Vullnetarizmi
Vodafone Albania mbështet vullnetarizmin si nje nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit ku ne operojmë.Programi i vullnetarizmit nxit përfshirjen personale të punonjësve në aktivitete të organizuara nga fondacioni Vodafone Albania si dhe përfshirjen në një skemë të posacme mbështetjeje që kompania Vodafone siguron për çdo nismë vullnetarzimi që marrin përsipër punonjësit.Më poshtë vijojnë disa shembuj:
Dhurimi i gjakut
Vodafone Albania çdo vit organizon dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, në kuadër të Ditës Botërore të Talasemisë, më 8 Maj. Vetëm nëpërmjet aktit unik human të dhurimit të gjakut, punonjësit e Vodafone Albania kane ndihmuar 500 fëmijë talasemikë në Shqipëri. Gjaku për të cilin ata kanë aq shumë nevojë, nuk mund të prodhohet – ai vetëm mund të dhurohet.Vullnetarizmi në komunitet
- Punonjësit e Vodafone Albania dedikojnë kohën, aftësitë e tyre dhe mbështetjen financiare për 6 projekte që u vinë në ndihmë komuniteteve në nevojë në Tiranë dhe Durrës.
- Asistim dhe zhvillimi i ideve në Qëndrën Protik ( Innovation club centre)
- Zhvillimi i IT-së në komunën Kashar dhe shkolla.
- Ndihmë për ushqime,veshmbathje dhe lodra për fëmijët e braktisur në maternitetin e Tiranës
- Nxitja dhe zhvillimi i punimeve artizanale në burgun e grave Tiranë, si dhe përmirësimi i kushteve të çerdhes brenda ambjenteve të burgut.
- Promovimi i produkteve bio në komunën Kashar
- Program ushqimi për shtresat në nevojë
- Ngritja e qëndrës së parë për autizmin në Durrës