RREGULLORE
E LOJËS SË FATIT PROMOCIONALE
“20 nga 20 – Promo e krishtlindjeve”
Sipas kërkesave të Ligjit nr. 155/2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 196/2017 “Për Përcaktimin e Mënyrave, Formave, Kritereve dhe Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit Promocionale”
Neni 1
ORGANIZATORI I LOJËS PROMOCIONALE
- Organizatori i Lojës Promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve” është: Shoqëria “Vodafone Albania” SH.A (referuar këtu më poshtë si “Vodafone”), person juridik shqipëtar, themeluar dhe rregulluar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, regjistruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit me NIPT K11715005L, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, e përfaqësuar ligjërisht nga Administratori Znj. Aikaterini Stathaki. Vodafone është i regjistruar si subjekt tatimpagues në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Tiranë.
- Me anë të kësaj Loje Promocionale, Vodafone ka për qëllim të promovojë produktet e saj me parapagesë, hibrid (më tej referuar si “NEXT”), me paspagesë dhe Unlimited të disponueshme për Pajtimtarët që përdorin shërbimet e telefonisë së lëvizshme (më tej referuar si “Pajtimtarët mobile”).
Neni 2
AFATI
- Loja Promocionale do të zhvillohet në një periudhë kohore prej rreth 20 (njëzet) ditësh kalendarike. Loja promocionale do të fillojë në datë 03.12.2021 dhe do të përfundojë në datën 22.12.2021 në orën 23:59.
- Në datë 24.12.2021 në orën 10:00 do të hidhet shorteu për përzgjedhjen e fituesëve të lojës.
Neni 3
MEKANIZMI I LOJËS PROMOCIONALE
- Vodafone ka në treg një seri produktesh me parapagesë, NEXT, me paspagesë dhe Unlimited të disponueshme për të gjithë Pajtimtarët mobile Vodafone. Të gjithë Pajtimtarët mobile Vodafone kanë mundësi të shkarkojnë në aparatin e tyre smartphone aplikacionet MyVodafone dhe JUTH app. Duke hyrë cdo ditë në njërin prej këtyre aplikacioneve, për 20 ditë rresht, këta pajtimtarë do të përfitojnë krahas një produkti që ofrohet falas si: Minuta, SMS, MB, Vcoins ose Kupona Vodafone More (“dhurata ditore”) edhe bileta për të marrë pjesë në Lojën e Fatit Promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve”.
- Pajtimtarët mobile me parapagesë që dëshirojnë të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në këtë Lojë Promocionale duhet të ndjekin hapat e mëposhtme:
- Së pari, të kenë një paketë mujore me parapagesë aktive.
- Së dyti, të hyjnë në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app.
- Pajtimtarët mobile NEXT, me paspagesë dhe Unlimited që dëshirojnë të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në këtë Lojë Promocionale duhet vetëm të hyjnë në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app.
- Biletat mund të përfitohen vetëm 1 (një) herë gjatë 1 (një) dite vetëm nga aplikacioni që akesohet i pari gjatë ditës. Nuk mund të përfitohen bileta nga të dyja aplikacionet brenda 1 (një) ditë.
- Gjithashtu pajtimtarët në aplikacionin MyVodafone ose JUTH app do të kenë mundësi të përfitojnë bileta shtesë me cdo blerje të paketës “Christmas 100MB”.
- Në momentin që mbyllet Loja Promocionale, automatikisht do të gjenerohet lista e të gjithë numrave celularë pjesëmarrëse në shorte. Numri i pjesëmarrjes për 1 pajtimtar do të replikohet në këtë listë në varësi të numrit të biletave të përfituara gjatë gjithë periudhës 20 ditore sipas nenit 4.1 mëposhtë.
- Lista e numrave celularë pjesëmarrës në shorte do të ngarkohet në zgjidhjen softwarike të krijuar nga Vodafone që mundëson përzgjedhjen dhe renditjen në mënyrë rastësore të numrave celularë të cilët do të shpallen fitues. Sa më shumë bileta ka përfituar Pajtimtari mobile aq më e lartë është mundësia për të fituar.
