Eja në Vodafone
Eja në Vodafone
Numër i ri
Numër i ri
1- Në momentin që ju bleni një numër të ri me parapagesë, duhet fillimisht ta regjistroni atë me një mjet identifikimi Pasaportë ose Kartë Identiteti.
2- Nëse jeni nën 18 vjeç, ju mund ta regjistroni numrin tuaj Vodafone duke u paraqitur i shoqëruar me një nga prindërit ose me një kujdestar ligjor në dyqanet tona Vodafone apo pikat e tjera të autorizuara për regjistrim. Duhet të jeni të pajisur me dokumentat e mëposhtme: -Pasaportë (e Zakonshme, Shërbimi ose Diplomatike) e përdoruesit ose,
-Kartë Identiteti e përdoruesit ose,
-Çertifikatë Lindje me fotografi (vetëm për përdoruesit nën 16 vjeç)
DHE
-Çertifikatë Familjare e përdoruesit, ose
-Vendim Gjykate që përcakton se kush është kujdestari ligjor i individit nën 18 vjeç
3- Shtetasit e huaj mund të regjistrojnë numrin Vodafone me pasaportën e tyre duke dhënë adresën e tyre aktuale në Shqiperi.
4- Regjistrimi i numrit përfundon brënda gjysëm ore nga dorëzimi i kërkesës. Numri hapet përkohësisht dhe vetëm pasi verifikohen të gjitha dokumentat origjinale kryhet regjistrimi final i cili mund të zgjasë deri në 45 ditë. Ju njoftoheni me një SMS që ju konfirmon regjistrimin e numrit.
Një paketë lidhjeje Vodafone Club kushton :
- 800 Lekë (me TVSH) dhe përfitoni 300 Lekë kohë fillestare komunikimi si dhe 500 SMS falas (të vlefshme drejt numrave Vodafone Club për një muaj).
Statusi Aktiv
Ju mund të shfrytëzoni plotësisht të gjitha mundësitë që ju jep Vodafone në momentin që do të kryeni një telefonatë drejt një numri (ose drejt 131), të dërgoni SMS apo konsumoni internet.
Kujdes:
Aktiviteti dalës (telefonatë, SMS , internet) duhet të kryhet në Shqipëri.
Duke përdorur My Vodafone app, ose menunë #123#, ju do të informoheni mbi datën e rimbushjes së fundit si dhe mbi datën e skadimit të këtij krediti. Data e skadimit te kreditit përcakton kohëzgjatjen e Statusit Aktiv, gjatë të cilit ju keni mundësi të perdorni të gjitha shërbimet që i përkasin planit tuaj tarifor.
Çdo rimbushje e rrit vlefshmërinë e kreditit tuaj në varësi të afatit të vlefshmërisë që ka vetë rimbushja dhe datës së skadimit të kreditit që përcakton mesazhi i regjistruar.
Në çdo rast, afati më i gjatë i vlefshmërisë së kreditit i përcaktuar nga rimbushjet e kryera do të klasifikohet gjithashtu edhe si afati i skadimit të kreditit (afati me i gjatë është 12 muaj), duke ju dhënë kështu mundësi të përdorni më shumë shërbimet dhe ofertat e Vodafone.
Nëse ju nuk e rimbushni numrin tuaj Vodafone deri në datën e përmendur në mesazhin e regjistruar, numri juaj do të kalojë në Statusin Pasiv. Ju do të njoftoheni me një SMS 7 ditë përpara datës së kalimit në Statusin Pasiv, në mënyrë që të rimbushni llogarinë tuaj Vodafone dhe të qëndroni në statusin aktiv.
Statusi Pasiv
Në rast se ju nuk kryeni asnjë rimbushje edhe brenda 7 ditësh nga momenti që jeni njoftuar me SMS, numri juaj kalon automatikisht në Statusin Pasiv.
Statusi Pasiv i korrespondon një periudhe 1 mujore në të cilën ju mund të beni rrimbushje, merrni thirrje, SMS, MMS, apo trasfertë krediti nga një numër tjetër, por nuk mund të kryeni aktivitet dalëse apo të përdorni shërbimet e tjera Vodafone.
Nëse në momentin që numri juaj kalon në statusin pasiv balanca e kreditit tuaj është më e madhe se zero, krediti i mbetur do të konfiskohet përgjithmonë dhe nuk do të mund të përdoret më. Në rast se ju kryeni një rimbushje gjatë statusit pasiv apo nëse një numër tjetër do t’ ju transferojë kredit, numri juaj do të kalojë në Statusin Aktiv.
Bartja e numrit
Vodafone Tourist Pack
Tourist Pack & Tourist Giga Pack
Vodafone, prezanton në treg dy paketat Tourist Pack & Tourist Giga Pack, dedikuar turistëve që vizitojnë Shqipërinë.
Paketa Vodafone Tourist Pack kushton 2,500 Lekë (me TVSH) dhe përmban:
Internet |
40 GB |
Minuta Kombëtare |
1000 |
Vlefshmëria |
21 ditë |
Paketa Vodafone Tourist Giga Pack kushton 2,900 Lekë (me TVSH) dhe përmban:
Internet |
100 GB |
Minuta Kombëtare |
Pa limit* |
Vlefshmëria |
21 ditë |
Shënime të vlefshme:
• Tourist Pack ka vlefshmëri 15 ditë dhe Tourist Giga Pack ka vlefshmëri 21 ditë.
• *Minutat kombëtare: Limit i përdorimit të drejtë 5000 minuta
• Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve kombëtarë fiks dhe celularë.
• Ju mund të blini një paketë të re edhe nëse paketa aktuale nuk ka përfunduar. Detaje mbi riblerjen e paketave si më poshtë:
- Ju mund të blini një paketë mujore, javore apo ditore gjatë kohës që keni një nga paketat Tourist aktive.
- Ju mund të blini nje paketë shtesë interneti apo me minuta ndërkombetare nëse keni një nga paketat Tourist aktive.
•Ju mund të kontrolloni njësitë e mbetura të paketës tuaj nëpërmjet:
o Aplikacionit My Vodafone
o SMS me tekst bosh në numrin 131
• Thirrjet drejt destinacioneve që nuk janë të përfshira në paketë do të tarifohen sipas ҫmimeve standarte të Vodafone.
• Nëse keni aktivizuar shërbimin SOS Credit Top Up, vlera që i detyroheni Vodafone do të zbritet nga rimbushja dhe më pas balanca e mbetur do të konsiderohet për aktivizimin e paketës.
• Tarifimi bëhet si më poshtë:
o Tarifimi i MB do të bëhet në blloqe prej 10 KB.
o Koha fillestare e tarifimit është 60+60 sekonda për thirrjet drejt rrjetit Vodafone dhe drejt destinacioneve kombëtare.
• Shërbimi Club Sharing është i aplikueshëm për këtë paketë nga aplikacioni MyVodafone.
• Çmimet e lartpërmendura përfshijnë TVSH.
• Kjo paketë mund të përdoret edhe në Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Aktivizimi
• Vizito dyqanin më të afërt Vodafone ose aplikacionin MyVodafone.
Detaje mbi riblerjen e paketave:
Pas konsumit të njësive, ju do të keni mundësi të aktivizoni çdo paketë tjetër me parapagesë që dëshironi, si të gjithë përdoruesit e tjerë.