Aktivizimi i paketave ne My Vodafone app
Të nderuar klientë,Vodafone Albania ju njofton se duke filluar nga data 5 Prill 2021 do t’iu ofroj klientëve me parapagesë, në bazë të profilit, mundësinë për të aktivizuar paketat në MyVodafone app edhe kur krediti nuk është i mjaftueshëm. Në bazë të përdorimit klientet do të ndahen në 4 kategori. Sa më e lartë kategoria, aq më shumë lloje paketash mund të aktivizojnë klientet ne MyVodafone app. Klienti mund marrë hua të gjithë vlerën ose vetëm pjesën e nevojshme për aktivizimin e paketës, dhe do ta shlyej atë në momentin e rimbushjes së ardhshme. Bashkë me shlyerjen e huasë e cila mund te ndryshoje në varësi të klientëve do të paguhet edhe një tarifë shtesë prej 20 lekësh.