Loja promocionale Shake & Fito
RREGULLORE
E
LOJËS SË FATIT PROMOCIONALE “SHAKE & FITO”
Sipas kërkesave të Ligji nr. 155/2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 196/2017 “Për Përcaktimin e Mënyrave, Formave, Kritereve dhe Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit Promocionale”
Neni 1
ORGANIZATORI I LOJËS PROMOCIONALE
1.1 Organizatori i Lojës Promocionale “SHAKE & FITO” është: Shoqëria “Vodafone Albania” SH.A (referuar këtu më poshtë si “Vodafone”), person juridik shqipëtar, themeluar dhe rregulluar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, regjistruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit me NIPT K11715005L, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar ligjërisht nga Administratori Z. Achillefs Kanaris. Vodafone është i regjistruar si subjekt tatimpagues në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Tiranë.
1.2 Me anë të kësaj Loje Promocionale, Vodafone ka për qëllim të promovojë shërbimin e blerjes nëpërmjet aplikacionit My Vodafone App të produkteve SHAKE që konsistojnë në paketa me njësi interneti MB, të disponueshme për të gjithë pajtimtarët Vodafone.
Neni 2
AFATI
2.1 Loja Promocionale do të zhvillohet në një periudhë kohore prej rreth 96 ditësh kalendarike. Loja promocionale do të fillojë në datë 25.11.2020 dhe do të përfundojë në datën 28.02.2021 në orën 23:59. Loja promocionale do të ndahet në 3 (tre) periudha kohore si më poshtë vijon:
a) Periudha e parë prej datës 25.11.2020 deri më datën 31.12.2020
b) Periudha e dytë prej datës 01.01.2021 deri më datën 31.01.2021
c) Periudha e tretë prej datës 01.02.2021 deri më datën 28.02.2021
2.2 Me anë të kesaj Loje Promocionale, Vodafone ka për qëllim të promovojë:
i. Shërbimin e blerjes së njësive të internetit MB nëpërmjet aplikacionit My Vodafone App;
ii. Paketat me pagesë SHAKE që konsistojnë në paketa me njësi interneti MB;
Neni 3
MEKANIZMI I LOJËS PROMOCIONALE
3.1 Vodafone ka hedhur në treg një version të përmiresuar të produktit “SHAKE”. “SHAKE” është një produkt i cili mund të aksesohet nga të gjithë pajtimtarët Vodafone nëpërmjet aplikacionit MyVodafone. Duke përzgjedhur SHAKE në menunë kryesore të aplikacionit MyVodafone, pajtimtarit do ti kërkohet që të shkundë telefonin majtas-djathtas (më tej referuar si “aktivitet SHAKE”) në mënyrë që të zbulojë një produkt/shprehje që i ofrohet falas (më tej referuar si “dhuratë SHAKE”) dhe për të patur mundësinë për të blerë një nga paketat e internetit me pagesë të cilat sugjerohen me cmim promocional (më tej referuar si “paketa SHAKE”).
3.2 Çdo Pajtimtar Vodafone që dëshiron të marrë pjesë në këtë Loje Promocionale duhet të ndjekë hapat e mëposhtme:
Së pari, pajtimtari duhet të bëj një aktivitet SHAKE brenda aplikacionit MyVodafone. Në momentin që pajtimtari bën aktivitetin SHAKE, i shfaqen 3 mundësi zgjedhjeje. Zgjedhja e parë është një dhuratë Shake, që mund të konsistojë në MB Bonus, Vcoins, Kupona Vodafone More, Kupona me zbritje në aparate dhe aksesor të ndryshem që Vodafone ofron ose thjesht një Shprehje që Vodafone zgjedh të përcjell. Zgjedhja e dytë dhe e tretë janë sugjerime për të blerë/aktivizuar paketa SHAKE me njesi interneti të cilat janë në vetvete me cmime promocionale.
Së dyti, pajtimtari për të marrë pjesë në shorte duhet patjetër të aktivizojë një nga sugjerimet e paketave SHAKE me internet të cilat janë me pagesë. Në momentin që pajtimtari aktivizon një nga sugjerimet bëhet automatikisht pjesë e shorteut për të fituar një nga cmimet e kësaj Loje Promocionale.
