Informacion i përgjithshëm ligjor
Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të Pajtimtarit
Termat dhe Kushtet e Pergjithshme per sherbimet e telefonise se levizshme
Termat dhe Kushtet e Pergjithshme te ofrimit te sherbimit Fiks - Biznes
Termat dhe Kushtet e Pergjithshme te ofrimit te sherbimit Fiks - Konsumator
Termat dhe Kushtet e Pergjithshme per sherbimet e telefonise se levizshme te vlefshme nga 30 Mars 2024
Termat dhe Kushtet e Pergjithshme te ofrimit te sherbimit Fiks - Biznes te vlefshme nga 30 Mars 2024
Termat dhe Kushtet e Pergjithshme te ofrimit te sherbimit Fiks - Konsumator te vlefshme nga 30 Mars 2024
Informacion Para-Kontraktor mbi Kushtet e Kontratës së Pajtimtarit
Termat & Kushtet e Përgjithshme të informacionit parakontraktor fix Business
Termat & Kushtet e Përgjithshme të informacionit parakontraktor Mobile
Termat & Kushtet e Përgjithshme të informacionit parakontraktor fix Rezidencial te vlefshme nga 30 Mars 2024
Termat & Kushtet e Përgjithshme të informacionit parakontraktor fix Business te vlefshme nga 30 Mars 2024
Termat & Kushtet e Përgjithshme të informacionit parakontraktor Mobile te vlefshme nga 30 Mars 2024
Kushte dhe Afate për ankesat për pajtimtarët me kontratë
Ankesat për pajtimarët me kontratë mund të paraqiten:
a. Nëpërmjet numrit të 140
b. Nëpërmjet www.vodafone.al tek Seksioni i Suportit
c. Nëpërmjet adresës së emailit: nakontaktoni@vodafone.com
d. Nëpërmjet rrjetit social Facebook
e. Nëpërmjet dyqaneve Vodafone
f. Nëpërmjet postës në adresën zyrtare të Vodafone
2. Afati i paraqitjes së ankesave është:
a. Ankesat për “Defekte Teknike” paraqiten në çdo kohë (shërbimi 24 orësh);
b. Ankesat për vendimet apo veprimet e Vodafone për aksesin apo veprim të kryer nga Vodafone brenda afatit të përcaktuar në vendim;
c. Ankesat për faturim paraqiten deri në fund të afatit të pagesës të faturës së ankimuar;
d. Ankesa për mos riparim të defekteve të paraqiten menjëherë pasi mbaron afati sipas pikave përkatëse të Kontratës Tip të Pajtimtarit;
e. Ankesat e tjera, të çdo lloji qofshin paraqiten sa më parë.
3. Ankesat , në varësi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat përkatëse të Vodafone, mbështetur në të dhënat e marra nga Degët apo Sektorët e tjerë dhe konform regullave bëhet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve të parashikuara në Kontratën Tip të Pajtimit;
4. Afati i informimit me shkrim të pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit të ankesave sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e tyre;
5. Vodafone regjistron në sistemin përkatës çdo ankesë të paraqitur dhe mban një regjistër të veçantë për ankesat me shkrim, duke i dhënë secilës një numër reference.
6. Pajtimtarët kanë të drejtë që, në përputhje me përcaktimet në Kontrate për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ankohen në gjykatë për vendimin e marrë nga Vodafone.
Kushte dhe Afate për ankesat për pajtimtarët me parapagesë
1. Ankesat për “Defekte teknike”& “ Ankesë për tarifim” si dhe ankesa te tjera mund të paraqiten:
a. Nëpërmjet numrit të 140
b. Nëpërmjet www.vodafone.al tek Seksioni i Suportit
c. Nepermjet adreses se emailit: nakontaktoni@vodafone.com
d. Nepermjet rrjetit social Facebook
e. Nëpërmjet dyqaneve Vodafone
f. Nëpërmjet postës ne adresen zyrtare te Vodafone
2. Afati i paraqitjes së ankesave është:
a. Ankesat për “Defekte Teknike” paraqiten në çdo kohë (shërbimi 24 orësh)
b. Ankesat për vendimet apo veprimet e Vodafone për aksesin apo veprimit të kryer nga Vodafone brenda afatit të përcaktuar në vendim
c. Ankesa për mos riparim të defekteve të paraqiten menjëherë pasi mbaron afati sipas pikave përkatëse të “Kontratës Tip te Pajtimit”;
d. Ankesat e tjera, të çdo lloji qofshin paraqiten sa më parë.
