Vodafone Connected Watch

Connected by Vodafone

Vodafone Connected Watch përmes dy modeleve të orave ofron një eksperiencë unike të kujdesit prindëror. Klientët Vodafone do të mund të monitorojnë vendndodhjen e fëmijës së tyre kudo dhe në çdo kohë, thirrje telefonike midis tyre, shkëmbim mesazhesh dhe funksione të tjera argëtuese.

Watch Functions:

Ekran me prekje, WiFi, Koha e karikimit më e vogël se 1 orë, Bluetooth.
Ora TCL Move është Rezistente ndaj ujit.


 Funksionet e orës:

Funksionet e aplikacionit:

Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play dhe Appstore, duke kërkuar ‘Vodafone Connected Watch’ ose ‘TCL Move’ në varësi të modelit të orës.

Aplikacioni mundëson një komunikim të sigurt të fëmijës me personat e lejuar nga prindi duke vendosur një listë numrash të paracaktuar me të cilët fëmija duhet të komunikojë.

Si funksionon karta SIM Vodafone e vendosur në orën e fëmijës?

Kur prindi është klient me parapagesë:

  • Fëmija komunikon për 6 muaj rrjesht me njësitë e paketës së prindit përmes shërbimit ‘all shared’.
  • Pas 6 muajsh prindi ri-aktivizon shërbimin ‘all shared’ me një tarifë 1200 Lekë/për 6 muaj.

Kur prindi është klient me kontratë:

  • Çdo muaj numri i fëmijës ka një paketë automatikisht të aktivizuar e cila përmban 100 MB, 100 SMS, 100 min kombëtare, të mjaftueshme për konsumin e orës.
  • Ky shërbim kushton 200 ALL në muaj i cili i faturohet tek numri të prindit me kontratë.

 

Hapat e instalimit të Vodafone Connected Watch

  1. Në dyqan ju do të asistoheni të hiqni kodin PIN përpara se ta vendosni atë tek ora.
  2. Karta SIM vendoset tek ora.
  3. Mbajeni të shtypur butonin e ndezjes, derisa të shfaqet një mesazh që ju uron mirëseardhjen
  4. Prindi duhet ta Instalojë aplikacionin ‘Vodafone Connected Watch’ ose ‘TCL Move’ në varësi të modelit të orës së përzgjedhur.
  5. Prindi hap aplikacionin dhe krjon profilin duke plotësuar të gjithë të dhënat e kërkuara si emri i përdoruesit, fjalëkalimin, nr. Telefonit, ID e orës. Shënim: ID-në e orës e gjeni në pjesën e jashtme të kutisë së orës.
  6. Kujdes: Që të realizohet me sukses lidhja e aplikacionit me orën duhet të siguroheni që ora është e ndezur dhe e lidhur me internetin.

Guidë e shpejtë përdorimi

  1. Shkarkoni këtu udhëzuesin e orës Vodafone Connected Watch
  2. Shkarkoni këtu udhëzuesin e orës TCL Move

 

 

Përdorimi i sigurtë i orës "Connected Watch"

  • Mbajeni Orën vetëm në kyçin e dorës.
  • Mbani Orën larg nga veshi juaj. Ora mund të lëshojë tinguj me volum të lartë.
  • Mbajeni Orën larg nga simuluesit kardiakë dhe nga pajisje të tjera mjekësore.
  • Asnjëherë mos e përdroni Orën në temperatura nën 0°C ose më të larta se 40°C. Përdorni Orën vetëm në temperaturat midis 0° dhe 40°C. Ekspozimi i Orës në temperatura më të ulëta ose më të larta se ato të sugjeruara më sipër mund të dëmtojë Orën ose shëndetin tuaj.
  • Mos e ekspozoni Orën në rrezet e drejtpërdrejta të diellit për periudha të gjata kohore.
  • Mos e ekspozoni Orën në nxehtësi, respektivisht mos e ngrohni atë.
  • Mos e hidhni, gërvishni apo braktisni Orën. Ora NUK ËSHTË rezistente ndaj goditjeve!
  • Gjithmonë pastroni Orën me një leckë të pastër dhe të thatë.
  • Mos lejoni që Ora ose ndonjë nga përbërësit e saj (përfshirë edhe baterinë e saj) të laget. Mos notoni me të, mos e përdorni nën ujë! Mos e përdorni orën nëse është lagur. Ora NUK ËSHTË e papërshkueshme nga uji!
  • Mos përdorni produkte pastrimi apo kimikate. Preparatet kimike mund të dëmtojnë Orën!
  • Mos e vendosni Orën direkt në rërë (në plazh, në shesh lojërash etj.).
  • Mbajeni Orën larg fëmijëve nën moshën 4 vjeçare.
  • Në rast se fëmija juaj thyen aksidentalisht Orën, mblidhni pjesët dhe mos lejoni fëmijën tuaj të gëlltisë ndonjëren prej tyre. Pjesët e vogla mund të shkaktojnë lëndime personale.
  • Mbajeni orën larg kafshëve shtëpiake.
  • Mos e mbani orën të vendosur kur jeni duke fjetur.
  • Mos e karikoni Orën për më shumë se 3 (tre orë). Gjithmonë hiqeni karikuesin nga priza pasi ora të jetë karikuar plotësisht.
  • Mos lejoni që fëmijët të karikojnë baterinë pa mbikëqyrje nga dikush më i rritur.
  • Është rreptësisht e ndaluar të karikoni Orën ose të vendosni kabllon për karikim kur Ora është ende në dorë! Ashtu sikurse shumë pajisje të tjera elektronike, Ora gjeneron ngrohje për gjatë kohës që është duke u karikuar.
  • Mos e lidhni Orën me kabllo USB apo karikues i cili është i dëmtuar.
  • Mos e ndryshoni baterinë. Përdorimi i parregullt i baterisë mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
  • Mos tentoni të modifikoni konstruktin e baterisë dhe/ose komponentët e pajisjes (Duke përfshirë edhe baterinë).
  • Mos e hapni, goditni dhe shpërbëni orën ose pjesët e saj (në veçanti mbështjellësin e pasëm).
  • Mos e dëmtoni integritetin e kabllos USB. Mos e prisni, prishni, thyeni, kafshoni apo shpërbëni atë.
  • Në vendet ku kërkohet përdorimi i pajisjeve në airplane mode, Ora duhet të kalohet në këtë gjendje me anë të Aplikacionit.
  • Gjatë drejtimit të makinës, mos u shpërqëndroni nga Pajisja ose Aplikacioni. Drejtimi e makinës është prioriteti juaj në atë moment!
  • Produkti nuk është testuar për të gjitha alergjitë. Në rast të ndonjë alergjie ndaj plastikës dhe/ose metaleve, si dhe ndjeshmërisë së lëkurës, Ora nuk duhet të përdoret.
  • Shmangni kontaktin me magnet.
  • Mos e hidhni Orën ose ndonjë nga komponetët e saj në zjarr.