3.3 Regjistrimi për të qenë pjesëmarrës në shorte fillon me blerjet e kryera që në datën e fillimit të shorteut për cdo periudhë sipas pikës 2.1 më sipër dhe mbyllet në datën 28/31 të muajit. Shorteu do të mbahet në ditën e dytë të punës të muajit pasardhës. Hedhja e shorteut për Lojën Promocionale do të bëhet 3 (tre) herë në varësi të periudhës kohore të Lojës së Fatit Promocionale. Konkretisht:
a) Shorteu I për periudhën prej 25.11.2020 deri më datën 31.12.2020 do të hidhet më datë 05.01.2021, ora 11:00. Në këtë shorte kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë ata pajtimtar të cilët kanë kryer një aktivitet SHAKE dhe kanë blerë një paketë SHAKE nga data 25 e muajit Nëntor dhe përgjatë gjithë muajit Dhjetor 2020.
b) Shorteu II për periudhën prej 01.01.2021 deri më datën 31.01.2021 do të hidhet më datë 02.02.2021, ora 11:00. Në këtë shorte kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë ata pajtimtar të cilët kanë kryer një aktivitet SHAKE dhe kanë blerë një paketë SHAKE gjatë muajit Janar 2021.
c) Shorteu III për periudhën prej 01.02.2021 deri më datën 28.02.2021 do të hidhet më datë 02.03.2021, ora 11:00. Në këtë shorte kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë ata pajtimtar të cilët kanë kryer një aktivitet SHAKE dhe kanë blerë një paketë SHAKE gjatë muajit Shkurt 2021.
3.4 Në momentin që mbyllet muaji kalendarik, automatikisht do të gjenerohet lista e të gjithë pjesmarrësve në shorte. Numri i pjesëmarrjes për 1 pajtimtar do të replikohet në këtë listë në varësi të numrit të paketave SHAKE dhe njësive të internetit të blera gjatë muajit sipas nenit 4.1/III mëposhtë. Në cdo sesion që do të hidhet shorteu lista e pjesëmarrësëve në shorte do të ngarkohet në zgjidhjen softëarike të krijuar nga Vodafone që mundëson përzgjedhjen dhe renditjen në mënyrë rastërore të numrave celularë të cilët do të shpallen fitues. Sa më shumë paketa dhe njësi interneti ka blerë pajtimtari brenda SHAKE aq më e lartë është mundësia për të fituar.
3.5 Për cdo numër celulari të përzgjedhur, fitues do të konsiderohet personi që ka në përdorim atë numër, i cili do të përcaktohet nga të dhënat që do të deklarojë në dyqan në momentin që do të paraqitet për tërheqjen e cmimit. Fituesi duhet të paraqitet në dyqan i pajisur me mjet identifikimi dhe me kuponin digjital që do ti dërgohet në Vodafone More sipas nenit 7.3 mëposhtë.
3.6 Numri i telefonit i përzgjedhur si fitues nga shorteu i një muaji parardhës ka të drejtë të marrë pjesë edhe në shorteun e muajit pasardhës në rast se kryen blerje të paketave SHAKE. Një numër telefoni nuk mund të përfitojë më shumë se një cmim brenda 1 (një) muaji.
3.7 Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të zhvillohet në praninë e një perfaqësuesi të Njesisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrise së Financave, përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njesise se Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë të cilët do të njoftohen nga Vodafone 20 (njëzet) ditë përpara sipas kërkesave të VKM Nr.196/2017 si edhe në prani të Komisionit te Lojës së Fatit Promocionale të ngritur me ketë rast nga ana e Vodafone Albania Sh.A.
3.8 Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të bëhet pranë zyrave qëndrore të Vodafone Albania me vendndodhje në Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, në datën dhe orën e përcaktuar për cdo shorte në pikën 3.3 më sipër.
3.9 Numri i pajtimtarëve Vodafone që parashikohet të marrin pjesë në këtë Lojë Promocionale, mund të jetë rreth 100’000 (njëqind mijë).
