Vodafone PASS
Vodafone PASS
Çfarë është Vodafone PASS?
Vodafone Pass përfshin biseda text, komunikime zanore si edhe të gjitha përdorimet e aplikacionit (postim, shikim i videos, komentim etj.) përmes aplikacioneve WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook, Instagram , Pinterest dhe Vodafone Call +.
Sa kushton Vodafone PASS?
Vodafone PASS, i cili përmban 10GB, do të ofrohet FALAS me paketën 30 ditore Vodafone Z.
Si mund ta aktivizoj Vodafone Pass?
Ju mund të aktivizoni Vodafone Pass sa herë që aktivizoni paketat 4 javore në çdo dyqan Vodafone.
Si tarifohem nëse klikoj në një link brenda aplikacioneve të përfshira në Vodafone Pass?
Nëse ju klikoni në një link që del jashtë aplikacioneve WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook, Instagram , Pinterest dhe Vodafone Call +, MB do të konsumohen nga MB e paketës 4-javore.
Për shembull, nëse ju keni Vodafone PASS dhe klikoni një artikull në Facebook, MB do të do të konsumohen nga MB e paketës tuaj 4-javore. Nëse MB e paketës tuaj 4-javore kanë përfunduar, ju do të tarifoheni me çmimet standarde të internetit.
Nëse ju keni Vodafone PASS dhe hapni një video në Facebook, MB e përdorura për të parë videon do të konsumohen nga Vodafone PASS.
Çfarë ndodh nëse kam konsumuar MB e ofertave mujore?
Nëse MB e paketave mujore kanë përfunduar, ju do mund të përdorni vetëm aplikacionet e përfshira në Vodafone PASS.
A është e vlefshme oferta jashtë vendit?
Paketat standarde 4-javore si edhe paketa 10GB Vodafone PASS nuk janë të vlefshme në roaming. Për të përdorur numrin tuaj jashtë vendit, vizitoni vodafone.al/roaming për të zgjedhur paketën roaming më të përshtatshme për ju.
A është optimizuar përmbajtja?
Përmbajtja e video-ve mund të optimizohet nëpërmjet aplikacioneve. Nga ana e Vodafone nuk do të realizohen optimizime.
A do të ndryshojë përmbajtja e ofertës?
Qëllimi i Vodafone është që të përfshijë në ofertë të gjitha aplikacionet më të përdorura nga klientët. Gjithsesi, partneret tanë mund të zgjedhin që të përjashtojnë aplikacionet e tyre nga oferta. Të gjithë përdoruesit do të njoftohen nëse ndryshime të tilla do të ndodhin.