- Për cdo numër celulari të përzgjedhur, fitues do të konsiderohet personi i cili ka në përdorim numrin celular, që do të përcaktohet nga të dhënat që fituesi do të deklarojë kur të kontaktohet nëpërmjet telefonit si dhe nga verifikimi që do të kryhet në zyrat qëndrore të Vodafone në momentin që do të paraqitet për tërheqjen e cmimit. Fituesi duhet të paraqitet në zyrat qëndrore i pajisur me mjet identifikimi dhe me numrin celular fitues sipas nenit 7.2 mëposhtë.
- Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të zhvillohet në praninë e një përfaqësuesi të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njesise se Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë të cilët do të njoftohen nga Vodafone 20 (njëzet) ditë përpara sipas kërkesave të VKM Nr.196/2017 si edhe në prani të Komisionit te Lojës së Fatit Promocionale të ngritur me ketë rast nga ana e Vodafone Albania Sh.A.
- Shorteu dhe shpallja e numrave fitues do të bëhet pranë zyrave qëndrore të Vodafone Albania me vendndodhje në Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, në datë 24.12.2021, ora 10:00.
- Numri i Pajtimtarëve mobile Vodafone që parashikohet të marrin pjesë në këtë Lojë Promocionale, mund të jetë rreth 500’000 (pesëqind mijë).
NENI 4
PJESËMARRJA
- Pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale kanë të drejtë të jenë:
- Të gjithë Pajtimtarët mobile Vodafone pa kufizim të cilët kanë një numër celulari Vodafone në përdorim dhe kanë të shkarkuar në telefon aplikacionin MyVodafone dhe/ose JUTH app. Të gjithë do të kenë mundësi të përfitojnë bileta për të marrë pjesë në shorte cdo ditë për 20 ditë nëse aksesojnë 1 herë në ditë aplikacionin My Vodafone App ose Juth App.
- Pajtimtarët mobile me parapagesë duhet të kenë patjetër një paketë mujore aktive për të patuar mundësi që të përfitojnë bileta për pjesëmarrje në lojë. Këto paketa ofrohen sipas cmimit të shitjes dhe janë si vijojnë:
- Vodafone Basic – 500 lekë me TVSH (416.7 lekë pa TVSH)
- Vodafone Basic+ – 600 lekë me TVSH (500 lekë pa TVSH)
- Vodafone 4G Start – 1000 lekë me TVSH (833.3 lekë pa TVSH)
- Vodafone 4G Go – 1’600 lekë me TVSH (1’333.33 lekë pa TVSH)
- Vodafone 4G Run – 2’000 lekë me TVSH (1’666.67 lekë pa TVSH)
- Vodafone 4G Fly – 2’500 lekë me TVSH (2’083.33 lekë pa TVSH)
- Për të gjithë Pajtimtarët e tjerë mobile me kontratë NEXT, me paspagesë dhe Unlimited nuk kërkohet blerja e një paketë shtesë dhe/ose kyerja e një shpenzimi shtesë për pjesëmarrjen në Lojën Promocionale por vetëm aksesimi i njërit prej aplikacioneve. Për nga vet natyra e produkteve këta Pajtimtarë, në bazë të kontratës, paguajnë vlerën e planit tarifor fiks mujor të zgjedhur dhe/ose vlerën e konsumit mujor. Planet tarifore të cilat i japin mundësinë e përfitimit të biletave të pjesëmarrjes në lojë Pajtimtarëve mobile NEXT, me paspagesë dhe Unlimited janë, por pa u kufizuar vetëm në:
- Vodafone Next X+ – pajtim mujor 1’000 lekë me TVSH (833.3 lekë pa TVSH)
- Vodafone Next S+ - pajtim mujor 1’500 lekë me TVSH (1’250 lekë pa TVSH)
- Vodafone Next M+ – pajtim mujor 2’000 lekë me TVSH (1’666.67 lekë pa TVSH)
- Vodafone Next L+ – pajtim mujor 3’000 lekë me TVSH (2’500 lekë pa TVSH)
- Vodafone Business Red - pajtim mujor 3’000 lekë me TVSH (2’500 lekë pa TVSH)
- Vodafone Business Red Pro – pajtim mujor 4’800 lekë me TVSH (4’000 lekë pa TVSH)
- Vodafone Business Red Prime – pajtim mujor 8’500 lekë me TVSH (7’083.33 lekë pa TVSH)
- Vodafone Business Black – pajtim mujor 12’500 lekë me TVSH (10’416.67 lekë pa TVSH)
- Vodafone Unlimited – 2’200 lekë me TVSH (1’833.33 lekë pa TVSH)
- Vodafone Unlimited+ - 2’700 lekë me TVSH (2’250 lekë pa TVSH)
- Kanë mundësi të përfitojnë bileta dhe të marrin pjesë në këtë Lojë Promocionale edhe të gjithë Pajtimtarët e tjerë që kanë një kontratë me paspagim dhe nuk kanë një nga planet tarifore me pagesë fikse mujore të sipërcituara dhe faturohen në bazë të konsumit mujor.
