Kodimi po bëhet një nga aftësitë më të kërkuara në shumë industri, ndaj bizneset tashmë bazohen në kodimin kompjuterik.
Vodafone Albania kontribuon në fuqizimin e vajzave duke zhvilluar aftësitë e tyre në teknologji. Programi #codelikeagirl, synon rritjen e përqindjes së vajzave talente të cilat kanë pasion teknologjinë, programimin dhe krijimin e faqeve WEB.
Vodafone Albania përmes këtij programi zhvillon trajnim kodimi, 5-ditor, të çertifikuar dhe të përshtatshëm për grupmoshat 15-19, pavarësisht aftësive të tyre. Ky trajnim ofron informacion të përgjithshëm për gjuhën kompjuterike dhe zhvillimin e programeve, duke përfshirë html,CSS, GitHub dhe Bootstrap. Në fund të tij, të rejat do të mund të të krijojnë një Website personal. Vodafone do të bashkëpunojë me shkollat e mesme në rang kombëtar.
