Deklaratë e privatësisë për Vizitorët
Vodafone Albania sh.a. respekton privatësinë tuaj dhe është e angazhuar për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Kjo Deklaratë Privatësie shpjegon mënyrën se si përpunohen të dhënat personale të vizitorëve në ambientet tona.
Kush jemi ne
Ne jemi Vodafone Albania sh.a. Ne jemi pjese e grupit Vodafone. Nëse shkoni në Rreth Vodafone Albania ju mund të gjeni informacion me te thelluar mbi kompaninë tonë.Në disa rrethana, Vodafone Group Services Limited (VGSL) kontrollon disa procese per të dhënat tuaja personale bashkerisht me ne. Selia e VGSL është Vodafone House, The Connection Newbury, Berkshire RG14 2FN. Shoqëri e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar me numër regjistrimi 03802001. Nëse nuk specifikohet ndryshe në një deklaratë të veçantë privatësie, mënyra se si përpunohet informacioni juaj personal do të mbetet në përputhje me formulimin e kësaj deklarate të privatësisë. Selia jonë është në Autostradën Tiranë- Durrës, Rruga Pavaresia, Nr.61, Kashar, Tiranë. Ne jemi të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me Numër Unik të Identifikimit të Subjektit (NIPT) me Nr. K11715005L. Vodafone Albania është regjistruar pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP).
Si të na kontaktoni
Mënyrat tona kryesore për kontaktimin tonë janë +355 699000140 ose mund të na dërgoni email në [email protected].
Parimet tona
Vodafone është e përkushtuar të respektojë privatësinë tuaj. Ne e marrim seriozisht privatësinë, sigurinë dhe respektimin e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave dhe të privatësisë. Ne kemi Angazhimet tona të Privatësisë në thelb të Politikave tona të Privatësisë dhe ne synojmë t'i vendosim këto angazhime në qendër të gjithçka që bëjmë.
Fusha e zbatimit
Ky njoftim zbatohet për të gjithë vizitorët, përfshirë: Vizitorë biznesi; Furnitorë dhe kontraktorë; Kandidatë për punësim; Vizitorë në takime ose evente; cdo person tjetër që viziton ambientet e Vodafone Albania.
Informacioni personal që mbledhim për ju
Gjatë vizitës tuaj, ne mund të mbledhim këto kategori të dhënash: Të dhëna identifikuese (emër, mbiemër); Të dhëna për lejen e aksesit; Nënshkrimin tuaj; Datën dhe orën e hyrjes dhe daljes; Pamje dhe regjistrime video nga CCTV; Targën e automjetit (nëse përdorni parkimin). Ne mbledhim vetëm të dhënat e nevojshme për qëllimet e përcaktuara.
Si i përdorim të dhënat tuaja personale dhe baza jonë e ligjshme për ta bërë këtë
Të dhënat e vizitorëve përpunohen për: Menaxhimin e aksesit në ambientet tona; Sigurimin e sigurisë fizike të personave dhe pronës; Mbajtjen e regjistrave të vizitorëve; Menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë; Parandalimin e aksesit të paautorizuar dhe incidenteve të sigurisë; dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore.Kurdoherë që përdorim informacionin tuaj personal, ne e bëjmë këtë bazuar në një bazë ligjore specifike sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave të listuara më poshtë:
Në kuadër të ofrimit të shërbimeve tona, Vodafone mund të ndajë ose transferojë të dhënat personale me kompani të Grupit Vodafone, në përputhje me qëllimet e përpunimit të përshkruara në këtë Politikë Privatësie. Në rast se të dhënat personale transferohen në vende jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (EEA), Vodafone do të sigurojë që transferime të tilla të kryhen në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përdorur Klauzolat Standarde Kontraktore (SCCs) me qëllim garantimin e një niveli të përshtatshëm mbrojtjeje për të dhënat personale.
Për sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja personale
Ne do ta ruajmë informacionin tuaj për një afat prej 2 javësh (14 ditë), përveç rasteve kur ruhen më gjatë për shak të investigimeve. Nëse nuk ka asnjë kërkesë ligjore, ne do ta ruajmë atë vetëm për aq kohë sa na nevojitet. Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Vodafone, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta, si p.sh. hetim gjyqësor.
Të drejtat tuaja
E drejta për të aksesuar të dhënat personale - Ju keni të drejtë të bëni një kërkesë për një kopje të të dhënave personale që Vodafone mban për ju.
E drejta për të korrigjuar të dhënat personale- Ju keni të drejtë të korrigjoni informacionin e mbajtur për ju nëse nuk është i saktë. Në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale.
E drejta për të kundërshtuar përpunimin ku ne mbështetemi në interesat tona legjitime
E drejta për të tërhequr pëlqimin - Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë pas dhënies së tij. Në varësi të mënyrës se si e keni dhënë pëlqimin tuaj, ju duhet të jeni në gjendje ta tërhiqni pëlqimin tuaj në të njëjtën mënyrë.
E drejta për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja - Nëse mendoni se të dhënat që ju mbajmë janë të pasakta ose besoni se nuk duhet t'i përpunojmë të dhënat tuaja, ju keni të drejtën të na kërkoni të kufizojmë përpunimin.
E drejta e fshirjes - Vodafone përpiqet të përpunojë dhe ruajë të dhënat tuaja vetëm për aq kohë sa na nevojitet. Në rrethana të caktuara, ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë të dhënat tuaja personale që mbajmë.
Si të bëni një ankesë
Nëse dëshironi të na kontaktoni për ndonjë nga të drejtat tuaja ose nëse ankoheni për mënyrën se si ne përdorim informacionin tuaj. Të gjitha kërkesat si më sipër mund ti drejtoni me shkrim në adresën kryesore të Vodafone ose në adresën email [email protected] . Ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar, por nëse nuk jeni ende të kënaqur, mund të kontaktoni Zyrën e Komisionierit Për Informimin dhe per Mbrojtjen e të Dhënave Personale [IDP-në – detajet e tyre janë në https://idp.al/]

- Interesat legjitime të Vodafone, për shembull, për sigurinë dhe mbrojtjen e ambienteve. Kurdoherë që ne mbështetemi në këtë bazë të ligjshme për të përpunuar të dhënat tuaja, ne vlerësojmë interesat tona legjitime për t'u siguruar që ato të mos i tejkalojnë të drejtat tuaja.
- Pajtueshmëria me një detyrim ligjor. Vodafone Albania përdor sisteme CCTV në dhe përreth ambienteve të saj për qëllime sigurie.Pamjet përdoren vetëm për siguri dhe mbrojtje. Ato aksesohen vetëm nga persona të autorizuar dhe ruhen për një periudhë të kufizuar, përveç rasteve hetimore ose ligjore. Sinjalistika përkatëse është e vendosur në zonat e monitoruara.