- Pajtimtarët mobile Vodafone do të kenë mundësinë që gjatë gjithë periudhës 20 ditore të përfitojnë bileta për pjesëmarrje në shorte maksimalisht 1 (një) herë në ditë dhe vetëm nga aplikacioni që aksesohet i pari gjatë ditës. Numri i biletave që përfitojnë përllogaritet në varësi të llojit të kontratës së pajtimtarit dhe konkretisht:
- Pajtimtarët mobile me parapagesë me paketë mujore aktive përfitojnë 5 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
- Pajtimtarët mobile NEXT dhe me Paspagesë përfitojnë 10 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
- Pajtimtarët mobile Unlimited përfitojnë 15 bileta cdo ditë që hyjnë në aplikacion;
- Faktor tjetër që do të ndikojë në rritjen e numrit të biletave të përfituara dhe për rrjedhojë rritjen e shanseve për të fituar në shorte është edhe vjetërsia e pjesëmarrësit si pajtimtar mobile i Vodafone. Numri total i biletave do të shumëfishohet në varësi të vjetërsisë së pjesëmarrësit si pajtimtar i Vodafone si vijon:
- Nga 0 deri në 1 vit – numri total i biletave 2-fishohet;
- Nga 1 deri në 5 vjet – numri total i biletave 5-fishohet;
- Nga 5 deri në 10 vjet – numri total i biletave 10-fishohet;
- Mbi 10 vjet – numri total i biletave 50-fishohet;
- Gjithashtu pajtimtarët mund të përfitojnë 20 bileta shtesë për pjesëmarrjen në shorte me cdo blerje/aktivizim të paketës “Christmas 100MB” nëpërmjet aplikacionit MyVodafone ose JUTH app. Kjo paketë mund të aktivizohet cdo ditë përgjatë kohëzgjajtes se shorteut. Paketa ka karakteristikat si vijojnë:
- 100MB për 24orë – cmimi 50 lekë me TVSH (41.7 lekë pa TVSH)
- Të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësinë të kontrollojnë në cdo kohë numrin e biletave të përfituara nëpërmjet aplikacionit MyVodafone dhe/ose JUTH app.
- Pjesëmarrësit në Lojën Promocionale duhet të jenë mbi 18 vjeç. Nëse numri i përzgjedhur është në përdorim të një të mituri (nën 18 vjec) atëherë cmimi do të tërhiqet prej prindit/kujdestarit ligjor. Vodafone nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.
- Nuk mund të marrin pjesë në këtë Lojë Fati Promocionale:
- Punonjësit e Vodafone Albania Sh.A.
- Përdoruesit e planeve tarifore me parapagesë dhe/ose kontratë Vodafone Mobile Broadband.
- Përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve IoT, M2M, telemetric SIM.