 

 

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme të përdorimit të Vodafone Connected Watch

PËRMBAJTJA:

I. TË DHËNA MBI TREGTARIN
II. PËRKUFIZIME
III. KUSHTE TË PËRGJITHSHME
IV. PAJISJA (MyKi )
V. APLIKACIONI CELULAR (MyKi)
VI. TË DHËNA PERSONALE
VII. GARANCIA
VIII. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PËRDORUESIT
IX. PRONËSIA INTELKTUALE
X. TË NDRYSHME

I. TË DHËNA MBI TREGTARIN

Neni 1 Produktet - pajisjet e gjurmimit e markës MyKi, përfshirë aplikacionet celulare të markës MyKi, të aksesueshme pa pagesë në Google Play dhe AppStore janë produkte të ALLTERCO ROBOTICS EOOD, e regjistruar në Regjistrin Tregtar në Agjencinë e Regjistrimit me seli LIGJORE në qytetin e Sofjes, Nr. 103, Blv. Cherni Vrah , të dhënat e kontaktit: : +359 2 957 12 47  dhe support@myki.com. Këto Kushte të Përgjithshme nuk vlejnë për produktet e markës MyKi të cilat nuk përfaqësojnë pajisje gjurmimi.

Neni 2 Të dhënat e kontaktit me Vodafone Albania

• www.vodafone.al
• 140 Klient me parapagesë
• 149 Klient me kontratë
• e-mail: nakontaktoni@vodafone.com

II. PËRKUFIZIME

Neni 3: Të gjithë termat e përdorur në këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme, pavarësisht nëse janë në njëjës apo në shumës, kanë kuptimin e shprehur këtu:

1. Pajisja –pajisje ndërvepruese gjurmimi e markës “MyKi™”, e cila pas instalimit të një karte SIM të ofruesit të shërbimeve të telekomunikacionit dhe çiftimit me një pajisje celulare në të cilën është instaluar aplikacioni celular MyKi, mundëson gjurmimin e vendndodhjes së vetë pajisjes.

2. Aplikacion celular – aplikacion celular i quajtur MyKi me sisteme operative Android dhe iOS, i disponueshëm për shkarkim dhe instalim pa pagesë në “Google Play” dhe “AppStore” që mundëson një lidhje me Pajisjen MyKi.

3. Përdorues – Përdorues i produkteve dhe shërbimeve me emrin “MyKi™”– një abonent i një operatori celular, si përdoruesi i Aplikacionit Celular MyKi dhe personi që përdor Pajisjen MyKi.

4. Faqja e internetit – i referohet https://myki.watch dhe nënfaqeve të saj

5. Produktet dhe shërbimet MyKi – pajisje inteligjente me emrin “MyKi™” në të gjitha modelet dhe modifikimet, së bashku me pajisje dhe shërbime për mirëmbajtje, si dhe të gjitha shërbimet që mund të arrihen përmes faqes së internetit https://myki.ëatch.com/ dhe/ose Aplikacioni Celular MyKi (përfshirë të gjitha versionet e tij dhe rregullimet).

6. (E re, në fuqi që nga 21 gusht 2017) Përditësimi i pajisjes – një shërbim për përmirësimin e një trupi dhe një baterie të një Pajisjeje që synon zgjatjen e jetës së dobishme të Pajisjes, ku Përdoruesi zgjedh elementet që do të përmirësohen dhe dërgon Pajisjen në një dyqan riparimi të ALLTERCO-s për të bërë përditësimin.