3. Ankesat , në varësi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat përkatëse tëVodafone, mbështetur në të dhënat e marra nga Degët apo Sektorët e tjerë dhe konform regullave bëhet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve të parashikuara në “Kontratën Tip te Pajtimit”
4. Afati i informimit me shkrim të pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit të ankesave sipas pikave 2.b, 2.c dhe 2.d është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e tyre.
5. Vodafone regjistron në sistemin përkatës çdo ankesë të paraqitur dhe mban një regjistër të veçantë për ankesat me shkrim, duke i dhënë secilës një numër reference.
6. Pajtimtarët kanë të drejtë që, në përputhje me përcaktimet në “Kontratën Tip te Pajtimit”
për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të ankohen në gjykatë për vendimin e marrë nga Vodafone.
Vodafone kujdeset për ju
Jeni të lutur të mos ju përgjigjeni SMS-ve mashtruese që ju bëjnë me dije se jeni fitues i një llotarie apo një çmimi të caktuar kur në të vërtetë ju nuk keni marrë pjesë në asnjë lojë apo shorte që të mundësojë një gjë të tillë. Zakonisht këto SMS apo telefonata kryhen në mënyrë automatike nga platforma kompjuterike të paidentifikuara jashtë vendit. Shpesh herë nëse ju dërgoni SMS apo kryeni thirrje drejt këtyre numrave mund të jeni subjekt i tarifave premium të padëshiruara. Prandaj, shmangni kryerjen e thirrjeve drejt numrave ndërkombëtare të panjohur.
Duke qënë se jane evidentuar aktivitete të tilla mashtruese, Vodafone Albania Sh.A angazhohet të mbrojë klientet e saj duke u komunikuar si të sillen ne raste te tilla.
Ju lutemi, mos telefononi numra ndërkombetare te cilet nuk i njihni sepse këta mund te rezultojnë me tarifa shumë të larta.
Politika jonë e Privatësisë
Ndryshime në politikën tonë të privatësisë
Kjo Politikë e Privatësisë përditësohet herë pas here; sa herë që bëjmë një ndryshim, ne do ta postojmë këtë në faqen tonë të internetit dhe do t'ju njoftojmë.
Përditësimi i fundit: 01 Nëntor 2024
Si ta përdorni këtë politikë të privatësisë?
Në këtë politikë, ne shpjegojmë se si mbledhim, përdorim, ndajmë dhe mbrojmë informacionin tuaj personal kur përdorni produktet dhe shërbimet tona dhe faqen tonë të internetit.
Ju mund të gjeni shtojcat e privatësisë për të gjitha produktet dhe shërbimet tona. Ju lutemi shkoni tek Privatësia e Produkteve.
Kush jemi ne?
Ne jemi Vodafone Albania sh.a. Ne jemi pjesë e grupit Vodafone. Nëse shkoni në Rreth Vodafone Albania ju mund të gjeni informacion me të detajuar mbi kompaninë tonë.
Në disa rrethana, Vodafone Group Services Limited (VGSL) kontrollon disa procese për të dhënat tuaja personale bashkarisht me ne. Selia e VGSL është Vodafone House, The Connection Newbury, Berkshire RG14 2FN. Shoqëri e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar me numër regjistrimi 03802001. Nëse nuk specifikohet ndryshe në një deklaratë të veçantë privatësie, mënyra se si përpunohet informacioni juaj personal do të mbetet në përputhje me formulimin e kësaj deklarate të privatësisë.
Në këtë politikë të privatësisë:
- “ne” do të thotë Vodafone Albania sh.a.;
- “palë e tretë” nënkupton dikë që nuk jeni ju apo ne;
- “organizatë partnere” nënkupton palën e tretë të jashtme subjekt biznesi që ofron shërbime me vlerë të shtuar; dhe
- “Vodafone Group” nënkupton Vodafone Group Plc dhe çdo kompani apo organizatë tjetër në të cilën Vodafone Group Plc zotëron më shumë se 15% të kapitalit aksionar.
