NJOFTIM ZYRTAR NGA VODAFONE ALBANIA
Të nderuar klientëNë përputhje të urdhrit zyrtarë të AKEP, drejtuar operatorëve celularë me qëllim mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ju informojmë se shërbimet tona u ndërprenë përkohësisht nga ora në 11:30 deri 13:30 në disa zona rreth Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Sheshit “Skënderbej”, Sheshit Avni Rustemi, dhe zonës rreth Piramidës dhe Ministrisë së Mjedisit.
Nga ky moment, shërbimet tona janë funksionale edhe në zonat e lartpërmenduara.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin