A mund të përpiqemi për një mjedis me ajër më të pastër?
Së bashku, ne po punojmë për të bërë sportet motorike më të qëndrueshme.
Vodafone është Partneri zyrtar i komunikimit i Porsche Motorsport në Kampionatin ABB FIA Formula E, seria e parë ndërkombëtare e garave me një pilot, në të cilën makinat plotësisht elektrike garojnë me më shumë se 200 km /orë në disa nga qytetet kryesore në të katër kontinentet.
Pjesëmarrësit tanë në Formula E na mundësojnë ne që të testojmë dhe të zhvillojmë teknologji të rëndësishme për rrugët dhe zgjidhje të qëndrueshme për udhëtimet në partneritet me Porsche. Ne po punojmë gjithashtu që të përmirësojmë dizajnin e mjeteve elektrike, si dhe rritjen dhe dixhitalizimin e eksperiencës së drejtimit të makinës për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Së bashku, qëllimi ynë është të shtyjmë kufijtë e lëvizshmërisë elektrike dhe të zvogëlojmë ndikimin tonë në planet.