Bllokim/Zhbllokim telefonatash

Transferimi i thirrjes në sekretarinë telefonike ose në një numër tjetër

Ju informoheni nëpërmjet një mesazhi zanor . Personi që ju telefonon paguan për telefonatën tek numri juaj Vodafone, kurse ju paguani telefonatën nga numri juaj tek numri në të cilin është transferuar thirrja.

**61*06x135xxxxxxx Transfero thirrjen në sekretarinë telefonike kur nuk e dëgjon 20 sekondat e para
##61#  Çaktivizo transferimin në sekretarinë telefonike kur nuk e dëgjon 20 sekondat e para
**62*06x135xxxxxxx Transfero thirrjen në sekretarinë telefonike kur ndodhesh jashtë zonës së mbulimit ose ke fikur telefonin
##62#  Çaktivizo transferimin e thirrjes në sekretarinë telefonike kur ndodhesh jashtë zonës së mbulimit ose ke fikur telefonin
**67*06x135xxxxxxx Transfero thirrjen në sekretarinë telefonike kur telefoni del i zënë
##67#  Çaktivizo transferimin e thirrjeve në sekretarinë telefonike kur telefoni del i zënë
**21*06x135xxxxxxx Transfero të gjitha thirrjet drejt sekretarisë telefonike ose drejt një numri tjetër
##21#  Çaktivizo transferimin e thirrjeve drejt sekretarisë telefonike ose drejt një numri tjetër
##002#  Çaktivizo të gjitha transferimet aktive

Bllokimi i telefonatave & SMS

Nëse dëshironi, mund të bllokoni telefonatat nga dhe drejt telefonit tuaj celular nëpërmjet shërbimit të bllokimit të telefonatave. Ky shërbim ofrohet falas nga Vodafone.

Për të gjithë abonentët e Vodafone kodi fillestar është i njëjtë, 1234.

Ju mund të ndryshoni kodin e mësipërm duke formuar:
** 03 * * kodi i vjetër * kodi i ri i bllokimit * kodi i ri i bllokimit # OK

*33*1234 Aktivizo bllokimin e thirrjeve dalëse
#33*1234 Çaktivizo bllokimin e thirrjeve dalëse
*35*1234 Aktivizo bllokimin e thirrjeve hyrëse
#35*1234 Çaktivizo bllokimin e thirrjeve hyrëse
*331*1234 Aktivizo bllokimin e thirrjeve dalëse ndërkombëtare
#331*1234 Çaktivizo bllokimin e thirrjeve dalëse ndërkombëtare
*351*1234 Aktivizo bllokimin e thirrjeve hyrëse në roaming
#351*1234 Çaktivizo bllokimin e thirrjeve hyrëse në roaming
*33*1234*16 Aktivizo bllokimin e mesazheve dalëse
#33*1234*16 Çaktivizo bllokimin e mesazheve dalëse
*35*1234*16 Aktivizo bllokimin e mesazheve hyrëse
#35*1234*16 Çaktivizo bllokimin e mesazheve hyrëse
#330*1234*16 Hiq të gjitha bllokimet e mundshme

Lënia e telefonatës në pritje

Vënia e telefonatës në pritje ju lejon që telefonuesi "të presë" në linjë ndërkohë që ju mund të kryeni një telefonatë tjetër.

*43 Për të aktivizuar vënien e telefonatës në pritje
#43 Për të çaktivizuar vënien e telefonatës në pritje
*#43 Për të kontrolluar nëse shërbimi është aktiv
Të lutem prit