Discover Graduate
Nise me Madhështi. Rritu me Shpejtësi.

Discover Graduate 
Nise me Madhështi. Rritu me Shpejtësi.

Çfarë është Discover Graduate?

Discover Graduate është programi kryesor i Vodafone për talentet e reja në fillimet e karrierës, studentët e vitit të fundit dhe të diplomuarit e rinj që janë gati të hedhin hapin e parë të madh në botën profesionale. Ky program është ndërtuar për të përshpejtuar zhvillimin tënd përmes rotacioneve të strukturuara, projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë dhe një komuniteti të fuqishëm ndërkombëtar të të diplomuarve në mbi 18 vende.

Si pjesë e këtij programi, do të përfshihesh në fusha të ndryshme të biznesit, do të zhvillosh aftësi të kërkuara në treg dhe do të kontribuosh në projekte që sjellin vlerë reale për klientët dhe komunitetin. Krahas mentorimit, programeve të të mësuarit dhe bashkëpunimit ndërfunksional, do të jesh pjesë e një kulture të udhëhequr nga vlerat që do të shërbejnë si themel për suksesin tënd të ardhshëm.

Në Vodafone Albania, programi Discover Graduate hapet një herë në çdo dy vite, zakonisht rreth muajit Shtator ose Tetor. Qëllimi ynë është të përzgjedhim talentet më premtuese përmes një procesi vlerësimi të thelluar, për të identifikuar ata që janë gati të rriten, të sjellin risi dhe të udhëheqin.

Procesi i përzgjedhjes është i detajuar dhe mund të zgjasë pak më shumë se zakonisht, por kjo për të na mundësuar të njohim më mirë ty, aftësitë dhe potencialin tënd. Kur programi të jetë i hapur, do të gjendet në Portalin e Karrierës së Vodafone Albania dhe mund të aplikosh direkt aty. Për të mos humbur njoftimet, sigurohu të ndjekësh faqen tonë Vodafone Albania Careers në Instagram dhe mos humbisni asnjë lajmërim për hapjen e aplikimeve.

Kush mund të aplikojë

Studentë të vitit të fundit apo të diplomuar të rinj (Bachelor ose Master), që janë të etur për rritje, me më pak se 1 vit eksperiencë në sektorin e telekomunikacionit apo teknologjisë.

IMG bnr 2 disc graduate

Pse do ta duash programin Discover Graduate?

Rezultate të prekshme
Përgjegjësi reale, rezultate të prekshme

Gjerësi eksperiencash
Thellësi dhe gjerësi eksperiencash

Rrjet i fortë
Rrjet i fortë bashkëpunimi me mentorë, drejtues dhe graduate nga më shumë se 18 shtete

    Struktura e Programit

    Çfarë eksperience do të kesh
    gjatë programit:

    Shumë nga pjesëmarrësit kalojnë në role të përhershme brenda Vodafone Albania ose në tregje të tjera të Vodafone. Historia e tyre tregon lëvizje të suksesshme ndër funksionale dhe ndërkombëtare.

    Procesi i Përzgjedhjes

    Section image

    Intervistë Virtuale & Vlerësime Online

    Pas aplikimit, do të ftohesh për të përfunduar një Intervistë Virtuale me AI, e fokusuar në sjelljet SPIRIT të Vodafone, si dhe teste logjike, personale dhe të arsyetimit