- Në rastin e Pajtimtarëve mobile që janë shoqëri ose institucione publike/private, përdoruesit që përdorin numrat e këtyre pajtimtarëve do të përjashtohen nga Loja e Fatit Promocionale, nëse ka një kërkese paraprake të depozituar në Vodafone nga ana e këtyre pajtimtarëve për mos lejimin e pjesëmarrjes në Lojën Promocionale.
Neni 5
TERRITORI
5.1 Loja promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve” do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 6
ÇMIMET
- Në përfundim të kohëzgjatjes së Lojës Promocionale (në datë 24.12.2021) do të shpallen në total 2’022 (dymijë e njëzet e dy) fitues të cilët do të kenë mundësinë të përfitojne një nga cmimet si mëposhtë vijojnë:
- Autoveturë “Skoda Scala”
- Iphone 13 128GB
- Xiaomi Electronic Scooter
- Planin tarifor “Vodafone Unlimited” për 1 vit
- Samsung Galaxy A12 (64GB White)
- Shërbim interneti fiks me shpejtësi 100Mbps për 1 vit
- TCL MK30 Kids Watch Red/Blu
- Aparat MLS Vista 4G
- Ore Vodafone
- Xiaomi Mi True Wireless Earphones 2 Basic
- Paketa Vodafone 4G Fly
- Fituesit do të alokohen paralelisht me secilin cmim në bazë të renditjes rastësore që do të gjenerojë zgjidhja softwarike që do të përdoret për hedhjen e shorteut. (Psh: numri i parë fitues në listën e gjeneruar do të marrë cmimin e parë që ka respektivisht vlerën më të madhe e me rradhë).
- Cmimet do të shpërndahen sic paraqitet në mënyrë të detajuar mëposhtë:
Renditja e fituesit |
Cmimi |
Sasia totale |
Nga 1 deri në 2 |
Autoveturë “Skoda Scala” |
2 |
Nga 3 deri në 12 |
Iphone 13 128GB |
10 |
Nga 13 deri ne 22 |
Xiaomi Electronic Scooter |
10 |
Nga 23 – 122 |
Planin tarifor “Vodafone Unlimited” për 1 vit |
100 |
Nga 123 deri në 222 |
Samsung Galaxy A12 (64GB White) |
100 |
Nga 223 deri në 522 |
Shërbim interneti fiks me shpejtësi 100Mbps për 1 vit |
300 |
Nga 523 deri në 622 |
TCL MK30 Kids Watch Red/Blu |
100 |
Nga 623 deri në 772 |
Aparat MLS Vista 4G |
150 |
Nga 773 deri në 1’272 |
Ore Vodafone |
500 |
Nga 1’273 deri në 1’342 |
Xiaomi Mi True Wireless Earphones 2 Basic |
70 |
Nga 1’343 deri në 2’022 |
Paketa Vodafone 4G Fly |
680 |
- Në total Vodafone do të ofrojë 2’022 cmime përgjatë gjithë kohëzgjajtes së kësaj Loje Promocionale.
- Cmimet e Lojës së Fatit Promocionale janë të patransferueshme pavarësisht cdo rrethane apo situate.
- Vodafone mund të refuzojë dhënien e cmimit/cmimeve në rast se ajo konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesit rezultojnë të tillë si rezultat i ndonjë parregullsie apo mashtrimi.
Neni 7
NJOFTIMI I FITUESVE DHE TËRHEQJA E CMIMIT
- Brenda 2 ditëve pune nga gjenerimi i listës rastësore të fituesve nga platforma e përdorur për hedhjen e shorteut, numrat e telefonit fitues do të lajmërohen me anë të një mesazhi (SMS) ku do të informohen që janë fitues të Lojës Promocionale “20 nga 20 – Promo e Krishtlindjeve”. Fituesit do të kontaktohen edhe me telefon nga agjentët e call center të Vodafone ku do të kërkohen edhe detajet identifikuese të përdoruesit të numrit.
