Prej datës 1 prill 2023, Katia Stathaki do të largohet nga pozicioni i saj aktual si Drejtoreshë e Përgjithshme e Vodafone Albania, për të marrë një tjetër rol të rëndësishëm si Drejtoreshë e Departamentit të Menaxhimit të Biznesit në Vodafone Greqi.
Katia iu bashkua Vodafone-it në Shqipëri në vitin 2021, ku do të realizonte transformimin me sukses të kompanisë në tregun celular, do të zgjeronte territorin në treg, si në rrjetin celular edhe në atë fiks, do të realizonte një rritje të kënaqshme të të ardhurave të klientëve nga viti në vit, si dhe do të shënonte humbjet më të ulta historike në radhët e klientëve.
Katia ia doli të krijojë një ekip shumë të motivuar, të angazhuar dhe me performancë të lartë, të fokusuar në përmirësimin e përvojës së klientit, duke bërë që Vodafone Albania të ketë rezultatet më të larta sa i përket treguesit të klientëve individë dhe biznes të kënaqur me shërbimin.
Katia drejtoi me gjithë zemër Kontratën Sociale të Vodafone Albania, duke u përfshirë në shumë aktivitete për fuqizimin e grave në biznes, duke ngritur zërin kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe duke promovuar pasionin dhe aftësitë e fëmijëve shqiptarë në teknologji. Ajo u bë gjithashtu një ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë, duke promovuar turizmin dhe bukuritë mahnitëse të vendit tonë.
Katia largohet duke lënë pas një trashëgimi të shkëlqyer biznesi. Ajo do të qëndrojë në krye të ekipit të Vodafone Albania deri sa të shpallet pasardhësi/ja i saj.