Eco Rating
Me mbi 1.8 miliardë telefona celularë të shitur në gjithë botën, është e rëndësishme të mendojmë për koston mjedisore që sjell prodhimi dhe përdorimi i tyre,dhe të zgjedhim telefonin më të qëndrueshëm.Kjo është arsyeja pse projekti Eco-Rating i Vodafone mund t’ju ndihmojë në përzgjedhjen e telefonit tuaj të ardhshëm, për të zgjedhur më të mirin në funksion të mbrojtjes së mjedisit.Vlerësimi i eco-rating bëhet nga 1-5, ku 5 është vlerësimi maksimal për etikën dhe performancën mjedisore bazuar në:
Modelimi pro-mjedisor
- Materiale të ricikluara
- Opsione për ruajtjen e energjisë
- Substanca të dëmshme
- I lehtë për t’u ricikluar
Cikli i jetës së një telefoni
- Energjia dhe lënda e parë
- Emetimet e karbonit
- Nxjerrja jashtë përdorimit
Performanca e kompanisë
- Menaxhimi i burimeve hidrike
- Parandalimi i ndotjes
- Kushtet e punës
- Shëndeti dhe siguria