III. KUSHTE DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME

Neni 4 Këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet ALLTERCO ROBOTICS EOOD (në vazhdim referuar si: ALLTERCO) dhe çdo Përdoruesi të produkteve dhe shërbimeve nën emrin “MyKi ™”, në lidhje me blerjen e tyre, duke përfshirë përdorimin e aplikacionit celular MyKi dhe/ose faqes së internetit myki.watch dhe shërbimet e ofruara përmes tyre.

Neni 5 (1) Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme janë të detyrueshme për të gjithë përdoruesit e faqes së internetit/ pajisjes dhe aplikacionit celular, si dhe të gjitha produktet dhe shërbimet e tjera “MyKi ™”.

(

2) Duke hyrë në faqen e internetit, blerjen e produkteve dhe/ose shërbimeve, aktivizimin e Pajisjes, duke përfshirë shkarkimin dhe/ose instalimin e Aplikacionit Celular, PËRDORUESI deklaron se ai/ajo është në dijeni, pranon dhe është i/e detyruar t’u përmbahet këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme. PËRDORUESI është gjithashtu i/e detyruar të përmbushë të gjitha kushtet e tjera të imponuara nga Bashkimi Evropian dhe legjislacioni i Republikës së Shqipërisë në fuqi edhe nëse nuk përmenden në këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme.

Neni 6 (1) Çdo përdorim i Faqes së internetit dhe/ose Pajisjes dhe/ose Aplikacionit Celular dhe/ose mallrave dhe/ose shërbimeve të tjera “MyKi ™” nënkupton që Përdoruesi: (a) është njohur me kujdes me këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme dhe b) ka pranuar të pajtohet me to pa kushte.

(2) ALLTERCO nuk mban përgjegjësi nëse PËRDORUESI nuk është njohur me këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme. ALLTERCO nuk mban përgjegjësi për dëme, humbje dhe shkelje të kushteve të garancisë që ndodhin si pasojë e mospajtimit nga ana e përdoruesit me dispozitat e këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme dhe ligjit në fuqi.

Neni 7 Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme nga ALLTERCO në çdo kohë sipas diskrecionit të tij ose nëpërmjet një akti ligjor efektiv, pa një njoftim paraprak të qartë për Përdoruesit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë dhe janë të detyrueshme për të gjithë përdoruesit, që nga data e publikimit të tyre në faqen e internetit. Është e mundur që ndryshimet të kenë një efekt prapaveprues për sa u përket porosive që tashmë janë dorëzuar dhe konfirmuar.

Neni 8 Të gjitha imazhet e vendosura në faqen e internetit synojnë vetëm krijimin e një ideje të caktuar të llojit të Produkteve/Shërbimeve, dhe jo përfaqësimin e tyre në mënyrë korrekte. Prandaj, është e mundur që disa nga imazhet në faqen e internetit (imazhe statike/dinamike/prezantime multimediale/ të tjera) mund të mos përputhen me pamjen e pajisjes përkatëse. ALLTERCO nuk mban përgjegjësi për këto lloj mospërputhjesh.

Neni 9 Duke pasur parasysh gabimet e mundshme teknike ose mangësitë në informacionin e publikuar në faqen e internetit, ALLTERCO sqaron se imazhet e produkteve janë të natyrës informative dhe treguese, përkatësisht produktet e dorëzuara mund të ndryshojnë nga imazhet, për shkak të një ndryshimi në karakteristikat ose dizajnin e tyre.

Neni 10 Karakteristikat ose çmimet e produkteve të përshkruara në faqen e internetit mund të ndryshohen nga ALLTERCO në çdo kohë dhe mund të përmbajnë gabime.

Neni 11 Të gjitha Produktet/Shërbimet, duke përfshirë ato në promocion/të zbritura, shiten dhe dorëzohen deri në fund të stokut edhe nëse kjo nuk është e shprehur në mënyrë të qartë në faqen e internetit.

Neni 12 Faqja e internetit mund të përmbajë reklama të publikuara ose informacione promovuese për Produktet dhe Shërbimet e ALLTERCO-s ose partnerëve të saj për një periudhë të caktuar kohe, si dhe informacion në lidhje me stokun në dispozicion.

IV. PAJISJA (MyKi)

Neni 13 (1) Pajisja ofrohet në modele të ndryshme dhe shoqërohet me një kabllo karikimi, manual udhëzimi, kartë garancie.

(2) Pajisja ofrohet:

1. Me një kartë SIM të një operatori celular sipas kushteve të një plani abonimi, në përputhje me politikën tregtare të operatorit përkatës.

Neni 14 Pajisja ofron/përmban funksione të integruara, një pjesë e të cilave janë të aksesueshme nëpërmjet aplikacionit Myki, të përshkruara në mënyrë të hollësishme në dokumentacionin bashkangjitur në paketën e Produktit. Këto funksione mund të ndryshojnë, në lidhje me disponueshmërinë e tyre dhe parametrat e tyre specifik, në varësi të modelit specifik të pajisjes:

1. Vendndodhja – përmban informacion rreth vendndodhjes fizike të pajisjes.

2. Historiku i vendndodhjes – përmban informacion në lidhje me vendndodhjen fizike të pajisjes për një periudhë të caktuar në të shkuarën.

