencë.
Çfarë do të bëni:
Shitjet për Biznesin: Ndërtoni dhe mbani marrëdhënie të forta me klientë Enterprise dhe SME, duke ofruar produkte dhe zgjidhje të përshtatura për nevojat e tyre.
Retail: Udhëzoni klientët tanë në dyqanet Vodafone me një qasje miqësore dhe të personalizuar, duke siguruar një përvojë të këndshme dhe pa pengesa.
Customer Support: Ofroni asistencë të shpejtë dhe të saktë përmes telefonit, kanaleve dixhitale apo shërbimit në degë, duke zgjidhur kërkesat me efikasitet dhe profesionalizëm.
Pse është emocionuese? Sepse do të jeni në zemër të lidhjes sonë me komunitetin. Nga mbyllja e një marrëveshjeje të rëndësishme B2B, te ndihma për një familje që zgjedh planin e duhur apo zgjidhja e një kërkese në pak minuta, kontributi yt do të ketë ndikim të menjëhershëm dhe të prekshëm çdo ditë.
Funksionet Komerciale
Funksionet komerciale janë motori i rritjes në Vodafone Albania. Ato krijojnë dhe shpërndajnë produktet, shërbimet dhe përvojat që lidhin njerëzit dhe fuqizojnë bizneset. Nga ofertat për konsumatorët, te zgjidhjet dixhitale për kompanitë, këto ekipe sigurojnë që Vodafone të qëndrojë konkurrues, relevant dhe gjithmonë afër klientit.
Çfarë do të bëni:
Consumer: Krijoni oferta për celularë, internet dhe shërbime dixhitale, duke ndërtuar fushata marketingu dhe plane lançimi në bashkëpunim me ekipet e retail-it, digjitalit dhe shërbimit ndaj klientit.
Vodafone Business: Zhvilloni zgjidhje enterprise në fushat e lidhjes, IoT, sigurisë kibernetike dhe cloud-it, në bashkëpunim të ngushtë me klientët B2B dhe ekipet ndërfunksionale.
Përgjegjësi të përbashkëta: Zbatoni strategjinë në treg përmes menaxhimit të portofolit, çmimeve dhe analizës së performancës për të optimizuar rezultatet.
Pse është emocionuese? Sepse do të ndikoni drejtpërdrejt në përditshmërinë e miliona përdoruesve. Çdo produkt që lançohet, çdo fushatë që realizohet, është mundësuar nga puna juaj.
Teknologji & Rrjet
Ky funksion është themeli mbi të cilin Vodafone Albania ofron shërbimet e saj, duke lidhur njerëzit, bizneset dhe komunitetet kudo në vend. Çdo thirrje, çdo mesazh dhe çdo byte të dhënash lëviz falë një infrastrukture të fuqishme dhe të mirëmbajtur.
Çfarë do të bëni:
Projektoni dhe mirëmbani rrjetin fiks dhe celular; siguroni cilësinë e rrjetit përmes monitorimit proaktiv; zbatoni projekte strategjike të inxhinierisë; dhe përmbushni kërkesat e klientëve me shpejtësi dhe saktësi. Do të punoni me teknologjitë më të fundit si 5G, fibër optike dhe IoT.
Pse është emocionuese? Sepse do të ndërtoni shtyllat e së ardhmes dixhitale në Shqipëri. Nga zgjidhja e sfidave teknike te sjellja e shërbimeve të reja në treg, puna juaj do të ketë ndikim të prekshëm në jetën e njerëzve.
Dixhital & IT
Digital & IT fuqizon çdo përvojë që ofrojmë për klientin dhe mbështet operacionet tona të brendshme. Nga ndërtimi i platformave dixhitale te sigurimi i sistemeve dhe të dhënave, ky funksion është katalizator i transformimit.
Çfarë do të bëni:
Zhvilloni dhe përmirësoni aplikacionet, faqet e internetit dhe shërbimet dixhitale të Vodafone .
Operoni sisteme IT të sigurta.
Menaxhoni platformat CRM, faturimit dhe analiza të brendshme.
Krijoni arkitektura moderne IT dhe përdorni analitikën për të përmirësuar vendimmarrjen.
Pse është emocionuese? Sepse do të krijoni platforma që klientët përdorin çdo ditë. Çdo përmirësim që sjellni, çdo sistem që sigurohet, ndikon drejtpërdrejt në përvojën e klientit dhe efikasitetin e brendshëm.
Data & Analytics
Në një botë të lidhur, të dhënat janë një nga asetet më të vlefshme të Vodafone Albania. Ky funksion i transformon numrat në njohuri të dobishme që ndikojnë në strategji, përvoja të personalizuara dhe zgjidhje inovative.
Çfarë do të bëni:
Mblidhni, menaxhoni dhe analizoni të dhëna nga të gjitha funksionet;
Përdorni analiza të avancuara dhe inteligjencë artificiale për të parashikuar trende dhe për të identifikuar mundësi;
Dorëzoni raporte dhe insight-e që nxisin vendimmarrje të zgjuara strategjike.
Pse është emocionuese? Sepse do të zbuloni histori të fshehura në të dhëna, duke ndihmuar në optimizimin e performancës, përmirësimin e përvojës së klientit dhe rritjen komerciale.
Funksionet Mbështetëse Strategjike
Funksionet Mbështetëse Strategjike sigurojnë që njerëzit tanë të jenë të suksesshëm, financat të jenë të qëndrueshme dhe veprimet tona të udhëhiqen nga integriteti. Nga zhvillimi i talenteve, te menaxhimi i riskut ligjor dhe reputacionit, këto ekipe janë thelbësore për suksesin tonë.
People & Culture (HR): Mbështesni gjithë përvojën e punonjësit, nga rekrutimi te zhvillimi i karrierës dhe përfshirja kulturore.
Finance: Siguroni transparencë financiare, menaxhoni buxhete dhe nxitni vendime që balancojnë rritjen me efikasitetin.
Legal & External Affairs: Siguroni përputhshmëri me legjislacionin shqiptar dhe të BE-së, menaxhoni kontrata dhe përfaqësoni interesat e kompanisë në forume zyrtare.
Bashkëpunim ndërfunksional: Mbështesni projekte strategjike, menaxhoni riskun dhe mundësoni suksesin e biznesit.
Pse është emocionuese? Sepse do të luani një rol kyç në mënyrën se si operon Vodafone Albania dhe si perceptohet brenda dhe jashtë saj.
Lidership & Menaxhim Strategjik
Lidershipi i fortë dhe menaxhimi strategjik sigurojnë që Vodafone Albania të ecë përpara në një industri që ndryshon me ritme të larta. Kjo strukturë vendos vizionin, udhëheq transformimin dhe garanton që ekipet të dorëzojnë rezultate në përputhje me vlerat tona SPIRIT.
Çfarë do të bëni:
Drejtoni ekipe, vendosni strategji, menaxhoni projekte ndërfunksionale dhe sigurohuni që nismat të realizohen me sukses. Frymëzoni, motivoni dhe ndërtoni ekipe të fuqishme që sjellin rezultate të prekshme.
Pse është emocionuese? Sepse do të ndikoni drejtpërdrejt në të ardhmen e kompanisë. Nga udhëheqja e një transformimi madhor, te lançimi i një shërbimi inovativ, puna juaj do të jetë reflektimi i zhvillimit dhe suksesit të Vodafone Albania.