VODAFONE ALBANIA PJESË E SKEMËS SË RE MBARËBOTËRORE TË VLERËSIMIT EKOLOGJIK PËR TELEFONAT CELULARË
Pesë prej operatorëve evropian të telekomunikacionit janë bërë bashkë për të përditësuar dhe lançuar një skemë të re etiketimi mbarëbotërore për impaktin e shërbimeve të telekomunikacionit në mjedis, e cila do t’i ndihmojë konsumatorët të identifikojnë dhe krahasojnë telefonat më miqësorë me mjedisin si dhe të inkurajojë prodhuesit që të reduktojnë ndikimin në mjedis të pajisjeve të tyre. “Eco Rating” është një nismë e përbashkët e Deutsche Telekom, Orange, Telefónica (që operon nën markën O2 dhe Movistar), Telia Company dhe Vodafone për të siguruar informacion të qendrueshëm e të saktë rreth ndikimit që ka në mjedis prodhimi, përdorimi, transporti apo mbetjet e smartphone-ave dhe telefonave të tjerë më të thjeshtë. “Eco Rating” do t’i inkurajojë operatorët dhe klientët e tyre që t’i kushtojnë më tepër rëndësi vlerësimeve të telefonave dhe të kenë një kërkesë më të lartë për pajisje elektronike më të qendrueshme.
Një gamë e telefonave të rinj nga 12 kompani telefonash do të vlerësohet nga Nisma “Eco Rating”, teksa në të ardhmen pritet të bashkohen edhe kompani të tjera. Ndër partnerët që lançojnë nismën janë edhe Bullitt, Doro, HMD Global - Home of Nokia Phones, Huawei, MobiWire, Motorola / Lenovo, OnePlus, OPPO, Samsung Electronics, TCL / Alcatel, Xiaomi dhe ZTE.
Duke filluar nga qershori i vitit 2021, operatorët telefonikë do të fillojnë të prezantojnë etiketimin dallues “Eco Rating” në pikat e shitjes në 24 vende të Evropës ku ata janë të pranishëm. Klientët mund të mësojnë më shumë rreth kësaj nisme dhe të shikojnë se si bëhet vlerësimi në webin e ri www.ecoratingdevices.com
Pas një vlerësimi të detajuar, çdo telefoni celular do t’i jepet nga “Eco Rating” një vlerësim i përgjithshëm nga 1 në maksimumi 100 pikë, për të treguar efektin në mjedis të pajisjes përgjatë gjithë ciklit të saj të jetës. Etiketa “Eco Rating” do të nënvlerësojë gjithashtu pesë aspekte kyçe të qendrueshmërisë së pajisjes celulare, duke dhënë informacion shtesë për jetëgjatësinë, mundësisë për t’u riparuar apo ricikluar apo efikasitetin ndaj klimës dhe burimeve.
Shefat ekzekutivë të pesë operatorëve celularë – Tim Höttges (Deutsche Telekom), Stéphane Richard (Orange), José María Álvarez-Pallete (Telefónica), Allison Kirkby (Telia Company) dhe Nick Read (Vodafone Group) – mirëpritën njëzëri lançimin e Nismës “Eco Rating”:
“Ndërtimi i një të ardhmeje të qendrueshme është përgjegjësia jonë e përbashkët, kështu që besojmë se ky është momenti i duhur për të lançuar një Skemë “Eco Rating” të harmonizuar dhe që përfshin gjithë industrinë, skemë e cila do të përmirësojë transparencën dhe do të ndihmojë për të ndërgjegjësuar në lidhje me ndikimin që kanë në mjedis telefonat që zgjedhin klientët tanë.”
“Mezi pres që prodhues dhe operatorë të tjerë të telekomunikacionit t’i bashkohen Nismës “Eco Rating” në të ardhmen dhe shpresojmë që kjo nismë të frymëzojë të gjithë industrinë që të përshpejtojë kalimin e saj drejt një modeli më ciklik për telefonat celularë.”
Metodologjia e “Eco Rating”
Duke përdorur të dhënat e siguruara nga prodhuesit e pajisjeve celulare, “Eco Rating” përdor një metodë vlerësimi të qendrueshme, në mënyrë të barabartë dhe objektive për 19 kritere të ndryshme, duke nxjerrë një rezultat përfundimtar për çdo pajisje. Eco Rating ofron gjithashtu udhëzime në pesë fusha të ndryshme:
• Jetëgjatësia – Rezistenca e pajisjes, jetëgjatësia e baterisë, periudha e garancisë së pajisjes dhe përbërësi e saj.
• Mundësia për t’u riparuar - Bëhet fjalë për lehtësinë me të cilën pajisja mund të riparohet, përfshirë dizajnin e telefonit celular dhe funksionet shtesë të tij që mund të rrisin jetëgjatësinë e produktit duke përmirësuar potencialin e tij për t’u riparuar, ripërdorur dhe përditësuar. Një rezultat i lartë tregon nivelin e këtyre elementeve.
• Mundësia për t’u ricikluar - Sa me lehtësi mund të rregullohen apo zbërthehen pjesët e pajisjes, informacioni në dispozicion për rregullimin dhe zbërthimin e pajisjes, dhe sa kollaj materialet mund të riciklohen.
• Impakti ndaj klimës – Çlirimi i gazit nga pajisja gjatë ciklit të saj jetësor. Sa më i lartë rezultati në këtë component, aq më i vogël është ndikimi ndaj klimës.
• Efikasiteti i burimeve – Vlerëson ndikimin e sasisë së lëndëve të para që i duhen pajisjes (p.sh. ari për prodhimin e pjesëve elektronike) në shterimin e burimeve; sa më i lartë rezultati në këtë pikë, aq më i vogël ndikimi te sasia e materialeve të përdorshme.
Metodologjia “Eco Rating” është ndërtuar duke u bazuar në njohuritë e industrisë dhe përvoja më e mirë e përftuar prej nismave të mëparshme të etiketave mjedisore. Ajo është krijuar me asistencën e një stafi teknik dhe nën mbikqyrjen e IHOBE (një agjenci publike e specializuar në Zhvillim Ekonomik, Qendrueshmëri dhe Mjedis), me pjesëmarrjen e prodhuesve të pajisjeve celulare, duke aplikuar standardet dhe udhëzimet më të fundit nga Bashkimi Evropian, ITU-T, ETSI dhe ISO, me parametra të reja të aplikuara aty ku është e nevojshme.
Shënime për redaktorët
“Eco Rating” do të zabtohet në vendet e mëposhtme evropiane: Shqipëri, Austri, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Lituani, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Spanjë, Suedi, Turqi dhe Mbretëri e Bashkuar.
Për më shumë informacion vizitoni:
https://www.vodafone.al/pergjegjesia-sociale/eco-rating/