Selia jonë është në Autostradën Tiranë- Durrës, Rruga Pavaresia, Nr.61, Kashar, Tiranë. Ne jemi të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me Numër Unik të Identifikimit të Subjektit (NIPT) me Nr. K11715005L. Vodafone Albania është regjistruar pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP).
Mënyrat tona kryesore për kontaktimin tonë janë +355 699000140 ose mund të na dërgoni email në nakontaktoni@vodafone.com.
Si të na kontaktoni?
Mendimi juaj ka rëndësi për ne – nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na dërgoni email në: nakontaktoni@vodafone.com ose mund të na kontaktoni.
Mund të kontaktoni Oficerin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave në alfunc.askprivacy@vodafone.com
Parimet tona
Vodafone është e përkushtuar të respektojë privatësinë tuaj. Ne e marrim seriozisht privatësinë, sigurinë dhe respektimin e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave dhe të privatësisë.
Ne kemi Angazhimet tona të Privatësisë në thelb të Politikave tona të Privatësisë. Ne synojmë t'i vendosim këto angazhime në qendër të gjithçka që bëjmë.
Kushte dhe terma të përgjithëshme të pagesave online
Përdoruesit
Kjo formë pagese mund të kryhet nga ata persona fizikë apo juridikë që kanë një kontratë të vlefshme të lidhur me Vodafone, rinovimin e së cilës dëshirojnë ta bëjnë online nëpërmjet internetit, pa komision të ngarkuar nga ana e Vodafone dhe me kushtet e mëposhtme:
- Përdoruesit duhet të kenë një kartë Debiti/Krediti aktive të vlefshme, e cila mund të përballojë vlerën financiare të kërkuar për t’u paguar;
- Karta duhet të ketë një balance të mjaftueshme për të mbuluar pagesën e shërbimit që përdoruesi kërkon të blejë;
- Pagesa do te kryhen nga “payment processor” te sigurte dhe te certifikuar per pagesa online. Payment Processor te zgjedhur nga Vodafone jane Payment Processor i Raifasien Bank dhe PAYPAL inc.
- Siguria, garancia dhe pergjegjesia per pagesat online eshte e “Payment processor” it
- Kartat e Debitit/Kreditit të cilat mund të përdoren per pagesat me PAYPAL për këtë shërbim janë:
Kartat e Kreditit qe suporton PAYPAL qe jane:
Pagesat në PAYPAL mund të bëhen dhe me anen e kartave të debitit që bankat shqiptare lejojnë blerje në internet që jane:
Banka |
Karta Debiti |
Raiffeisen Bank |
Vissa Electron |
Procredit Bank |
Vissa Electron/Maestro |
Credins Bank |
Vissa Electron |
Tirana Bank |
Vissa Electron |
FIB |
Vissa Electron |
NBG |
Vissa Electron |
Credit-Agricole |
Vissa Electron |
Societe Generale |
Master Card |
Kërkesat për përdoruesin
Duke shtypur butonin “Pranoj” ju konfirmoni dhe pranoni këto të Drejta dhe Detyrime (dhe ndonjë modifikim të mundshëm) si edhe kryerjen e Pagesës Online me një nga mjetet e shprehura më sipër duke autorizuar institucionin financiar që të transferojë në llogari të Vodafone Sh.a pagesën për të cilën ju keni rënë dakort për blerjen e shërbimit të kërkuar.
Ju pranoni dhe garantoni me përgjegjësi të plotë ligjore që keni të gjitha të drejtat e duhura për të autorizuar pagesën online, dhe se nuk do të përdorni këtë shërbim për qëllime të kundraligjshme. Kryerja e veprimeve në kundërshtim me këtë dispozitë, ju ngarkon me përgjegjësi penale.
Detyrimi juaj ndaj Vodafone
Është përgjegjësia juaj që:
Të siguroni që ka fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj të kartës së Debitit/Kreditit për të bërë të mundur kryerjen e pagesës e shërbimit që ju po blini.
Ju jeni të vetmit përgjegjës dhe bini dakort për të paguar interesat, apo komisionet e ngarkuara në llogarinë tuaj nga Banka me të cilën keni lidhur marrëveshjen për kartën tuaj të Debitit/Creditit,.
