Të nderuar klientë,
Në Vodafone vazhdimisht ne investojmë në teknologjitë më të fundit, për të automatizuar kështu proçeset e kompanise dhe maksimizuar cilësinë e shërbimit për klentët tanë.
Këtë herë po kryejmë zhvillime në sistemin e menaxhimit të pagesave në datën 22 Tetor, ndaj do të kemi disa kufizime në disa shërbime mbështetëse që ofrohen aktualisht në dyqane dhe në aplikacionin My Vodafone si më poshtë:
1. Pagesë fature
2. Vonesë në lëshimin e faturës për muajin Tetor
3. Ndryshimin e planit tarifor të kontratës
4. Rinovimin e kontratës
5. Ndryshimin e pronësisë së kontratës
Ju nuk do të ndikoheni në përdorimin e shërbimit fiks dhe celular gjatë kësaj periudhe, ndaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj për t’i kryer këto veprime në një moment të dytë