NENI 4
PJESËMARRJA
4.1 Pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale kanë të drejtë të jenë:
I. Të gjithë pajtimtarët Vodafone (me parapagesë dhe me paspagesë), të cilët do të kryejnë minimalisht një aktivitet SHAKE dhe blejnë/aktivizojnë një nga sugjerimet me pagesë të paketave të internetit SHAKE nga data 25.11.2020 deri më datë 28.02.2021. Blerja e paketës i jep të drejtën pajtimtarit për të marrë pjesë në shorteun që do të hidhet për muajin në të cilën është blerë paketa dhe jo në cdo shorte mujor.
II. Paketat SHAKE me njësi interneti të cilat i japin mundësinë e pjesëmarrjes në lojë Pajtimtarit janë si vijojnë:
• 1GB për 50 lekë me TVSH (41.7 lekë pa TVSH)
• 2GB për 70 lekë me TVSH (58.3 lekë pa TVSH)
• 3 GB për 80 lekë me TVSH (66.7 lekë pa TVSH)
• 5GB për 100 lekë me TVSH (83.3 lekë pa TVSH)
• 10GB për 120 lekë me TVSH (100 lekë pa TVSH)
III. Pajtimtarët Vodafone do të kenë mundësinë që gjatë gjithë muajit të përdorin SHAKE për blerje paketash interneti maksimalisht dy herë në ditë. Numri i pjesëmarrjeve në një shorte përllogaritet në varësi të paketave të blera gjatë muajit dhe të njësive të internetit që ka cdo paketë e blerë. Sa më shumë paketa të blejë pajtimtari dhe sa më i lartë të jetë numri i njësive të paketës aq më shumë pjesëmarrje në shorte përfiton dhe aq me shumë shtohen shanset për të fituar dhe konkretisht:
• 1GB e barazvlefshme me 1 pjesëmarrje
• 2GB e barazvlefshme me 2 pjesëmarrje
• 3 GB e barazvlefshme me 3 pjesëmarrje
• 5GB e barazvlefshme me 5 pjesëmarrje
• 10GB e barazvlefshme me 10 pjesëmarrje
4.2 Pjesëmarrësit në Lojën Promocionale duhet të jenë mbi 18 vjeç. Nëse numri i përzgjedhur është në përdorim të një të mituri (nën 18 vjec) atëherë cmimi do të tërhiqet prej prindit/kujdestarit ligjor. Vodafone nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.
4.3 Nuk mund të marrin pjesë në këtë Lojë Fati Promocionale:
i. Punonjësit e Vodafone Albania Sh.A.
ii. Përdoruesit e planeve tarifore me parapagesë dhe/ose kontratë Vodafone Mobile Broadband.
iii. Përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve M2M, telemetric SIM.
4.4 Në rastin e pajtimtarëve që janë shoqëri ose institucione publike/private, përdoruesit që përdorin numrat e këtyre pajtimtarëve do të përjashtohen nga Loja e Fatit Promocionale, nëse ka një kërkese paraprake të depozituar në Vodafone nga ana e këtyre pajtimtarëve për mos lejimin e pjesëmarrjes në Lojën Promocionale.
Neni 5
TERRITORI
5.1 Loja promocionale “Shake dhe Fito” do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 6
ÇMIMET
6.1 Përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Lojës Promocionale (nga data 25.11.2020 deri në 28.02.2021) do të shpallen në total 525 fitues të cilët do të kenë mundësinë të përfitojne një nga cmimet si mëposhtë vijojnë:
• iPhone 12 – vlera monetare 126’900 lekë me Tvsh;
• Samsung Galasy S20 – vlera monetare 89’990 lekë me Tvsh;
• Xiaomi Electronic Scooter Essential – vlera monetare 39’900 lekë me Tvsh;
• Samsung Galaxy A21s – vlera monetare 24’990 lekë me Tvsh;
• Xiaomi Redmi 9C – vlera monetare 15’990 lekë me Tvsh;
• Mi True Wireless Earphones 2 Basic – vlera monetare 4’000 lekë me Tvsh;
• JBL GO2 Bluetooth Speaker Ëaterproof black – vlera monetare 3’300 me Tvsh
6.2 Fituesit do të alokohen paralelisht me secilin cmim në bazë të renditjes rastësore që do të gjenerojë zgjidhja softëarike që do të përdoret për hedhjen e shorteut. (Psh: numri i parë fitues në listën e gjeneruar do të marrë cmimin e parë që ka respektivisht vlerën më të madhe e me rradhë).