3. Mesazhe me tekst –informacioni i disponueshëm përmes Pajisjes për të gjitha mesazhet me tekst të palexuara në të. Informacioni është i disponueshëm nëpërmjet Aplikacionit Celular për të gjitha mesazhet me tekst dalëse, si dhe mesazhet zanore hyrëse nga Pajisja për një periudhë në të shkuarën.

4. Numëratori telefonik – përmban numrat e telefonit që futen nga Përdoruesi, për të cilat përcaktohet një emër dhe një numër, drejt të cilit pajisja mund të bëjë thirrje dalëse. Numrat nga numëratori telefonik mund të futen, ndryshohen dhe fshihen vetëm përmes Aplikacionit Celular.

5. Numra “SOS” – lejon Përdoruesin e Aplikacionit Celular të përcaktojë numrat, të cilat mund të kryejnë thirrje hyrëse/dalëse nga/drejt Pajisjes. Për qëllime të aktivizimit të opsionit të thirrjes urgjente, është e nevojshme që butoni “SOS” në pajisje të shtypet sipas udhëzimeve të manualit të përdoruesit. Në rast të thirrjes urgjente, Pajisja regjistron tinguj nga mjedisi. Në të njëjtën kohë Aplikacioni Celular është duke dërguar vendndodhjen e përcaktuar në kohën e shtypjes së butonit “SOS”.

6. Mesazhet audio – ekziston një mundësi nëpërmjet Pajisjes për regjistrimin dhe dërgimin e mesazheve zanore në Aplikacionin Celular. Informacioni mund të aksesohet nëpërmjet Aplikacionit Celular për të gjitha mesazhet audio hyrëse nga pajisja për një periudhë prej 30 ditëve të fundit.

7. Historiku i ngjarjeve – jep informacion në Aplikacionin Celular për aktivitetet e fundit të kryera nga Pajisja me datën dhe kohën e saktë.

8. Numrat e lejuar – i mundëson Përdoruesit të Aplikacionit Celular të përcaktojë 5 numra, nga të cilat mund të kryhen thirrje hyrëse drejt pajisjes.

9. Thirrje – mundëson thirrje hyrëse/dalëse nga Pajisja/drejt Pajisjes.

1 0. Njoftime – mesazhe me tekst që dërgohen automatikisht nga pajisja dhe përmbajnë informacion për nivelet e ulëta të baterisë, si dhe të dhënat për vënien dhe largimin e Pajisjes nga dora e personit, në raste kur shtypet një buton SOS, kur lihet zona e sigurisë, për rritjen e shpëjtësisë.

11. Funksioni i pajisjes së humbur – mundëson lidhjen e Aplikacionit Celular me Pajisjen në rast humbjeje.

12. Alarme – funksion që mundëson zgjimin dhe/ose përkujtimin e personit për ndonjë ngjarje.

13. Pedometër – pajisja përmban informacione për numrin e hapave në baza ditore. Aplikacioni Celular siguron informacion rreth distancave të përshkuara dhe kalorive të djegura nga personi që përdor pajisjen.

14. Lëvizje gjatë gjumit – jep informacion në Aplikacionin Celular për numrin e lëvizjeve të personit duke përdorur pajisjen gjatë gjumit.

15. Modalitet i heshtur – i mundëson Përdoruesit të Pajisjes të zvogëlojë ose të rrisë zërin gjatë telefonimit dhe bisedës në Pajisje.

16. Zonat e sigurisë – i mundëson Përdoruesit të Aplikacionit Celular të përcaktojë një parametër dhe hapësirë kohore brenda së cilës Pajisja nuk do të dërgojë njoftime në rastet e ndryshimit të vendndodhjes, për aq kohë sa ai ndodhet brenda zonës së sigurisë. Nëse zona lihet në një kohë të padëshiruar, pajisja dërgon njoftimin e saj. Zona e sigurisë e përcaktuar nga Përdoruesi nuk përjashton njoftimet si në rastet e niveleve të ulëta të baterisë dhe largimin e Pajisjes nga dora e personit, ashtu edhe në tejkalimin e kufirit të shpejtësisë.

17. Sensori me prekje – jep informacion në Aplikacionin Celular në kohë reale në rast të largimit të pajisjes nga dora e personit.

18. Kufiri i shpejtësisë – i mundëson Përdoruesit të Aplikacionit Celular të përcaktojë shpejtësinë e lëvizjes së Pajisjes, tejkalimi i së cilës do të çojë në dërgimin e njoftimeve të Pajisjes. Funksioni ndihmon në gjurmimin e shpejtësisë me të cilën lëviz personi. Në rastet kur personi është në një makinë ose në një mjet tjetër lëvizës, është e këshillueshme që shpejtësia të përshpejtohet paraprakisht. Nëse, papritur, shpejtësia tejkalon atë që pritet dhe vendoset në Aplikacionin Celular, Pajisja menjëherë do të dërgojë njoftim dhe SMS.

19. Biseda dhe mesazhe zanore – mundëson dërgimin/pranimin e mesazheve zanore/me tëkst te Pajisja me kufizime të caktuara të numrit të simboleve, duke përfshirë fotografitë, në varësi të modelit të pajisjes. Vëllimi i përmbajtjes së mesazhit varet nga modeli i veçantë i Pajisjes. Numri i mesazheve që mund të dërgohen është i pakufizuar.

