Ndryshimi i tarifave për shërbimet Fikse Broadband
Të nderuar klientë, Vodafone Albania duke filluar nga data 28 Maj do ndryshojë tarifën e planeve tarifore për klientët e segmentit konsumator për shërbimet fikse me plane standarde 12/24 mujore me 100 ALL shtesë.
Kjo rritje do të shoqërohet me benefit ekstra për ato kategori klientësh që kanë shpejtësi më të ulët se 30Mbps të cilët do të kenë përmirësim të ndjeshëm.
Ky ndryshim vjen si rezultat i ndryshimit të normave të inflacionit rezultat i krizave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si karburatet, energjia etj me impakt direkt në marginat e biznesit në telekomunikacion si dhe për të siguruar nga ana tjetër që cilësia e shërbimit tek klienti fundor nuk do të impaktohet.
Në zbatim të dispozitave të ligjit 9918/2008, i ndryshuar dhe Rregullores për “Mbrojtjen e Konsumatorit Vodafone ka marrë të gjitha masat për njoftim individual dhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv për t’ja komunikuar këtë klientëve të impaktuar nga ky ndryshim që të rivlerosjnë kontratën e tyre dhe t’u behet me dije mundësia për t’u shkëputuar nga kontratat pa penalitet në rast se nuk janë dakord me rritjen e tarifës prej 100 ALL.