6.3 Numri i fituesëve, lloji dhe sasia e cmimeve që do të shpërndahen për cdo shorte është e ndryshme sic paraqitet në mënyrë të detajuar mëposhtë.
a) Në Shorteun e I-rë që do të hidhet më datë 05.01.2021, ora 11:00, do të përzgjidhen 230 fitues dhe të cilët do të përfitojnë cmimet si mëposhtë:
Renditja e fituesit Cmimi Sasia totale Vlera totale monetare (me tvsh)
Nga 1 deri në 10 iPhone 12 10 1’269’000 Lek
Nga 11 deri në 30 Samsung Galasy S20 20 1’799’800 Lek
Nga 31 deri në 130 Samsung Galaxy A21s 100 2’499’000 Lek
Nga 131 deri në 230 Mi True Wireless Earphones 2 Basic 100 400’000 Lek
b) Në Shorteun e II-të që do të hidhet më datë 02.02.2021, ora 11:00 do të përzgjidhen 150 fitues dhe të cilët do të përfitojnë cmimet si mëposhtë:
Renditja e fituesit Cmimi Sasia totale Vlera totale monetare (me tvsh)
Nga 1 deri në 10 iPhone 12 10 1’269’000 Lek
Nga 11 deri në 30 Xiaomi Electronic Scooter Essential 20 798’000 Lek
Nga 31 deri në 131 Xiaomi Redmi 9C 100 1’599’000 Lek
Nga 131 deri në 150 Mi True Wireless Earphones 2 Basic 20 80’000 Lek
c) Në Shorteun e III-të që do të hidhet më datë 02.03.2021, ora 11:00 do të përzgjidhen 145 fitues dhe të cilët do të përfitojnë cmimet si mëposhtë:
Renditja e fituesit Cmimi Sasia totale Vlera totale monetare (me tvsh)
Nga 1 deri në 5 iPhone 12 5 634’500 Lek
Nga 6 deri në 25 Xiaomi Electronic Scooter Essential 20 798’000 Lek
Nga 26 deri në 45 Mi True Wireless Earphones 2 Basic 20 80’000 Lek
Nga 46 deri në 145 JBL GO2 Bluetooth Speaker Ëaterproof black 100 330’000 Lek
6.4 Në total Vodafone do të ofrojë 525 cmime përgjatë gjithë kohëzgjajtes së kësaj Loje Promocionale. Vlera totale monetare e cmimeve që do të shpërndahen përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Lojës Promocionale sipas tabelave më sipër do të jetë rreth 11’556’300 (njëmbëdhjetë milion e pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e treqind) Lekë me Tvsh.
6.5 Cmimet e Lojës së Fatit Promocionale janë të patransferueshme pavarësisht cdo rrethane apo situate.
6.6 Vodafone mund të refuzojë dhënien e cmimit/cmimeve në rast se ajo konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesit rezultojnë të tillë si rezultat i ndonjë parregullsie apo mashtrimi.
Neni 7
NJOFTIMI I FITUESVE DHE TËRHEQJA E CMIMIT
7.1 Brenda 24 orëve nga gjenerimi i listës rastësore të fituesve nga aplikacioni i përdorur për hedhjen e shorteut, numrat e telefonit fitues do të lajmërohen me anë të një mesazhi (SMS) ku do të informohen që janë fitues të Lojës Promocionale SHAKE & FITO.
7.2 Në të njëjtën kohë fituesit do ti dërgohet një kupon digjital me cmimin e fituar nëpërmjet aplikacionit MyVodafone. Kuponi mund të gjendet në menunë e MyVodafone seksioni Vodafone More. Përdoruesi me anë të këtij kuponi digjital mund të paraqitet në cdo dyqan Vodafone dhe të bëj tërheqjen e cmimit. Nëse cmimi i fituar nuk është gjëndje në dyqanin ku fituesi paraqitet, do të ngrihet kërkesë nga dyqani dhe fituesi do të ri-kontaktohet nga përfaqësuesi i shitjeve në momentin që cmimi do të jetë i disponueshëm për tu tërhequr.