20. Biseda me video në kohë reale pa mundësi për ruajtje;

Neni 15 Kushtet për përdorimin e Pajisjes:

1. Aktivizimi nëpërmjet butonit të nisjes “Start”;

2. Shkarkimi dhe instalimi i Aplikacionit Celular në telefonin celular me të cilin do të çiftohet Pajisja.

3. Krijimi i një profili në Aplikacionin Celular.

4. Regjistrimi i Pajisjes në Aplikacionin Celular ose në faqen zyrtare të internetit të MyKi myki.watch dhe nënfaqeve të saj.

5. Karta mikro SIM e instaluar që mban internetin celular dhe një mundësi për thirrjet hyrëse/dalëse të një operatori të telekomunikacionit në territorin e vendit ku do të përdoret Pajisja.

6. Mbulim i mundësuar nga rrjeti i telekomunikacionit.

Për arsye sigurie, çdo pajisje Myki posedon një numër unik IMEI, për të cilin mund të krijohet vetëm një profil në Aplikacion. Autorizimi i aksesit në profilin tuaj automatikisht siguron akses në të dhënat e pajisjes së çiftuar. Prandaj, ju rekomandojmë që të mos i ndani të dhënat tuaja të profilit me palë të treta. Në rast se e bëni këtë, ju mbani përgjegjësinë për një veprim të tillë

V. APLIKACIONI CELULAR (MyKi)

Neni 16 Aplikacioni celular mundëson një lidhje të vazhdueshme me pajisjen dhe përkatësisht me personin që e përdor atë.

Neni 17 Për qëllime të përdorimit të funksioneve të Aplikacionit Celular, është e nevojshme që ai të instalohet në pajisjen celulare (telefon ose tabletë) me të cilën Pajisja do të lidhet dhe të kryhet regjistrimi i Përdoruesit duke futur në formularin e regjistrimit ndërfaqen e tij për të dhënat e mëposhtme:

1. emri i përdoruesit;
2. fjalëkalimi;
3. kodi i identifikimit të pajisjes;
4. numrin e tij telefonit;
5. numrin e telefonit të Pajisjes.
6. adresën elektronike;
7. emrin e Pajisjes.

(2) Pas futjes së të dhënave në formatin sipas paragrafit 1, pajisja merr kodin e identifikimit i cili duhet të konfirmohet në formularin e regjistrimit.

Neni 18 Aplikacioni celular ofron opsionet e mëposhtme në varësi të modelit të pajisjes:

1. Përcaktimi i vendndodhjes së Pajisjes;

2. Gjurmimi i histrorikut të ngjarjeve;

3. Gjurmimi i historikut të vendndodhjes aktuale dhe të mëparshme të Pajisjes, si dhe përcaktimi i zonave të sigurisë dhe periudha e qëndrimit brenda tyre;

4. Bisedat në chat – Dërgimi i mesazheve me tekst dhe atyre zanore drejt Pajisjes;

5. Transmetim me video;

6. Kontroll mbi alarmet e zgjimit dhe/ose rikujtesat për një ngjarje;

7. Kontroll ditor i historikut të aktiviteteve të Pajisjes në 30 ditët e fundit;

8. Shtimi i numrave në Pajisje dhe kontroll mbi thirrjet hyrëse dhe dalëse dhe mesazhet me tekst ose zanore;

9. Futja e emrave dhe numrave të caktuar në numëratorin telefonik të pajisjes drejt së cilës mund të kryhen thirrje dalëse dhe kontroll i plotë mbi SOS dhe listën e lejuar të numrave;

10. Përcaktimi dhe kontrolli mbi kufirin e shpejtësisë dhe zonës së sigurisë të Pajisjes;

11. Marrje e të gjithë njoftimeve dalëse nga Pajisja.

Me prodhimin e modeleve të reja dhe përmirësimet e Aplikacionit është e mundur që një pjesë e funksioneve të renditura më sipër mund të mungojnë, të zëvendësohen me të tjera ose t’u shtohen të reja. Gjatë marrjes së vendimit të blerjes, Përdoruesi duhet të njoftohet paraprakisht për të gjitha karakteristikat e Pajisjes së zgjedhur prej tij.

VI. TË DHËNA PERSONALE

Neni 19 (1) Gjatë aksesit në faqen e internetit, perdorimit të Pajisjes Myki, përfshirë shkarkimin, instalimin dhe përdorimin e aplikacionit, mund të lind nevoja për mbledhjen e të dhënave personale - të personit, i cili ka instaluar aplikacionin në aparatin e tij celular, si dhe të dhënat personale të personit i cili përdor Pajisjen Myki. Gjatë aksesit në faqen e internetit, gjatë procesit të krijimit të një profili në Aplikacion, ALLTERCO ROBOTICS i mundëson Përdoruesit të informohet në mënyrë të thjeshte ne lidhje me Politikën e Privatësisë në përputhje me kërkesat rregullatore të aplikueshme, e cila përfshin informacionin për llojet e të dhënave personale, afatet e ruajtjes, arsyet dhe mënyrat e mbledhjes së tyre, të drejtat e subjektit të të dhënave, që lindin si pasoje e mbledhjes se të dhënave personale, detajet e kontaktit të oficerit për mbrojtjen e të dhënave; marrësit e mundshëm, të cilëve mund t’u zbulohen të dhënat personale dhe informacione të tjera të hollësishme.

