Smart Tracker
Smart Tracker
Smart Tracker – VST001– Deklarata e Privatësisë
Kjo Deklaratë e Privatësisë shpjegon se si ne përpunojmë informacionin e:
- pajtimtarëve, të dhënat e të cilëve mund të mblidhen përmes aplikacionit V nga Vodafone app (“Aplikacioni”); dhe
- përdoruesit, të dhënat e të cilëve mund të mblidhen nëpërmjet Smart Tracker-it me ID të modelit VST001 (“Pajisja”).
Ne e marrim shumë seriozisht privatësinë e pajtimtarëve dhe përdoruesve tanë. Ju kërkojmë që ta lexoni me kujdes këtë Deklaratë të Privatësisë pasi përmban informacione të rëndësishme se si do t’i përdorim të dhënat tuaja personale.
Nëse po e ndani pajisjen tuaj me të tjerë, si zotëruesi kryesor i llogarisë, ju jeni përgjegjës për të siguruar që këta përdorues janë vënë në dijeni për përpunimin e të dhënave personale, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes, siç përshkruhet në këtë deklaratë.
Ndryshime në politikën tonë të privatësisë
Kjo Politikë e Privatësisë përditësohet herë pas here; sa herë që bëjmë një ndryshim, do të përditësojmë përmbajtjen dhe do t’ju njoftojmë.
Së fundmi ne kemi rishikuar Deklaratën tonë të Privatësisë për këtë aplikacion dhe shërbim; ndryshimet kryesore janë renditur më poshtë.
Seksioni |
Ndryshime |
Datë |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Përditësimi i fundit: [Ditë Muaj Vit]
Kush jemi ne
Ne jemi Vodafone Albania, anëtare e Vodafone Group.
Në këtë politikë të privatësisë:
- “ne/neve” do të thotë Vodafone Albania;
- “palë e tretë” nënkupton dikë që nuk jeni ju apo ne; dhe
- “Vodafone Group” nënkupton Vodafone Group Plc dhe çdo kompani apo organizatë tjetër në të cilën Vodafone Group Plc zotëron më shumë se 15% të kapitalit aksionar.
Zyra jonë e regjistruar ndodhet në adresën Autostrada Tirane – Durres, Rr. “Pavaresia”, nr. 61, Kashar, Tiranë. Ne jemi të regjistruar në Shqipëri me numrin e kompanisë NUIS K11715005L. Vodafone Albania është e regjistruar në Zyrën e Komisionerit Shqiptar të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave (IDP).
Centrali ynë kryesor është 042 238 3100 ose mund të na dërgoni email në alfunc.askprivacy@vodafone.com.
Si mund të na kontaktoni
Mendimi juaj ka rëndësi për ne – nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na dërgoni email në: alfunc.askprivacy@vodafone.com ose mund t’i shkruani ekipit tonë të privatësisë në:
Vodafone Privacy Team
Vodafone Albania
Autostrada Tirane – Durres,
Rr. “Pavaresia”, nr. 61,
Kashar, Tirane,
Albania
[ACCORDION] Informacioni personal që mbledhim për ju
Informacioni që mbledhim për ju
Llojet e informacionit që ne përpunojmë përfshijnë;
- Emri juaj, adresa, numri i celularit ose numri fiks, data e lindjes dhe adresa e emailit;
- Informacioni i llogarisë suaj, si numri i produkteve që keni me ne, datat e pagesave që na detyroheni ose keni marrë dhe marka, modeli dhe viti i pajisjes që keni;
- Cilësimet e fotografive ose të kamerës suaj, nëse dëshironi të shtoni fotografi për konfigurimin e profilit, duke përfshirë përdoruesin e pajisjes, në profilet e tyre përkatëse (mund t’i revokoni këto leje në Cilësimet e telefonit tuaj);
- Informacionet tuaja kredenciale si fjalëkalimet, sugjerimet dhe informacione të ngjashme sigurie të përdorura për vërtetimin dhe aksesin në llogaritë dhe shërbimet;
- Preferencat tuaja për produkte ose shërbime të veçanta kur ju na tregoni se cilat janë ato, ose ne supozojmë se cilat janë ato, bazuar në mënyrën se si i përdorni produktet dhe shërbimet;
- Informacioni për kujdesin ndaj klientit nëpërmjet kontaktit tuaj me ne, si p.sh. një shënim ose regjistrim i një telefonate që bëni në një nga qendrat tona të kontaktit;
- Informacion rreth celularit tuaj sa herë që përdorni aplikacionin. Për shembull, ne mund të mbledhim informacione për llojin e pajisjes celulare që po përdorni dhe identifikuesin e saj unik të pajisjes (për shembull, numrin IMEI, numrin e telefonit celular të pajisjes ose adresën MAC të ndërfaqes së rrjetit pa tel (wireless) të pajisjes);
- Informacione në lidhje me përdorimin tuaj të Aplikacionit, si p.sh. sa shpesh e përdorni ose kur injoroni sinjalizimet; dhe
- Të dhënat e vendndodhjes së celularit tuaj ose pajisjes. Kjo mund të jetë e saktë kur përdoren të dhënat e Sistemit të Pozicionimit Global (GPS) ose duke identifikuar shtyllat e telefonave celularë dhe pikat e kontaktit Wi-Fi aty pranë dhe ju aktivizoni shërbimet ose veçoritë e bazuara në vendndodhje. Pajisja do të përpunojë gjithmonë të dhënat e vendndodhjes në mënyrë që ju të gjeni vendndodhjen e pajisjes, megjithatë, mund ta caktivizoni gjurmimin e vendndodhjes së celularit tuaj në çdo kohë.