7.3 Në momentin e paraqitjes për tërheqjen e cmimit, përvec kuponit digjital, fituesit do t’ju kërkohet të japin menjëherë të dhënat e tyre të cilat janë: Emër, Atësi, Mbiemër, Datëlindje, kopje e kartës së identitetit dhe/ose i pasaportës si dhe adresa e banimit.
7.4 Nëse fituesi nuk paraqitet për të tërhequr cmimin brenda 14 ditëve nga momenti i njoftimit, Vodafone do të kontaktojë fituesin nëpërmjet telefonit për ti rikujtuar cmimin që ka fituar nga Loja Promocionale SHAKE DHE FITO. Nëse fituesi nuk përgjigjet ri-tentohet përsëri pas 7 ditësh. Ky proces do të përsëritet dhe 2 herë të tjera, dhe nëse nuk ka rezultat, cmimi i jepet numrit vijues të listuar në rradhë në datën kur është hedhur shorteu pavarësisht vlerës së cmimit (psh. nëse janë përzgjedhur 150 fitues, cmimi i papranuar i kalon numrin të renditur si i 151). E njëjta gjë ndodh edhe në rast se për cfarëdolloj arsye fituesi i përzgjedhur nuk pranon dhe/ose refuzon të tërheqë cmimin e fituar.
Neni 8
TË DHËNAT E PJESËMARRËSVE
8.1 Cdo pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Vodafone mund të përpunojë të dhënat e tyre personale, të kërkuara sipas Nenit 7.3 të kësaj Rregulloreje, për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për cdo qëllim tjetër të ligjshëm të Vodafone në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008, “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Të gjitha të dhënat personale lidhur me fituesit dhe të dhënat për mënyrën e organizimit të Lojës së Fatit Promocionale do të ruhen për një periudhe jo më pak se 6 vjet sipas kërkesave të VKM nr. 168/2017.
Neni 9
TAKSA DHE TATIMET
9.1 Fituesi nuk do të jetë subjekt detyrimesh, tarifash apo garancish që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çmimin përvec atyre të cilat mund të kerkohen detyrimisht për fituesin nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Neni 10
PUBLICITETI
10.1 Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet nëpërmjet një spoti televiziv, reklamimit ne radio, reklamimit ne gazeta, reklamimit me banera në qytet dhe reklamime në faqe interneti. Gjithashtu per këtë qëllim do të ketë deklarata për shtyp dhe artikuj të ngjashëm.
10.2 Me pranimin e cmimit, fituesit kanë dhënë miratimin që emri dhe imazhi i tyre të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Vodafone Albania www.vodafone.al dhe në faqet zyrtare që Vodafone ka në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Linkedin. Gjithashtu fituesit i japin Vodafone të drejta të plota lidhur më përdorimin e të drejtave të imazhit të tyre në fotografitë, videot (ose cdo version të tyre që ka prezencën e tyre) të cilat do të shfaqen në publik në kuadrin e fushatave promocionale aktuale apo të ardhshme të Vodafone Albania Sh.A.
Neni 11
FORCA MADHORE
11.1 Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave per të cilat Vodafone nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast t ndonjë urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen edhe cdo njoftim tjetër i rëndësishëm në lidhje me Lojën e Fatit Promocionale, do të publikohet në http://www.vodafone.al.
Neni 12
ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE
12.1 Me blerjen e një pakete interneti SHAKE me pagesë pajtimtarët Vodafone kanë dhënë miratimin e tyre për përfshirjen në këtë Loje Promocionale duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e Lojës Promocionale. Në rast të kërkesave të klientëve për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, Vodafone Albania Sh.A nuk do t’i përfshijë ata në shorteun që do të hidhet për shpalljen e fituesve. Në rast mosmarreveshjesh, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Neni 13
TE NDRYSHME
13.1 Rregullorja e Lojes Promocionale do të publikohet edhe në faqen në internet të Vodafone, http://www.vodafone.al. Informacioni mbi Lojën Promocionale mund të merret gjithashtu prej Shërbimit për Kujdesin e Klientit duke telefonuar falas në numrin 140 për klientët me parapagesë dhe 149 për klientët me paspagesë.
Tiranë, më 20.11.2020
Për Vodafone Albania Sh.A.
___________________________
Achilleas Kanaris
Administrator