(2) Përdoruesi duhet të përdorë Pajisjen në mirëbesim dhe jo në një mënyrë që mund të dëmtojë ose të rrezikojë të drejtat dhe interesat e ligjshme të palëve të treta. Duhet të merret parasysh se pajisjet e gjurmimit Myki kanë si objektiv nevojat e personave jo plotesisht te pavarur për shkak të papjekurisë së tyre, gjendjes fizike/mendore/shëndetësore, e cila kërkon monitorimin dhe mbikëqyrjen e tyre të vazhdueshme me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe shëndetit të tyre (fëmijët dhe të moshuarit, përfshirë njerëzit me sëmundje të tilla si dementia, epilepsi, autizëm, forma të ndryshme të zhvillimit mendor të vonuar, aftësi të kufizuara dhe forma të tjera, të cilat kërkojnë kujdes të veçantë). Me qellim sigurine dhe shendetin e ketyre personave qe kerkojne kujdes te vecante, pajisjet e gjurmimit Myki janë në një regjim të vazhdueshëm të përpunimit të të dhënave të vendndodhjes se tyre, që nga momenti kur ato ndizen. Ju lutem merrni parasysh se liria është një e drejtë themelore e njeriut dhe askush nuk duhet të ndiqet dhe të gjurmohet pa pëlqimin e tij/saj. Cenimi i kësaj të drejte sjell përgjegjësi penale. Ju gjithmonë duhet t’i përdorni pajisjet Myki duke marrë parasysh vullnetin dhe të drejtat e personave të cilët përdorin pajisjet. Pajisjet Myki janë zhvilluar për të garantuar siguri dhe nuk kanë për qëllim gjurmimin për qëllime të paligjshme dhe për t’u keqpërdorur. Në rast se pajisja përdoret nga një fëmijë, personi, i cili e ka instaluar Aplikacionin dhe ka regjistruar profilin e vet në Aplikacion deklaron dhe garanton se ai/ajo ka kontroll prindëror mbi fëmijën - një prind, kujdestar ose një person i autorizuar në mënyrë të shprehur nga personi që ka kontroll prindëror.

VII. GARANCIA

Neni 20 (1) Garancia e Pajisjes MyKi është 6 (gjashtë) muaj. Garancia mbulon vetëm pjesët fizike si një tërësi e trupit, pjesëve mekanike dhe ekranit dhe nuk mbulon pajisjet e konsumueshme (bateri) përderisa këto janë subjekt i amortizimit (zvogëlimi i jetës së tyre të dobishme) në varësi të intensitetit të përdorimit të tyre.

(2) Pas përmirësimit të Pajisjes, periudha e garancisë prej 6 (gjashtë) muaj viteve është e zbatueshme vetëm për pjesët e përmirësuara të pjesëve fizike. Sa i përket pjesëve të tjera të pajisjes, vazhdon të vlejë afati i garancisë së përgjithshme sipas paragrafit të mëparshëm, i shtyrë me afatin për përmirësimin.

(3) Afati i garancisë vlen që nga data e blerjes së vërtetuar në faturë nga tregtari përkatës ose që nga data e dorëzimit e vërtetuar në një dokument nga korrieri përkatës.

(4) VODAFONE ALBANIA dhe/ose ALLTERCO nuk ofrojnë garanci tjetër përveç asaj të ligjshme.

(5) Kjo garanci është e vlefshme në territorin e Bashkimit Evropian dhe të Republikës së Shqipërisë.

(6) Garancia është në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe të Republikës së Shqipërisë. Klientët MyKi ™ mund të ushtrojnë të drejtën për dëmshpërblimin e produktit të kontratës së blerjes, rikthimin dhe/ose këmbimin e produkteve, të drejtat e pjesshme dhe/ose të plota të rimbursimit dhe/ose anulimin e kontratës në përputhje me legjislacionin në fuqi të BE-së dhe të Republikës së Shqipërisë.

Neni 21 Garancia e baterisë është 6 (gjashtë) muaj. Afati i garancisë vlen që nga data e blerjes së vërtetuar në faturë nga tregtari përkatës ose data e dorëzimit të vërtetuar në një dokument nga korrieri përkatës. Pas përmirësimit të baterisë si pjesë e shërbimit Përmirësimi i pajisjes, bateria e re duhet të ketë një garanci prej 6 muajsh nga data e dorëzimit/blerjes.

Neni 22 (1) Përmbajtja dhe fusha e veprimit të garancisë:

1. Garancia mbulon vetëm pjesët fizike të Pajisjes dhe jo ato të konsumueshme (baterinë).

2. Garancia është e vlefshme vetëm kur produkti ka shfaqur ndonjë defekt brenda afatit të garancisë si rezultat i cilësive të Produktit dhe nuk është shkaktuar nga veprimet e përdoruesit (duke përfshirë përdorimin jo të saktë që nuk i korrespondon specifikave të prodhuesit, që përmban në dokumentacionin, paketën e Produktit dhe/ose dëmtimin e qëllimshëm), magazinimin, transportin dhe/ose aktivitetet e tjera të personave të tretë jashtë kontrollit të prodhuesit ALLTERCO ROBOTICS EOOD.