- Informacion në lidhje me ndërveprimin tuaj me aplikacionin dhe veçoritë e tij, të tilla si aktiviteti i lidhur me zërin nëse zgjidhni ta lidhni pajisjen tuaj me një pajisje tjetër të palës së tretë (për shembull Alexa). Nëse e bëni këtë, ofruesi tjetër i pajisjes do të ndajë me ne “qëllimet tuaja zanore” që përfshin përmbajtjen e kërkesave tuaja për të na mundësuar të ofrojmë dhe përmirësojmë përvojën tuaj dhe shërbimet tona (mund të ndaloni ndarjen e këtij informacioni me ne duke shkëputur pajisjet/duke hequr aksesin tonë në pajisjen tjetër)
Ne gjithashtu do të marrim informacione për mënyrën se si i përdorni produktet dhe shërbimet tona, si p.sh.
- Niveli i shërbimit që merrni – për shembull, defekte në rrjet ose shërbim dhe ngjarje të tjera që mund të ndikojnë në shërbimet tona të rrjetit ose shërbime të tjera;
- Detajet e përdorimit tuaj të shërbimeve tona – për shembull, ne mund të shohim sasinë e të dhënave që përdor pajisja, të cilat mund t’i përdorim për të vlerësuar nëse të dhënat që ne ofrojmë janë të mjaftueshme; dhe
- Ne mbledhim gjithashtu informacione analitike anonime se si përdoruesit përdorin pajisjen dhe aplikacionin për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të zgjidhur problemet.
Kur e mbledhim informacionin tuaj personal
Ne mbledhim informacion personal kur ju:
- Konfiguroni për herë të parë pajisjen dhe profilin tuaj në Aplikacion;
- Përdorni aplikacionin dhe çdo veçori të tij (për shembull, vendosjen e një zone gjeografike ose ndryshimin e modalitetit të gjurmimit);
- Pajtoheninë marketing; ose
- Kontaktoni ekipet tona për kujdesin ndaj klientit.
Vodafone do të përpunojë të dhënat tuaja personale bazuar në:
- Përmbushjen e kontratës suaj ose lidhjen e kontratës dhe për të marrë masa për kërkesat tuaja. Për shembull, do të na duhet të përpunojmë të dhënat tuaja të trafikut të rrjetit si pjesë e “lidhjes” së pajisjes tuaj dhe do të na duhet të përpunojmë detajet e pagesës së pajtimtarit për faturimin tuaj mujor.
- Interesat e ligjshme të biznesit të Vodafone, për shembull, parandalimi i mashtrimit, ruajtja e sigurisë së rrjetit dhe shërbimeve tona, marketingu i drejtpërdrejtë dhe përmirësimi i shërbimeve tona. Kurdoherë që ne mbështetemi në këtë bazë të ligjshme për të përpunuar të dhënat tuaja, ne vlerësojmë interesat tona të biznesit për t’u siguruar që ato të mos i tejkalojnë të drejtat tuaja. Për më tepër, në disa raste ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë përpunim. Për më shumë informacion, vizitoni seksionin Të drejtat tuaja të kësaj politike.
