Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri
Një prej kompanive lider, ndërkombëtar, në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, në të gjithë treguesit e performancës së rrjetit celular.Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve voice dhe data në celular, në qytete të mëdha e të vogla, si edhe rrugë ndërqytetëse. Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti pikët më të larta të marra ndonjëherë në vendin tonë (893 pikë nga 1000), përsa i përket performancës së rrjetit në total, cilësisë së telefonatës, cilësisë së internetit, si dhe performancës nga të dhënat crowdsourced, rezultate që theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh: “Kjo arritje historike është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe tregues që këto investime kanë sjellë diferencën në treg. Jemi shumë krenarë që kemi ndërtuar një rrjet të fuqishëm e të qëndrueshëm në Shqipëri, i cili arriti performancën maksimale edhe në situata sfiduese, siç ishte periudha e Covid-19. Ky rezultat nuk është vetëm një arritje e radhës për kompaninë, por edhe një përgjegjësi më shumë për të ruajtur intensitetin e punës sonë, në realizimin e shoqërisë dixhitale për Shqipërinë, nëpërmjet rrjetit të fuqishëm Vodafone Gigabit.”
Drejtori Ekzekutiv i Telekomunikacionit në umlaut, Hakan Ekmen, përgëzoi kompaninë Vodafone për këtë arritje: “Përgëzoj Vodafone Albania për arritjen. Me 893 pikë, skuadra e Vodafone ka arritur rezultatet më të larta të siguruara ndonjëherë në Shqipëri në testimet e umlaut. Klientëve Vodafone iu ofrohet cilësia më e mirë e shërbimeve celulare. Vlerësimi i performancës së rrjeteve celulare nga umlaut standardizon industrinë, duke vlerësuar me korrektësi dhe transparencë infrastrukturën globale dixhitale.”
Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Superioriteti në cilësinë e rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët.
Për më shumë informacion rreth rezultateve të testimeve umlaut vizitoni:
https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania