Njoftim 3/08/2022
Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të rrjetit tonë, ne në Vodafone
Albania kryejmë investime të vazhdueshme e të nevojshme. Gjatë përditësimit
të sotëm, shërbimet 4G janë afektuar për pak kohë, duke ndikuar te një pjesë
e klientëve tanë.
Falë punës intensive të ekipit tonë të teknologjisë, të gjitha sistemet e
prekura janë rikthyer në funksion. Për më shumë informacion mund të na
kontaktoni tek shërbimi ndaj klientit #140.
Ne në Vodafone Albania ju falenderojmë për mirëkuptimin! Jemi të përkushtuar
të investojmë në rrjetin tonë, duke pasur gjithmonë prioritet ofrimin e
përvojës më të mirë të rrjetit në vend.