- Pajtueshmërinë me një detyrim ligjor të detyrueshëm, duke përfshirë për shembull kërkesat financiare dhe të tatimeve, të cilat janë subjekt i politikave strikte të brendshme (si periudhat e ruajtjes), procedurave dhe të drejts suaj për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja, të cilat kontrollojnë fushën e ndihmës ligjore tënevojshme; ose
- Pëlqimin që jepni kur Vodafone nuk mbështetet në një bazë tjetër ligjore. Pëlqimi ju paraqitet gjithmonë veçmas dhe ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.
[ACCORDION] Si e përdorim informacionin tuaj personal
- Për t’ju ofruar shërbimin tuaj
Ne përdorim informacionin tuaj për ofrimin e shërbimit dhe për të përmbushur çdo blerje që keni bërë:
- për të na ndihmuar të identifikojmë ju dhe çdo llogari që mbani me ne;
- për t’ju ofruar lidhshmëri dhe veçori për pajisjen tuaj;
- faturimi dhe kujdesi ndaj klientit;
- për t’ju njoftuar për çdo ndryshim në Aplikacion ose në shërbimet tona që mund t’ju prekë; dhe
- verifikimin e identitetit.
- Marketingu dhe profilizimi
Nëse keni zgjedhur të jeni pjesë e reklamimit dhe na keni dhënë leje për të përdorur të dhënat tuaja për të përshtatur këto komunikime me ju, ne do të përdorim ndërveprimet tuaja me këtë aplikacion dhe të dhënat nga pajisja juaj për të informuar llojet e marketingut që duhet t’ju dërgojmë në mënyrë që të jetë më relevante për ju. Për shembull, ne mund të shohim nëse po përfitoni maksimumin nga blerja ose produktet që keni.
Për të mos marrë pjesë në mesazhet e marketingut ose profilizimin:
Nëse nuk dëshironi të merrni më mesazhe marketingu nga Vodafone, mund të zgjidhni të hiqni dorë nga të gjitha komunikimet e marketingut ose vetëm nga disa mënyra të caktuara të tij(email, mesazhe, telefon ose postë).
Ka mënyra të ndryshme për të hequr dorë:
- Kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit nëpërmjet nakontaktoni@vodafone.com;
- Të gjitha mesazhet tona të marketingut me email vijnë me një lidhje “çabonohu” të cilën mund ta klikoni për t’u çregjistruar;
- Thuajini shitësit që nuk dëshironi të merrni më reklama, nëse merrni një telefonatë marketingu dalës;
- Dërgo email në alfunc.askprivacy@vodafone.com për udhëzime.
- Tërheqja nuk do të thotë se nuk do të merrni më mesazhe të lidhura me shërbimin, si p.sh. mesazhe që ju tregojnë për statusin e porosisë tuaj ose kur ndryshojnë Termat dhe Kushtet tona. Ju do të vazhdoni t’i merrni ato (nëse nuk kemi lajmëruar ndryshe). Ju gjithashtu mund të merrni reklama nëpërmjet njoftimeve automatike nëse nuk i keni çaktivizuar ato nëpërmjet cilësimeve të pajisjes tuaj.
- Përmirësimi i shërbimit
Ne mbledhim informacione anonime, të çidentifikuara ose të grumbulluara për të përmirësuar shërbimin që ofrojmë për të gjithë.
Për të mbrojtur rrjetet tona dhe për të menaxhuar vëllimet e thirrjeve, mesazheve dhe përdorime të tjera të rrjeteve tona. Për shembull, ne identifikojmë periudhat e pikut të përdorimit, në mënyrë që të mund të përpiqemi të sigurojmë që rrjetet mund të përballojnë vëllimin në ato momente; dhe
Për të kuptuar se si i përdorni rrjetet, produktet dhe shërbimet tona. Në këtë mënyrë ne mund të kërkojmë t'i rishikojmë, zhvillojmë dhe përmirësojmë këto, të zhvillojmë produkte dhe shërbime më interesante dhe të përshtatshme, si dhe të personalizojmë produktet dhe shërbimet tona.
Ne gjithashtu përpunojmë regjistrimet e telefonatave ose transkriptet e bisedave kur ndërveproni me kujdesin tonë ndaj klientit, për qëllime trajnimi dhe cilësie.
