Vodafone Albania u vlerësua me Çmimin e Artë për politikat dhe praktikat që ndjek për sigurimin e të drejtave të njeriut, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në proçeset e punës.
Çmimi iu akordua Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, Znj, Christina Samoulada gjatë një eventi të organizuar nga Headhunter Albania në kuadër të prezantimit të rezultateve të Indeksit tëi Barazisë në Punësim ku morën pjesë mbi 71 kompani shqiptare.
“Ndihem shumë e vlerësuar që gjendem sot këtu për të ndarë me ju praktikat e suksesshme të kompanisë tonë. Në Vodafone, kemi krijuar një ambient pune gjithëpërfshirëse ku punonjësit respektohen dhe vlerësohen pavarësisht preferencave të tyre personale. Nuk tolerojmë në asnjë formë diskriminimin dhe bazojmë çdo vendim punësimi tek meritat dhe profesionalizmi i punonjësve apo kandidatëve. Me qëllimin për të garantuar gjithpërfshirjen në çdo sjellje, vendim apo veprim, ne organizojmë trajnime me punonjësit dhe menaxherët tanë mbi paragjykimin e pavetëdijshëm. Së fundmi kemi menduar që këtë praktike ta shtrijmë përtej Vodafone Albania dhe kemi organizuar këto trajnime edhe në universitetet kryesore në Tiranë dhe Durrës, me qëllimin e vetëm për të nxitur një kulturë gjithëpërfshirëse edhe në treg. Këto iniciativa e bejnë kompaninë Vodafone shembull i barazisë dhe gjithëpërfshirjes në mundësitë e punësimit që ofron për këdo” – tha në fjalën e saj Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania, Znj.Christina Samoulada.
Vodafone Albania, si pjesë e Vodafone Group, i mbështet politikat dhe praktikat e biznesit në rregulla dhe etika që promovojnë gjithpërfshirjen dhe përgjegjësine për të respektuar të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen për punonjeësit pavarësisht gjinisë, racës , orientimit seksual etj.
Më shumë se 435 punonjës me shumëllojshmëri eksperiencash, ekspertizë dhe personalitetesh janë pjesë e skuadrës Vodafone dhe së bashku kanë krijuar një ambient pune bashkëpunues që mundëson arritjet e suksesshme të Vodafone dhe diversitet në produktet dhe shërbimet që ofron për klientët.