Shorteu GigaFamily
Organizatori i shorteut “Giga Family” është Vodafone Albania SH.A. Pjesëmarrës në këtë shorte janë të gjithë pajtimtarët Giga Family që kanë dhe/ose do të kenë të paktën një numër në planin tarifor NEXT apo RED si dhe një linjë interneti fiks aktive deri në datë 15 Janar 2021.
Pjesëmarrja në shorte nuk kërkon asnjë pagesë ose veprim nga klientët GigaFamily. Te gjithë klientët që kanë kontrata aktive sipas kushteve të sipërcituara kualifikohen automatikisht në shorte.
Nuk mund të marrin pjesë në këtë shorte: (i) klientët Giga Family që kanë të aktivizuar vetëm shëbimin TV dhe nuk kanë linjën e internetit fiks të ofruar nga Vodafone, (ii) klientët Giga Family që kanë linjë aktive interneti fiks me shpejtësi 500Mbps e sipër si dhe (iii) punonjësit Vodafone.
Me anë të këtij shorteu Vodafone do të përzgjedhë 2021 fitues nga lista e klientëve Giga Family.
Fituesit përfitojnë shpejtësi interneti 500Mbps për 12 muaj rresht, pa asnjë pagesë/kosto shtesë në tarifën mujore ekzistuese të shërbimit të internetit fiks që paguan. Pra me shpalljen fitues klienti do të përfitojë shpejtësi më të lartë interneti fiks dhe do vijojë të paguajë të njëjtën tarifë për 12 muaj rresht.
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në datë 19 Janar 2021 dhe do të jetë rastësore. Lista e pjesëmarrësve në shorte do të ngarkohet në platformën software të krijuar nga Vodafone. Kjo platformë mundëson përzgjedhjen dhe renditjen në mënyrë rastësore të numrave celularë të cilët do të shpallen fitues.
Fitues do të konsiderohet personi që ka në pronësi numrin e përzgjedhur. Numri fitues do të njoftohet me SMS për përfitimin e cmimit si dhe për paraqitjen në dyqan të personit që ka në pronësi numrin, pajisur me mjet identifikimi.
Vodafone nuk do të jetë pergjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentet e nevojshme dhe/ose pasaportën biometrike të vlefshme. Të gjitha procedurat për pajisjen me pasaporta biometrike të vlefshme do të jenë nën përgjegjësinë e fituesve të çmimit.
Vodafone nuk do jetë përgjegjës në rast se fituesi nuk disponon pajisjen e duhur modem për shpejtësinë 500MB.
Një numër telefoni përfiton vetëm një çmim. Fituesi nuk do të ketë të drejtën e transferimit të çmimit. Në rast se brenda periudhës 12 mujore fituesi vendos ndërprerjen e kontratën së internetit fiks humbet edhe të drejtën për të përfituar nga cmimi i fituar.
Në zonat ku për shkak të kufizimeve teknike nuk ofrohet shpejtësia 500MB, Pajtimtari i shpallur fitues do të përfitojë shpejtësinë maksimale të ofruar në atë zonë.
Informacione shtesë mbi shorteun mund të merren duke telefonuar falas Shërbimin e Kujdesit të Klientit Vodafone në numrin 140 ose duke vizituar dyqanet Vodafone.