Shtëpia Jonë

“Shtëpia Jonë” gjithçka për familjen

  • internet
    Fleksibilitet çmimi dhe përdorimi
  • main_icn_Add_or_Plus
    Të gjitha shërbimet në 1 faturë
  • main_icn_Mobile
    Lirshmëri zgjedhjesh
  • my-vodafone
    Menaxhim i anëtarëve
  • market_icn_Charity_Giving
    Deri në 30% ulje në gjithçka
  • main_icn_Home
    Sigurimi i Shtëpisë me Albsig

KRIJO grupin "SHTËPIA JONË" ose PËRMIRSOJE atë duke përfituar 30% zbritje.

FAQ's

Çfarë përfitoj kur krijoj grupin Vodafone “Shtëpia Jonë”? 

•    Shtëpia Jonë të ofron 30% ulje, nëse je klient i ri në rrjetin Mobile dhe Fiks. Por edhe nëse je klient ekzistues, i cili po ndryshon një nga shërbimet duke përmirësuar planin tarifor që ke apo dëshiron të shtosh dhe një shërbim tjetër, atehere këtë të fundit e përfiton me zbritje.
•    Merr vetëm 1 faturë dhe paguaji të gjitha shërbimet njëherazi.
•    Përfito sigurimin e shtëpisë FALAS ose me 50% ULJE nga Albsig. Promocioni është i vlefshëm deri më 30 Shtator 2024.
 

Si e përfitoj Sigurimin e Shtëpisë nga Albsig? 

Aktivizo Shtëpia Jonë dhe përfito sigurimin e shtëpisë falas ose me 50% ulje në Albsig.

100 klientët e parë që aktivizojnë Shtëpia Unlimited (me vlerë 7000 lekë) do të përfitojnë 100% ulje në sigurimin e shtëpisë në Albsig. 

Të gjithë klientët që aktivizojnë Shtëpia Jonë pavarësisht llojit të Grupit do të përfitojnë kupon me 50% ulje në sigurimin e shtëpisë si dhe të gjithë ata që aktivizojnë Shtëpia Unlimited pasi të ketë arritur limiti 100 aktivizime, do të përfitojnë kupon me 50% ulje në sigurimin e shtëpisë.

Do të njoftohesh me sms për promocionin që përfiton.

Kuponin mund ta përdorësh për shtëpinë që ti dëshiron.

Sigurimin falas e përfiton vetëm për pronë me vlerë deri në 10,000,000 Lekë ose 100,000 Euro.
Përmbi këtë vlerë do të paguash vetëm primin për vlerën e mbetur pas 10,000,000 Lekë ose 100,000 Euro.

Ku e tërheq kuponin?

Hyr në Aplikacionin My Vodafone tek Vodafone More, tek kategoria Albsig, ku do të gjesh kodin unik si edhe linkun e website për aplikimin tek Albsig këtu. Përfaqësuesit e Albsig do të telefonojnë për përfundimin e proçedurës.

Informacionin e plotë në lidhje me përfitueshmërinë e policës së sigurimit të pronës FALAS i gjen këtu, ose pranë dyqaneve të kompanisë së sigurimit Albsig

Si e krijoj grupin “Shtëpia Jonë” dhe a mund ta krijoj atë kudo ku ndodhem?

Grupi krijohet duke kombinuar  shërbimet fikse dhe sherbimet celulare Vodafone.
Tashmë mund të krijosh grupin “Shtëpia Jonë” KUDO. Edhe nëse zona nuk ka mbulim Interneti Fiks të disponueshëm, ne ofrojmë Vodafone Giga Wifi i cili ofron akses të besueshëm dhe të shpejtë në internet pa patur nevojë për një lidhje fikse.

Ku e krijoj grupin dhe si e aktivizoj ofertën për të gjithë familjen?

Shumë thjesht! Direkt në aplikacionin My Vodafone, ose në  çdo dyqan Vodafone.

Deri në sa anëtarë mund të shtoj në grup? 

Mund të shtosh deri në 4 anëtarë të tjerë, përvec numrit tënd.

A mund  t’i shtoj anëtarët dhe pas aktivizimit të ofertës dhe ku mund t’i shtoj?

Po, ti zgjedh ofertën me sa anëtarë të duhet dhe i shton kur të duash. Ti mund të shtosh anëtarë të rinj në grup direkt nga My Vodafone, ose në çdo dyqan Vodafone.

Kush e paguan ofertën “Shtëpia Jonë” nga Vodafone dhe ku e shikoj faturën?

Administratori i grupit paguan totalin e ofertës mujore me çmimin e rënë dakort për të gjithë grupin.

Sqarim! Këtu nuk përfshihen shpenzimet shtesë që kanë kryer anëtarët jashtë planit tarifor, të tilla si paketa shtesë apo roaming. Secili anëtar do të faturohet dhe do të paguajë më vete shpenzimet shtesë jashtë këtij plani tarifor të dakordësuar me administratorin.
Fatura mujore do t’ju dërgohet me email çdo muaj, si dhe mund ta shohësh në cdo kohë në aplikacionin My Vodafone.

A mund të jem pjesë e dy grupeve në të njëjtën kohë?

Jo, ti mund të jesh anëtar vetëm në një grup.
Të lutem prit