Si i ndajmë informacionet tuaja personale
Kur është e zbatueshme, ne ndajmë informacione për ju me:
- Kompanitë në Grupin Vodafone;
- Partnerët, furnitorët ose agjentët e përfshirë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që keni porositur ose përdorur (për shembull furnizuesi ynë Trackimo që ndihmon në ndërtimin e produktit);
- Kompanitë që janë të angazhuara për të kryer shërbime për, ose në emër të Vodafone Limited, ose Vodafone Group;
- Agjencitë e referencës së kredisë, parandalimit të mashtrimit ose vlerësimit të biznesit, ose agjenci të tjera të vlerësimit të kredisë;
- Agjencitë e mbledhjes së borxheve ose organizata të tjera për rikuperimin e borxheve;
- Agjencitë e zbatimit të ligjit, organet qeveritare, organizatat rregullatore, gjykatat ose autoritete të tjera publike nëse duhet, ose jemi të autorizuar me ligj; ose
- Një palë ose organ i tretë ku një zbulim i tillë kërkohet për të përmbushur çdo ligj të zbatueshëm ose kërkesë tjetër ligjore ose rregullative.
Transferime ndërkombëtare të të dhënave
Qendrat tona të kujdesit ndaj klientit drejtohen nga Vodafone Shared Services, e cila është e vendosur në Egjipt dhe Indi. Të dhënat nuk do të transferohen por do të aksesohen vetëm nga këto ekipe.
Të dhënat e aksesuara do të përfshijnë vetëm të dhënat e biletave të mbështetjes të nevojshme për të zgjidhur problemet tuaja. Për shembull, numri juaj i telefonit ose të dhënat e detektimit të rënies së të moshuarve nuk transferohen.
Të dhënat transferohen dhe ruhen në Irlandë.
Nëse nuk jeni klient i Vodafone dhe duhet të verifikojmë identitetin tuaj, do të na duhet t’i transferojmë të dhënat tuaja te ofruesi ynë i shërbimit, i cili është me qendër në Indi.
Kur Vodafone dërgon informacionin tuaj në një vend që nuk është në EEA, ne sigurohemi që informacioni juaj të jetë i mbrojtur siç duhet. Ne gjithmonë do të sigurojmë që të ketë një marrëveshje të duhur ligjore që mbulon transferimin e të dhënave. Përveç kësaj, nëse vendi nuk konsiderohet se ka ligje që janë të barasvlefshme me standardet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, atëherë ne do t’i kërkojmë palës së tretë të hyjë në një marrëveshje ligjore që pasqyron ato standarde.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale
Ne do ta ruajmë dhe përpunojmë informacionin tuaj për aq kohë sa duhet me ligj ose për aq kohë sa duhet të jemi në gjendje t’ju ofrojmë shërbimet që keni kërkuar. Ne do të mbajmë disa informacione personale për një periudhë të arsyeshme pasi kontrata juaj me ne të ketë përfunduar në rast se vendosni të përdorni sërish shërbimet tona. Ne, ose një nga partnerët tanë, mund t’ju kontaktojmë për shërbimet e Vodafone gjatë kësaj kohe nëse nuk keni zgjedhur të mos merrni komunikime marketingu nga ne. Pasi këto baza të kenë skaduar, ne do ta fshijmë atë informacion.
Mbajtja e të dhënave tuaja personale të sigurta
Ne kemi ekipe të specializuara sigurie që shqyrtojnë dhe përmirësojnë vazhdimisht masat tona për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga aksesi i paautorizuar, humbja aksidentale, zbulimi ose shkatërrimi.
Komunikimet në internet (të tilla si emailet) nuk janë të sigurta nëse nuk janë të koduara. Komunikimet tuaja mund të kalojnë nëpër një sërë vendesh përpara se të dorëzohen, pasi kjo është natyra e internetit.
Ne nuk mund të pranojmë përgjegjësi për çdo akses të paautorizuar ose humbje të informacionit personal që është jashtë kontrollit tonë.
Ne kurrë nuk do të kërkojmë informacionin tuaj të sigurt personal ose të llogarisë me një mjet komunikimi të pakërkuar. Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e sigurt të informacionit tuaj personal dhe të llogarisë dhe mos ndarjen e tyre me të tjerët.
Faqja jonë e internetit mund të ofrojë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Ne nuk mund të jemi përgjegjës për sigurinë dhe përmbajtjen e faqeve të tilla të internetit të palëve të treta. Prandaj, sigurohuni që të lexoni politikat e privatësisë dhe të cookies të asaj kompanie përpara se të përdorni ose vendosni informacionin tuaj personal në faqen e tyre.
