Kërcënimi/ngacmimi virtual
Fëmijët tuaj mund të përfitojnë shumë nga teknologjitë e reja, duke filluar nga zhvillimi i aftësive të rëndësishme në fushën e "Teknologjisë së Informacionit" deri tek argëtimi dhe aktivitetet shplodhëse.Për fat të keq, interneti, telefonat celularë dhe pajisjet e tjera kanë krijuar gjithashtu një mundësi të re për kërcënimin nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit.“Kërcënimi/ngacmimi virtual“(cyberbullying), mund të jetë shumë i pakëndshëm për fëmijët dhe adoleshentët –veçanërisht për arsye se përmasat, shpejtësia dhe disponueshmëria 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë e hapësirës dixhitale do të thotë se këto dukuri mund të ndodhin në çdo vend dhe në çdo kohë. Për këtë arsye, "Kërcënimi/ngacmimi virtual“(cyberbullying), mund të përbëjë problem të madh kur ju mendoni sigurinë e fëmijës suaj në internet.
Kërcënuesit/ngacmuesit virtual“(cyberbully) përdorin teknologjitë e reja për të bërë kërcënime, për të shkaktuar frikë, për të bezdisur, përfolur dhe përjashtuar të rinjtë dhe, në disa raste për t’i depersonalizuar ata apo për të vjedhur identitetin e tyre. Disa nga mënyrat më të zakonshme të kërcënimit janë:
Kërcënim nëpërmjet mesazheve – fëmija juaj mund të marrë një mesazh të pakëndshëm apo kërcënues;
Shqetësim/telefonata të rreme – dikush mund t’i telefonojë fëmijës tuaj vazhdimisht në celularin e tij, si dhe t’i thotë gjëra të pakëndshme;
Publikimi dhe shpërndarja e imazheve pa lejen e fëmijës suaj – foto, video apo metrazhe filmike të fëmijës suaj mund të qarkullohen me anë të e- mailit apo mesazhit, të postohen në rrjet apo të identifikohen me emrin e tyre në një faqe zyrtare publike;
“Happy slapping” – Kërcënuesit mund të përdorin telefonat e tyre celularë për të bërë foto apo video të fëmijës suaj ndërkohë që janë duke abuzuar me ta në mënyrë verbale apo fizike;
E-maile dhe Mesazhe në kohë reale (IM) – fëmija juaj mund të marrë e-maile të pakëndshme apo kërcënuese apo mesazhe të drejtpërdrejta nga dikush që ata njohin apo një i panjohur;
Kërcënim në faqen e Chat-it – një përdorues tjetër i faqes së chat-it mund t’i thotë gjëra të këqija fëmijës suaj apo për fëmijën tuaj;
Kërcënimi nëpërmjet një rrjeti social – dikush mund të postojë mesazhe të pakëndshmë në lidhje me fëmijën tuaj në një faqe zyrtare sociale apo të krijojnë një profil të rremë me emrin e tij;
Kërcënim gjatë lojrave interaktive në grup – në rast se fëmija juaj luan lojra me shumë lojtarë të përfshirë, lojtari tjetër mund të përpiqet t’i bllokojë apo t’i injorojë ata. Kërkimet tregojnë që ky lloj ostarcizmi (përjashtimi) mund të ndikojë në uljen e vetë-vlerësimit të tyre.