- Për të tërhequr cmimin, fituesit duhet të paraqiten në zyrat qëndrore të Vodafone me adresë: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Në momentin e paraqitjes për tërheqjen e cmimit, fituesit do t’ju kërkohet të japin të dhënat e tyre të cilat janë: Emër, Atësi, Mbiemër, Datëlindje, kopje e kartës së identitetit dhe/ose i pasaportës si dhe adresa e banimit. Fituesi duhet të ketë me vete edhe numrin e telefonit aktiv me të cilën është shpallur fitues.
- Nëse fituesi nuk paraqitet për të tërhequr cmimin brenda 14 ditëve nga momenti i njoftimit, Vodafone do të kontaktojë fituesin nëpërmjet telefonit për ti rikujtuar cmimin që ka fituar nga Loja Promocionale. Nëse fituesi nuk përgjigjet ri-tentohet përsëri pas 7 ditësh. Ky proces do të përsëritet dhe 2 herë të tjera, dhe nëse nuk ka rezultat, cmimi i jepet numrit vijues të listuar në rradhë në datën kur është hedhur shorteu pavarësisht vlerës së cmimit. E njëjta gjë ndodh edhe në rast se për cfarëdolloj arsye fituesi i përzgjedhur nuk pranon dhe/ose refuzon të tërheqë cmimin e fituar.
Neni 8
TË DHËNAT E PJESËMARRËSVE
- Cdo pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Vodafone mund të përpunojë të dhënat e tyre personale, të kërkuara sipas Nenit 7.2 të kësaj Rregulloreje, për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për cdo qëllim tjetër të ligjshëm të Vodafone në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008, “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Të gjitha të dhënat personale lidhur me fituesit dhe të dhënat për mënyrën e organizimit të Lojës së Fatit Promocionale do të ruhen për një periudhe jo më pak se 6 vjet sipas kërkesave të VKM nr. 168/2017.
Neni 9
TAKSA DHE TATIMET
- Fituesi nuk do të jetë subjekt detyrimesh, tarifash apo garancish që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çmimin përvec atyre të cilat mund të kerkohen detyrimisht për fituesin nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Neni 10
PUBLICITETI
- Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet nëpërmjet një spoti televiziv, reklamimit ne radio, reklamimit ne gazeta, reklamimit me banera në qytet dhe reklamime në faqe interneti. Gjithashtu per këtë qëllim do të ketë deklarata për shtyp dhe artikuj të ngjashëm.
- Me pranimin e cmimit, fituesit kanë dhënë miratimin që emri dhe imazhi i tyre të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Vodafone Albania www.vodafone.al dhe në faqet zyrtare që Vodafone ka në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Linkedin. Gjithashtu fituesit i japin Vodafone të drejta të plota lidhur më përdorimin e të drejtave të imazhit të tyre në fotografitë, videot (ose cdo version të tyre që ka prezencën e tyre) të cilat do të shfaqen në publik në kuadrin e fushatave promocionale aktuale apo të ardhshme të Vodafone Albania Sh.A.
Neni 11
FORCA MADHORE
- Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave per të cilat Vodafone nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonjë urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen edhe cdo njoftim tjetër i rëndësishëm në lidhje me Lojën e Fatit Promocionale, do të publikohet në http://www.vodafone.al.
Neni 12
ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE
12.1 Me pjesëmarrjen në këtë Lojë Promocionale pajtimtarët Vodafone kanë dhënë miratimin e tyre duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e Lojës Promocionale. Në rast të kërkesave të klientëve për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, Vodafone Albania Sh.A nuk do t’i përfshijë ata në shorteun që do të hidhet për shpalljen e fituesve. Në rast mosmarreveshjesh, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Neni 13
TE NDRYSHME
13.1 Rregullorja e Lojes Promocionale do të publikohet edhe në faqen në internet të Vodafone, http://www.vodafone.al. Informacioni mbi Lojën Promocionale mund të merret gjithashtu prej Shërbimit për Kujdesin e Klientit duke telefonuar falas në numrin 140 për klientët me parapagesë dhe 149 për klientët NEXT, me paspagesë dhe Unlimited.
Kjo Lojë Fati Promocionale organizohet sipas Autorizimit nr. 588, datë 02.12.2021, të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit.
Tiranë, më 08.11.2021