Fondacioni Vodafone në Shqipëri informon të rinjtë për Inteligjencën Artificiale me fushatën #MeMyselfAndAI
- #MeMyselfAndAI informon, ndërgjegjëson dhe i bën të rinjtë më të aftë në përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA).
- Fushata do të shfaqet në kanalet e TikTok Instagram dhe YouTube Shorts për tu aksesuar nga të gjithë të rinjtë pikërisht aty ku janë më aktivë në botën digjitale.
- Në #MeMyselfAndAI, krijuesja e përmbajtjes @Mina do t’u prezantojë të rinjve temën e Inteligjencës Artificiale.
- Fushata lançohet për herë të parë në 7 vende evropiane nën emrin e ri të Kliick.
- Fushata tre-mujore është zhvilluar së bashku me agjencinë MESH Collective.
Klikoni videot në kanalin tuaj të preferuar:
Të rinjtë në mbarë Evropën do kenë mundësinë të marrin informacion të besueshëm e frymëzues rreth Inteligjences Artificiale nëpërmjet një serie prej 60 videosh argëtuese në rrjetet sociale, të lançuar nga Vodafone Foundation.
Fushata më e re nga Fondacioni Vodafone, “Me Myself & AI” (Unë, Vetja ime dhe Inteligjenca Artificiale), është një seri videosh, memesh, informacioni dhe këshillash praktike të ndara në Tik Tok e You Tube në Mbretërinë e Bashkuar, Portugali, Spanjë, Holandë, Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Rumani.
Fushata adreson sfidën në rritje për të rinjtë dhe marrëdhënien e tyre me Inteligjencë Artificiale. Ndikimi i përditshëm i AI, qoftë në mënyrë të vetëdijshme përmes aplikacioneve si ChatGPT ose të pavetëdijshme përmes mjeteve të AI nga platformat e rrjeteve sociale, i çorienton të rinjtë në mënyrën si navigojnë ose nëse duhet të besojnë këtë teknologji me një zhvillim kaq të shpejtë.
“Me Myself & AI” është krijuar për të ndihmuar të rinjtë të kuptojnë më mirë mekanizmat, rreziqet dhe mundësitë e krijuara nga Inteligjenca Artificiale, si dhe për të ofruar materiale të cilat mund t’u vijnë në ndihmë mësuesve në gjithë botën.
Shqipëria po hedh hapa të rëndësishme në integrimin e aftësive digjitale dhe të lidhura me AI në sistemin arsimor, në linjë me objektivat kombëtare për një rini të përgatitur për ekonominë digjitale. Edhe pse inteligjenca artificiale ende s’është përfshirë si lëndë e veçantë në kurrikulën shkollore, qeveria e ka vënë theksin tek aftësimi digjital në të gjitha nivelet e arsimit. “Strategjia Kombëtare e Arsimit dhe Plani i Veprimit 2021-2026” synojnë përmirësimin e infrastrukturës së ICT dhe promovimin e inovacionit përmes kurrikulave bazuar në kompetenca, duke integruar gradualisht teknologji të reja si AI, për t’i ndihmuar studentët të përshtaten me peizazhin digjital në zhvillim.
Duke folur për fushatën “Me, Myself & AI”, Joakim Reiter, Drejtori i Çështjeve të Jashtme dhe Korporative në Vodafone dhe Vodafone Foundation, tha se: “Të rinjtë përshtaten me teknologjitë e reja më shpejt se pjesa tjetër e shoqërisë dhe shkollat shpesh përpiqen të ecin në të njëjti hap me këtë trend. Kjo fushatë i fuqizon të rinjtë në të gjithë Evropën të mendojnë e të përdorin AI në një mënyrë krijuese, por të përgjegjshme. Duke qenë më të informuar rreth mënyrës se si funksionon teknologjia, të rinjtë mund të peshojnë çdo rrezik që paraqet AI.” Disa nga temat që do të mbulohen nga videot e shkurtra si pjesë e fushatës përfshijnë:
- Si funksionon teknologjia AI?
- Çfarë rreziqesh paraqet përdorimi i AI?
- Nga vijnë të dhënat e përdorura për aplikacionet AI?
“Me, Myself and AI” është pjesë e iniciativës Kliick, një projekt pan-evropian i Fondacionit Vodafone që synon adresimin e çështjeve me të cilat përballen të rinjtë në botën digjitale. Fushata mbështet programet më të gjera të Fondacionit Vodafone për zhvillimin e aftësive digjitale të nevojshme për jetën, duke përfshirë edhe Skills Upload Jr, e cila në Shqipëri njihet si Generation Next, një nismë pan-evropiane që fuqizon mësuesit dhe nxënësit në përdorimin e sigurt, krijues dhe kritik të teknologjive digjitale.