Eco Rating

Vlerësimi Mjedisor (Eco-Rating) – Në Vodafone, qëllimi ynë është të ndërtojmë një shoqëri dixhitale që rrit  progresin ekonomiko-social, të ofrojmë mbështetje për të gjithë, dhe sigurohemi ti realizojmë këto pa sjellë kosto për planetin tonë.
Për të sjellë në vëmendjen e klientëve tanë të qenit të përgjegjëshëm për mjedisin, së bashku me të gjithë operatorët e tjerë në Europe, Vodafone prezanton Eco-Rating, një sistem të harmonizuar pikësh për të vlerësuar performancën mjedisore të aparatëve celular, kur klientët zgjedhin të blejnë në dyqanet Vodafone apo online.
Eco Rating vlerëson impaktin e aparatëve celular smart dhe karakteristikave e tyre mbi mjedisin tonë, përgjatë të gjithë ciklit të tyre jetësor. Ai konsiston në një vlerësim të përgjithëshëm dhe të lehtë për tu aksesuar. Aparatet me vlerësimin më të lartë (nga 1 në 100) janë aparatet më të qëndrueshëm dhe më pak të dëmshëm për mjedisin tonë.
Përpos vlerësimit të përgjithshëm, do të shfaqet gjithashtu vlerësimi i detajuar i aparatit, lidhur me interesa specifike te klientit. Vlerësimi i detajuar përfshin qëndrueshmërinë, riparueshmërinë dhe eficencën e aparatit ndaj klimës. Qëndrueshmëria në këtë rast tregon jetëgjatesinë e pritur të garantuar të aparatit, jetëgjatësinë e baterisë dhe të komponentëve të tjerë të tij. Mundësia e riparimeve të thjeshta dhe kohëzgjatja për përditësimin e sofëare-ve nga prodhuesi pasqyrohen në vlerësimin e riparueshmërisë. Eficenca e aparatit ndaj klimës mer në konsideratë një spekter të gjerë faktorësh, si lenda e parë, prodhimi i aparatit duke përdorur plastikë të ricikluar, përdorimi i mineraleve dhe metaleve si dhe shmangja e pjesëve të panevojshme në kuti (si për shembull plastika, karikuesi).
 

Sistemi i Vlerësimit

Eco Rating është një sistem i harmozinuar pikësh për të vleresuar performancën mjedisore të aparateve celular. Impakti mjedisor dhe qëndrueshmëria e aparateve vlerësohen nëpërmjet një procesi të gjatë, i cili përfshin vlerësimin e lëndës së parë, prodhimin, transportin, përdorimin dhe asgjësimin e aparateve në fund të jetës së tyre.

 

Metodologjia Eco-Rating

Metoda e Eco-rating mundëson vlerësimin e aparateve celular nga një perspektivë e re, ajo mjedisore. Kjo metodë paraqet një vleresim unik, i cili tregon performancën mjedisore të aparatin, për të gjithë ciklin e tij jetësor.
Sistemi Eco-rating përdor si input informacionin e mundësuar nga prodhuesit rreth aparateve celular, që ata dizenjojnë dhe prodhojnë. Ky informacion shërben për të vlerësuar performancën mjedisore të aparateve. Vlerësimi realizohet duke kombinuar 13 indikatorë mjedisorë të ndryshëm dhe 6 kritere të eficences materiale, për të arritur në një vleresim të vetëm për secilin aparat celular të analizuar.
Ne jemi kujdesur të zhvillojme metodologjine tonë të ndërtuar mbi dije dhe mbi praktikat më të mira të industrisë, të mbledhura nga sisteme të ndryshme vlerësimi mjedisor. Vodafone operon duke ruajtuar standarte relevante dhe duke respektuar direktiva ndërkombëtare, si direktivat e BE, ITU-T, ETSI, standartet ISO dhe duke prezantuar parametra të rinj në rastet e nevojshme.

 
Të lutem prit