E njëjta gjë vlen për çdo faqe interneti ose përmbajtje të palëve të treta me të cilat lidheni duke përdorur produktet dhe shërbimet tona.
Ju mund të zgjidhni të zbuloni informacionin tuaj në mënyra të caktuara, si p.sh. shtojcat (plug -in) sociale (përfshirë ato të ofruara nga Google, Facebook, Twitter dhe Pinterest) ose duke përdorur shërbime të palëve të treta që ju lejojnë të postoni komente ose informacione të tjera publikisht, dhe një palë të tretë mund ta përdorë atë informacion.
Shtojcat sociale dhe aplikacionet sociale operohen nga vetë rrjeti social dhe u nënshtrohen kushteve të tyre të përdorimit dhe politikave të privatësisë dhe të skedarëve tëcookies. Duhet të siguroheni që jeni njohur me këto.
Të drejtat tuaja
Më poshtë kemi dhënë detaje se si mund të ushtroni të drejtat tuaja. Nëse keni një pyetje ose nuk mund ta gjeni përgjigjen, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit nëpërmjet v.vodafone.com.
E drejta për të korrigjuar të dhënat personale
Ju keni të drejtë të korrigjoni të dhënat tuaja personale nëse janë të pasakta. Ju mund ta kërkoni këtë duke kontaktuar kujdesin tonë ndaj klientit nëpërmjet nakontaktoni@vodafone.com ose alfunc.askprivacy@vodafone.com.
E drejta për të hyrë në të dhënat personale
Ju keni të drejtë të bëni një kërkesë për një kopje të të dhënave personale që Vodafone mban për ju. Për ta bërë këtë kërkesë si individ ose një palë e tretë e autorizuar, ju lutemi kontaktoni ekipin e kujdesit ndaj klientit nëpërmjet nakontaktoni@vodafone.com ose alfunc.askprivacy@vodafone.com.
E drejta për transferim të të dhënave
Ju keni të drejtë të transferoni të dhënat tuaja. Ju mund ta kërkoni këtë duke kontaktuar kujdesin tonë ndaj klientit nëpërmjet nakontaktoni@vodafone.com ose alfunc.askprivacy@vodafone.com.
E drejta për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale
Në rrethana të caktuara, ju keni të drejtë të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale. Kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit nëpërmjet nakontaktoni@vodafone.com ose alfunc.askprivacy@vodafone.com.
Si të bëni një ankesë
Nëse dëshironi të na kontaktoni për ndonjë nga të drejtat tuaja ose nëse keni ndonjë ankesë për mënyrën se si ne përdorim informacionin tuaj, kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit nëpërmjet nakontaktoni@vodafone.com ose alfunc.askprivacy@vodafone.com. Ne do të bëjmë çmos për t’ju ndihmuar, por nëse nuk jeni ende të kënaqur, mund të kontaktoni Zyrën e Komisionerit Shqiptar të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave në adresën e mëposhtme: Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë, Për më shumë informacion vizitoni faqen e Komisionerit në www.idp.al.
E drejta për të kufizuar përdorimin e të dhënave tuaja
Nëse mendoni se të dhënat që mbajmë për ju janë të pasakta ose besoni se nuk duhet t’i përpunojmë ato, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit nëpërmjet nakontaktoni@vodafone.com ose alfunc.askprivacy@vodafone.com për të diskutuar të drejtat tuaja. Në rrethana të caktuara ju do të keni të drejtën të na kërkoni të kufizojmë përpunimin.
E drejta e fshirjes
Vodafone përpiqet të përpunojë dhe ruajë të dhënat tuaja vetëm për aq kohë sa na nevojitet. Në rrethana të caktuara, ju keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë të dhënat tuaja personale që kemi ruajtur. Nëse mendoni se ne po i ruajmë të dhënat tuaja më gjatë se sa kemi nevojë, ia vlen fillimisht të kontrolloni nëse kontrata juaj me Vodafone është ndërprerë, gjë që mund ta bëni me ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit përmes nakontaktoni@vodafone.com ose alfunc.askprivacy@vodafone.com . Nëse kontrata juaj me Vodafone është ndërprerë, ne mund të kemi ende baza të ligjshme për të përpunuar të dhënat tuaja personale. Për më shumë informacion mbi periudhat e ruajtjes, ju lutemi shikoni https://www.vodafone.al/informacion-ligjor/informacion-i-pergjithshem-ligjor/rregullore-e-privatesise/ .