3. Garancia vlen kur përdoret në mirëbesim dhe në përputhje me qëllimin e Produktit dhe specifikimet e prodhuesit ALLTERCO ROBOTICS EOOD.

(2) Elementet kryesore të garancisë:

1. Garancia do të sigurohet nga prodhuesi ALLTERCO ROBOTICS EOOD, i regjistruar në Regjistrin Tregtar pranë Agjencisë së Regjistrimit me seli qendrore në qytetin e Sofjes, me adresë Nr. Blv.103 Cherni Vrah.

2. Shërbimi i garancisë kryhet nga ALLTERCO ROBOTICS EOOD, e regjistruar në Regjistrin Tregtar pranë Agjencisë së Regjistrimit me seli qendrore në qytetin e Sofjes, me adresë Nr. 103, Blv. Cherni Vrah., ose dyqanin e autorizuar të riparimit.

3. Pretendimi kundër përputhshmërisë së produktit me kontratën e shitjes dorëzohet në premisat e zyrës së ALLTERCO ROBOTICS EOOD në adresën e mëposhtme: Qyteti i Sofjes, Nr 103, Blv. Cherni Vrah, ose para Tregtarit nga i cili është blerë në përputhje me kushtet dhe politikat e tij tregtare. ALLTERCO nuk mban përgjegjësi për garancitë e marra më tej nga tregtari përtej asaj që thuhet shprehimisht në këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme ose dokumentet që kanë të bëjnë me Pajisjen.

4. Shërbimi i garancisë do të kryhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e kërkesës, por jo më herët se 10 (dhjetë) ditë pune nga data e marrjes së Pajisjes në dyqanin e riparimit të ALLTERCO ROBOTICS EOOD. ALLTERCO nuk mban përgjegjësi për shërbimin e vonuar ose jo të plotë të Pajisjes kur kërkesa është shprehur para Tregtarit tek i cili është blerë pajisja.

Neni 23 (1) Pas bërjes së kërkesës, ALLTERCO kryen punimet e riparimit, dhe në rast se kjo është e pamundur – bën zëvendësimin me një Produkt të ri. Në rast të shërbimit “përditësim i Pajisjes”, ku ka pjesë të përmirësuara defektoze, vetëm pjesët përkatëse të Pajisjes u nënshtrohen riparimeve ose zëvendësimit.

(2) Pas riparimit, garancia do të konsiderohet e zgjatur me afatin e riparimit. Me zëvendësimin e një produkti, do të aplikohet një garanci e re 2-vjeçare.

VIII. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PËRDORUESIT

Neni 24 Me përdorimin e Faqes së internetit, Produkteve dhe Shërbimeve MyKi, Përdoruesi është i detyruar të zbatojë këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme, si dhe të gjitha kushtet e tjera të vendosura nga ligjet në fuqi të BE-së, të Republikës së Shqipërisë dhe së drejtës ndërkombëtare, edhe nëse nuk përmenden në këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme.

Neni 25 (1) Përdoruesi është i detyruar dhe është përgjegjës që të gjitha të dhënat e siguruara në lidhje me blerjen e Pajisjes dhe regjistrimin në Aplikacion Celular - të jenë të vërteta, të plota dhe të sakta në datën e dërgimit të Porosisë ose regjistrimit.

(2) ALLTERCO ka të drejtë të refuzojë të kryejë (të anulojë) Porosinë e bërë për të cilën duhet të njoftojë Përdoruesin. Anulimi i Porosisë nuk sjell ndonjë përgjegjësi ose detyrim të mëvonshëm nga njëra palë ndaj tjetrës në lidhje me të dhe përkatësisht asnjë prej tyre nuk ka të drejtë të kërkojë kompensim nga tjetra për anulimin e tij në rastet e mëposhtme: informacion jo i plotë; disponueshmëri e pamjaftueshme e Pajisjes te Tregtari; heqje e Pajisjes nga tregu; keqpërdorim nga ana e Përdoruesit sipas përcaktimit të ALLTERCO-s; urdhër nga një organ kompetent dhe/ose detyrim i përcaktuar ligjërisht.

(3) ALLTERCO nuk mban përgjegjësi për funksionimin e duhur të Pajisjes dhe/ose Aplikacionit Celular kur Përdoruesi ka futur të dhëna të pasakta ose jo të plota për Pajisjen dhe pajisjen celulare të çiftuar gjatë instalimit të Aplikacionit Celular dhe regjistrimit për përdorimi e saj.

Neni 26 (1) Përdoruesi është i detyruar të vendosë marrëdhëniet e tij/saj me një operator celular në mënyrë që karta SIM e cila vendoset në Pajisje të funksionojë normalisht dhe të përdoren shërbimet dhe cilësimet e nevojshme të operatorit për funksionimin e Pajisjes. Për funksionimin normal të Pajisjes është e nevojshme të përdoret njëkohësisht shërbimi i telekomunikacionit zanor dhe transmetimi i të dhënave nëpërmjet internetit.

