Internet në Shtëpi & TV
Internet në Shtëpi & TV
Në zonën ku unë jetoj, nuk ka dyqan Vodafone. Ku mund ti kryej pagesat për kontratën time për shërbimet fikse?
Pagesat mund ti kryesh online me një llogari PayPal apo një kartë krediti/debiti active. Të duhet edhe një adresë emaili aktive e lidhur me llogarinë apo kartën e bankës.
Paguaj për pajisjet?
Duhet të paguash një shumë të caktuar, në formën e garancisë. Depozita të rikthehet në rast të shkëputjes së marrëdhënies dhe kthimit të pajisjes në kushte optimale teknike. Paisjet duhet ti ruash nga dëmtimet fizike, kushtet atmosferike, rryma elektrike, ndërhyrje nga persona të paautorizuar. Në çdo rast që keni problem duhet të njoftoni suportin teknik. Në fund të kontratës pajisjet duhet të dorëzohen për të marrë vlerën e garancisë.
Kur duhet të paguaj faturën fiks?
Faturën mund ta paguash për më shumë se një muaj dhe çdo ditë që dëshiron, por 10 ditë përpara datës së përfundimit të shërbimit. Pagesa mban datë fikse dhe hyn në fuqi në datën e fillimit të shërbimit fiks.
Aktualisht njoftohem nga Vodafone nëse më mbaron paketa apo kur fatura është gati. Po për linjën fiks?
Edhe për fiks do të njoftohesh nga Vodafone 5 ditë, 2 ditë para dhe ditën e fundit kur të mbaron paketa respektive gjithashtu edhe në momentin që riaktivizohet paketa.
Cfarë ndodh nëse nuk paguan në kohë?
Nëse nuk paguan në kohë ofruesit të shërbimit i lind e drejta për ndërprerjen e shërbimit. Shërbimi hapet kur paguan por data e pagesës nuk ndikon në pagesën mujore ciklike. Psh: Data e ofrimit shërbimit 12 Shkurt. Pagesa duhet të kryhet deri më datë 12 Mars, pra shërbimi bllokohet në 12, nëse paguan në 17 Mars, shërbimi do të hapet dhe pagesa është e vlefshme deri më datë 12 Prill.
Nëse kërkoj të largohem para afatit 12/ 24 muaj, çfarë penalitetesh kam?
Penaliteti për kontratat 12 mujore është 5000 lekë, 24 mujore është 10,000 lekë.
Mund të paguaj shërbimet fiks në të njëjtën bankë që paguaj Vodafone?
Po. Mund të paguash faturat në të gjitha bankat që paguani faturën e Vodafone si dhe mund të paguash edhe për një numër tjetër.
Ju thoni që instalimi kryhet brenda 48 orëve, kur më fillon detyrimi sot që po nënshkruaj kontratën apo kur të më vijë sinjali?
Detyrimi fillon kur vjen sinjali.
Mundem ta bëj kontratën në Vlorë nëse jetoj në Tiranë?
Jo, ofertat janë të personalizuara dhe si kontrata dhe instalimi duhet të kryhen në qytetin që jetoni.
A mund të paguajë dikush tjetër në emrin tim?
Po, mund të paguajë kushdo vetëm duke dhënë emrin e nënshkruesit të kontratës dhe adresën e saktë.
A mund të ndryshoj kontratën në mes të periudhës së validitetit?
Nuk mund të ndryshosh/shkurtosh kohëzgjatjen e kontratës por mund të rinovosh nëse dëshiron dhe të përftosh nga Family ose mund të firmosësh për një shpejtësi më të lartë.
Mund të ndryshoj adresë dhe të mbaj të njëjtën paketë/kontratë?
Mundesh të mbash të njëjtën kontratë/pajisje. Kosto për këtë shërbim është 1000 lekë . Vizito dyqanin më të afërt Vodafone për të plotësuar kërkesën.
Si mund të aktivizoj internet/TV për një kohëzgjatje të caktuar për më shumë se një muaj? Cili është procesi dhe afatet?
Ne ofrojmë kontrata me kohëzgjatje 12 për Digitalb dhe 24 mujore për sherbimin internet fiks.
Mjafton një kartë identiteti dhe të firmosësh kontratën që do të dorëzohet nga përfaqësuesi i Vodafone
Shërbimi aktivizohet dhe instalohet brenda 48 orëve.
Mjafton një kartë identiteti dhe të firmosësh kontratën që do të dorëzohet nga përfaqësuesi i Vodafone
Shërbimi aktivizohet dhe instalohet brenda 48 orëve.
A mund të kaloj kontratën në një emër tjetër?
Po, mundesh. Duhet të bësh një kërkesë si dhe personi ku do të kalojë kontrata duhet të firmosë kontratën me kohëzgjatje 2 vjeçare. Nuk ka penalitet për nënshkruesin e kontratës fillestare.
Në cilën bankë mund të paguaj?
Shiko këtu bankën ku mund të paguash.
Mund të paguaj shërbimet fiks në të njëjtën bankë që paguaj Vodafone?
Po. Mund të paguash faturat në të gjitha bankat që paguan faturën e Vodafone me përjashtim të: Credit Agricole, National Bank of Greece dhe Credins Bank.
Si mund të paguaj online?
Po, mund të paguash me kartë debiti ose krediti Visa dhe Master card në (link), vendos numrin e kartes së identitetit dhe ndiq hap pas hapi procesin.
A mund të verifikoj kontratat, historitë e pagesave, porosive online?
Po, mundesh në vodafone.al (Self services link)
Kam paguar, por nuk më është hapur shërbimi.
Ju kërkojmë ndjesë. Mund të shpjegosh rastin dhe të dërgosh mandatin e pagesës në Whatsapp ose tek email nakontaktoni@vodafone.com dhe përfaqësuesit e Vodafone do të të ndihmojnë.