Internet në Shtëpi
Internet në Shtëpi
Internet SpeedTest - Vodafone Albania
Ju mund të kontrolloni shpejtësinë e internetit nëpërmjet linkut të speedtest, duke klikuar këtu.
Përse nuk kam internet?
- Sigurohu që paketa është aktive
- Sigurohu që modemi të jetë i ndezur
- Të jesh i lidhur me WiFi ose fishë me modemin
- Fik-ndiz pajisjen
- Provo në një prizë tjetër
- Vendos saktë fjalëkalimin WIFI
Përse nuk ndizet pajisja?
Kontrollo nëse ushqyesi i pajisjes/modemit është në prizë.
Si mund të ndryshoj pass të wifi?
- Akseso pajisjen/ Modem, Router në browser: https://192.168.x.y
- Plotëso username& password admin/admin.
- Zgjidh WLAN në ndërfaqen e pajisjes.
- Plotëso fushën SSID name dhe Passphrase key wpa/wpa2 pastaj click apply - OK
Si mund të heq pass të wifi?
- Akseso pajisjen/ Modem, Router në browser: https://192.168.x.y
- Plotëso të dhënat user/user.
- Zgjidh WLAN në ndërfaqen e pajisjes.
- Bëj disable Passphrase, click Apply-OK
Përse nuk ndizet pajisja?
Provo në një prizë tjetër dhe kontrollo celësin on/off pas modemit. Nëse të gjitha janë si duhet, atëhere duhet të kontrollosh pajisjen dhe ushqyesin në dyqanin Vodafone.
Përse pulsojnë dritat e pajisjes?
- Fik-Ndiz modemin
- Sigurohu të jetë i vendosur fisha e sinjalit pas modemit
Përse nuk lidhem dot me wireless?
- Sigurohu që vendos fjalëkalimin wifi saktë
- Fik-Ndiz wireless si dhe Modemin
Përse nuk më shfaqet emri i Wireless?
- Sigurohu të jesh pranë modemit
Përse më shfaqet kryq i kuq ose ! e verdhë në ekran dhe nuk kam internet?
- Kontrollo nëse fisha Ether-Lan është i lidhur me modemin
- Provo me një fishë tjetër ose pajisje tjetër lidhjen me LAN
Përse më shfaqet ! e verdhë në ekran dhe nuk kam internet?
Shenja e verdhë shfaqet nëse lidhja fizike kabëll PC-Switch LAN është në rregull, por Routeri/Modemi mbrapa switch është i ndezur lidhur me njëri-tjetrin, DHCP server në modem-router ështe jo-aktiv, si dhe nëse konfigurimi i TCP/IP nuk është i saktë.
Përse më shfaqet ! tek valët e wireless?
- Simboli ! në valët e wifi shfaqet kur ka mungesë aksesi në internet
- Provo Fik-Ndiz të pajisjeve
- Përse kam shkëputje të shpeshta të shërbimit të internetit?
- Provo Fik –Ndiz të pjaisjeve dhe nëse sërish ka problem, kontaktoni +35569140 ose Whatsapp
Përse nuk kam valë mjaftueshëm në distancë?
Rrezja e përhapjes së sinjalit është 45m dhe lidhja e internet optimale funksionon për 4 pajisje njëkohësisht.
Gjithsesi për një cilësi më të mirë:
Gjithsesi për një cilësi më të mirë:
- Vendos modemin wireless në pozicion vertikal për mbulim më të mirë wifi
- Shmang afërsinë me pajisije të tjera si mikrovalë, workstation, etj.