Vodafone Albania njofton ndryshim në ekipin drejtues
Vodafone Albania njofton sot ndryshim në ekipin e saj drejtues. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Achilleas Kanaris, do të përmbyllë këtë detyrë, pas 4 viteve të suksesshëm, për të marrë një tjetër pozicion drejtues, brenda kompanisë Vodafone, si Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Rumani. Detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania, duke nisur nga 1 Korriku 2021, do ta marrë për herë të parë një grua, Znj. Katia Stathaki.
Z. Kanaris mori detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania në janar 2018. Nën drejtimin e tij, Vodafone nisi rrugëtimin e transformimit të saj nga një kompani celulare në një kompani plotësisht të konverguar, përmes blerjes së Abcom dhe integrimit me kompaninë e dytë më të madhe të shërbimeve fikse në Shqipëri. Z. Kanaris siguroi lidershipin e Vodafone në treg përmes arritjeve të kompanisë në ofrimin e rrjetit më të mirë, Teknologjisë inovatore dhe Përvojës më të Mirë të Klientit. Nën menaxhimin e tij, Vodafone Albania ishte e para kompani që testoi për herë të parë në Shqipëri teknologjinë 5G, duke nisur kështu transformimin e kompanisë nga një kompani telekomunikacion në një kompani teknologjie.
Znj. Katia Stathaki u bë pjesë e Vodafone në 2002 dhe prej atij viti ka mbuluar pozicione të rëndësishme drejtuese në njësinë e Komercialit dhe Vodafone Business. Në vitin 2016 ajo u emërua Drejtore e Njësisë së Biznesit në Vodafone Greqi. Znj. Katia ka lindur në Greqi dhe është rritur në Gjermani. Ajo është diplomuar në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës në degën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe MBA nga Shkolla e biznesit Henley në Mbretërinë e Bashkuar.
Nën drejtimin e Znj. Katia Stathaki, Vodafone Albania do të vijojë realizimin e investimeve strategjike në infrastrukturën fikse, me vlerë mbi 100 milion Euro, do të realizojë planet e Vodafone për të nisur i pari shërbimet e teknologjinë 5G për biznesin dhe konsumatorin si dhe do të drejtojë transformin dixhital të tregut të SME-ve dhe shërbimeve IoT në vend, me qëllim realizimin e ambicies së Vodafone për t’u kthyer në nje kompani teknologjie. Gjatë drejtimit të Znj.Stathaki, Vodafone do të finalizojë krijimin e markës së re VOIS, projekt i cili do të mundësojë punësimin e qindra të rinjve shqiptarë për shërbime drejt tregjeve të tjera europiane.