(2) Përdoruesi është i detyruar paraprakisht të informojë veten nëse pajisja celulare në të cilën do të instalohet Aplikacioni Celular është në përputhje me karakteristikat teknike të nevojshme për funksionimin e duhur dhe për lidhjen me Pajisjen MyKi. (3) ALLTERCO nuk mban përgjegjësi për funksionimin e pasaktë ose të pamundur të Pajisjes, kur përdoruesi nuk ka përmbushur detyrimet e tij/saj për të siguruar kushtet minimale teknike për përdorimin e tij. Neni 27 Përdoruesi ka të drejtë të heqë dorë nga Kontrata e Shitjes dhe e drejta e kthimit të Pajisjes në përputhje me këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme dhe Aktin e Mbrojtjes së Konsumatorit.

IX. PRONËSIA INTELEKTUALE

Neni 28 Të gjitha informacionet në faqen e internetit, si dhe të gjithë informacionet në lidhje me Produktet dhe Shërbimet MyKi, të aksesueshme nëpërmjet lidhjes në internet dhe /ose formave të tjera të komunikimit tregtar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në logot, imazhet grafike ose mbishkrimet, simbolet tregtare dhe dinamike, tekstet dhe/ose përmbajtjet multimediale, janë pronësia ekskluzive e ALLTERCO-s.

Neni 29 ALLTERCO zotëron dhe ruan të gjitha të drejtat e tij mbi pronën intelektuale, të lidhura në çdo mënyrë me faqen e internetit/Produktet dhe/ose Shërbimet MyKi, pavarësisht nëse ato janë të tij ose të përftuara me anë të licencave kontraktuale ose në ndonjë mënyrë tjetër të pranueshme ligjërisht .

Neni 30 Asgjë në kontratën e ardhshme të lidhur në përputhje me këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme nuk do të konsiderohet si leje nga ana e ALLTERCO-s që përdoruesit të përdorin, përhapin, publikojnë, japin palëve të treta, ndryshojnë në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë pjesë të përmbajtjes sipas nenit 39, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përmbajtjen e markave tregtare, logot, përmbajtjen multimediale ose përshkrimet e Produkteve dhe Shërbimeve në ndonjë mënyrë tjetër, duke përfshirë futjen e ndonjë përmbajtjeje të jashtme në faqen e internetit, heqjen e shenjave që shënojnë të drejtën e pronësisë së ALLTERCO-s mbi përmbajtjen. Përdoruesi nuk do të ketë të drejtën e transferimit, shitjes dhe shpërndarjes së materialeve të krijuara përmes riprodhimit, ndryshimit ose botimit të Përmbajtjes, përveç se me pëlqimin e shprehur të ALLTERCO-s.

Neni 31 (1) Çdo Përmbajtje në të cilën ka akses Përdoruesi, pavarësisht nga mjetet e aksesit, është subjekt i rregullimit në këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme.

(2) Faqja e internetit mund të drejtojë në faqe të tjera interneti. ALLTERCO nuk mban përgjegjësi për politikën e privatësisë të faqeve që nuk administrohen nga ai, as për ndonjë informacion, që gjendet në ato faqe interneti.

Neni 32 Përdoruesi mund të kopjojë, transferojë dhe/ose ta përdorë përmbajtjen vetëm për qëllime personale jo-tregtare vetëm në rastet kur kjo nuk është në kundërshtim me këto kushte dhe rregulla të përgjithshme.

Neni 33 Përdoruesi ka të drejtën të përdorë përmbajtjen për qëllime tregtare vetëm kur ai/ajo ka marrë pëlqimin me shkrim nga ALLTERCO për këtë dhe ka të bëjë vetëm me këtë pjesë të Përmbajtjes, mënyrën dhe shtrirjen e përdorimit të saj, si dhe brenda afateve kohore për të cilat është dhënë shprehimisht pëlqimi. Çdo përdorim i mëpasshëm ose i ndryshëm i përmbajtjes do të konsiderohet si shkelje e këtyre Kushteve dhe Rregullave të Përgjithshme dhe një shkelje e të drejtave të pronësisë intelektuale të ALLTERCO-s.

Neni 34 Dërgimi i Përmbajtjes ose pjesëve të tjera të saj te përdoruesi ose referenca ndaj tyre nga ana e ALLTERCO-s nuk do të konsiderohen si dhënie pëlqimi nga ana e ALLTERCO-s që Përdoruesi të përdorë Përmbajtjen ose pjesë të saj për qëllimet e tij/saj, e ndryshme nga nevojat e tij/saj personale, pavarësisht nga mjetet e komunikimit të përdorura nga ALLTERCO.

Neni 35 Ndalohet përdorimi i Përmbajtjes për qëllime të tjera, përveç atyre të lejuara shprehimisht në këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme ose në një leje të qartë me shkrim të dhënë nga ALLTERCO.

X. TË NDRYSHME

Neni 36 ALLTERCO ka të drejtën të ndryshojë teknologjinë dhe dizajnin e faqes së internetit dhe/ose Aplikacionin celular dhe/ose Pajisjen pa njoftim paraprak.

Neni 37 Për të gjitha çështjet që nuk rregullohen në këto Kushte dhe Rregulla të Përgjithshme, zbatohet legjislacioni në fuqi i BE-së dhe i Republikës së Shqipërisë.

Të lutem prit