Mundësi për të rinjtë
Vodafone merr në skuadër talente që mund të sjellin ndryshime pozitive. Gjithashtu, i jep mundësinë të rinjve të zhvillojnë karrierën e tyre nëpërpmjet këtyre programeve të krijuara enkas për ta:
- Praktikë e njohurive mësimore (Apprenticeship)
- Programi për Promovimin e Punësimit
- Praktika për diplomën universitare (Internship)
- Përvojë pune
Programet e praktikave të punës në Vodafone janë një mundësi e mirë për studentët për të përfituar ekperiencë pune, për tu informuar mbi mundësitë që ne ofrojmë dhe të kuptojnë se si është të punosh për një kompani lider në industri, e cila u mundëson njerëzve formimin e tyre të përgjithshëm dhe jo vetëm. Targeti kryesor për programin e Internship-it në Vodafone janë studentët në Bachelor dhe Master sikurse dhe MBAs me eksperiencë pune të mëparshme. Kjo është një mundësi shumë e mirë që u jepet studentëve për të njohur më nga afër kopaninë tonë, për të marë njohuritë bazë të sjelljes dhe punës në grup dhe për të fituar ekserincë pune në bazë të profileve të tyre duke eksploruar kompaninë tonë përpara diplomimit të tyre.
Ky program gjithashtu synon të na jap mundësi për t'i njohur më mirë ata duke vëzhguar performancën dhe potencialin e tyre, të cilat do t’i pasqyrojnë gjatë përvojës së punës në Vodafone.