Këshilla rreth Roaming
Këshilla rreth Roaming
Në këtë seksion mund të gjesh këshilla dhe udhëzime të vlefshme gjatë qëndrimit tënd në Roaming:
- Për cdo destinacion mund t’i referohesh informacionit të detajuar që gjendet në faqen zyrtare Vodafone Roaming ose në aplikacionin My Vodafone App, përsa i përket paketave të disponueshme ose rrjetit partner të rekomanduar.
- Të rekomandojmë përzgjedhje manuale të rrjetit partner nga aparati celular, për tu siguruar mbi përzgjedhjen e rrjetit të duhur dhe shmangien e tarifimit nga operatorë jo-partnerë.
- Për cdo informacion të detajuar rreth Ballkanit Perëndimor dhe Politikës së Përdorimit të Drejtë për njësitë internet, vizito Roaming in Western Balkans | Vodafone.
- Për suport mund të telefonosh në numrin 140 të Kujdesit ndaj Klientit ose na kontakto nëpërmjet TOBi.
Për klientët me Parapagesë dhe Hybrid/ Next:
- Minutat Hyrëse dhe SMS-të Hyrëse janë të vlefshme për të gjithë operatorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
- Kohëzgjatja fillestare për konsumin e minutave brenda paketës është 30 sekonda. Më pas konsumi tarifohet për çdo sekondë (30+1).
- Interneti do të tarifohet për çdo 10KB.
- Pasi të konsumohet paketa, do të aplikohen çmimet standarte Roaming.
- Kohëzgjatja e paketës fillon në momentin që paketa aktivizohet.
- Nuk mund të keni njëkohësisht aktive në llogari paketën Daily Trip, Travel Days dhe Travel Pack.
- Mund të keni njëkohësisht aktive në llogari paketën Roaming Travel Data dhe një nga paketat e tjera Roaming.
- Do të njoftohesh me SMS në momentin që konsumon 80% të minutave ose MB të përfshira në paketë, si edhe për konsumin e të gjitha njësive të përfshira. Gjithashtu do të njoftohesh 24 orë para përfundimit të vlefshmërisë së paketës dhe në momentin e përfundimit të vlefshmërisë së paketës.
- Për të kontrolluar balancën e paketave në Roaming hyr në My Vodafone app ose dërgo një SMS bosh pa pagesë në numrin 131.
- Limiti i paketave që mund të aktivizohen në muaj është 10.
- Për të gjithë klientët që kanë në disponim një plan tarifor Next/Next+, aktivizimi i një pakete Roaming mund të kryhet nëpërmjet rimbushjes ose duke e paguar në faturën e rradhës në muajin pasardhës.
Për klientët me Paspagesë dhe Unlimited/ Unlimited+:
- Të gjithë klientët me Paspagesë mund të përdorin planin e tyre tarifor edhe jashtë Shqipërisë kundrejt tarifës ditore Roaming. Për të shijuar eksperiencën e personalizuar të informacionit, hyr në My Vodafone app – seksioni Roaming.
- Para se të udhëtosh, merr informacionin e nevojshëm në My Vodafone app rreth tarifës ditore që aplikohet në destinacionin e zgjedhur.
- Për të kontrolluar balancën hyr në My Vodafone App ose dërgo një SMS pa pagesë me tekst “A” në numrin 145.
- Do të njoftohesh me SMS në momentin që konsumon 80% të minutave ose MB të përfshira në planin tënd tarifor, si edhe për konsumin e të gjitha njësive.
- Paketat shtesë Internet ose Refill 4G nuk janë të vlefshme në Roaming.