Pagesat e paautorizuara dhe të kundërshtuara
Nëse ju besoni që dikush ka kryer një pagesë të paautorizuar me kartën tuaj të Debitit/Kreditit pa aprovimin tuaj, ju duhet të kontaktoni menjëherë bankën me të cilen ju keni marrëveshje për kartën tuaj.
Ju jeni të vetmit përgjegjës për çdo pagesë të paautorizuar, pavarësisht se institucioni financiar (Banka) mund të ketë disa forma mbrojtjeje kundër vjedhjes financiare.
Nëse ju pretendoni që keni kryer pagesën Online, dhe kjo pagesë nuk është ekzekutuar apo keni pretendime për vlerën që ju keni paguar, ju lutem kontaktoni menjëherë Bankën tuaj, apo institucionin financiar me të cilin keni marrëveshje për kartën tuaj.
Nëse ju keni pretendime që keni kryer pagesën Online, por shërbimi për të cilin ju keni paguar nuk është aktivizuar, mund të kontaktoni shërbimin e klientit Vodafone në numrin e telefonit +3554500139 ose të paraqiteni në një nga pikat tona të shitjes të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare të Vodafone: www.Vodafone.al
Anullimi i pagesave online
Vodafone nuk lejon anullimin e pagesave online, pasi ju keni konfirmuar pagesën e shërbimit që po blini me kartën tuaj të Debitit/Kreditit.
Të drejta dhe detyrime të tjera
- Vodafone nuk mban asnjë përgjegjësi për gabime apo shkëputje të pagesave online, duke përfshirë edhe ndërprerjet, humbjet, gabimet, mosfunksionim apo vonesat që lidhen me të.
- Vodafone nuk mban pergjegjesi nese shuma e terhequr nga llogaria e perdoruesit mund te tejkaloje shumen e vendosur per perfitimin e sherbimit te ofruar nga Vodafone, si rezultat i aplikimit te komisioneve bankare per perdoruesit e kartave te kreditit.
- Faqja e Pagesës online nuk manaxhohet nga Vodafone. Perdorimi i kësaj faqeje krijon një marrëdhënie direkte mes Abonentit, që pranon të kryejë pagesën online dhe Payment Processor ose PayPal.
- Vodafone ka detyrim që në momentin që Payment Processor ose PayPal konfirmon transferimin e pagesës tuaj në llogarine Bankare të Vodafone, të kryeje aktivizimin e shërbimit te kerkuar brenda 24 oresh.
- Çdo konflikt në lidhje me pagesat online do të zgjidhet sipas termave të kontratës së publikuar në faqen zyrtare të Payment Processor ose PAYPAL.
- Çdo konflikt që lidhet me shërbimin e paguar nëpërmjet pagesës online do të zgjidhet në bazë të ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
- Vodafone gjeneron një faturë të rregullt tatimore, për shërbimin që ju zgjidhni të paguani, në momentin që konfirmohet pagesa nga Payment Processor ose PayPal. Ju bini dakort që, nëse dëshironi, një kopje orgjinale të kësaj fature mund ta merrni, në një nga pikat tona të shitjes.
- Përdorimi nga ana juaj i pagesës online nuk përbën ndonjë të drejtë apo interes në të drejtat intelektuale të pronësisë të përdorura në lidhje me këtë pagesë, ose të gjeneruara në ndonjë formë, tekst apo përmbajtje në lidhje me proçesin e pagesës online, duke përfshirë, pa u limituar, të drejtat e autorit, të cilat janë të gjitha të drejta të rezevuara të Vodafone.
- Përdorimi i pagesës online dhe të gjitha risqet që shoqërojne këtë proçes janë përgjegjësi personale e juaja. Pavarësisht se Vodafone ka implementuar një sistem të sigurt me ane te certifikatave SSL dhe mjeteve te tjera te sigurta dhe të besueshëm, konfidencialiteti ose siguria e çfarëdolloj komunikimi të transmetuar ose të aksesuar nëpërmjet internetit nuk mund të garantohet. Vodafone siguron dhe ruan informacionet tuaja personale si dhe përmbajtjen e tyre në sistemet e tij, në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. Vodafone nuk është përgjegjës për sigurinë e informacionit të transmetuar ose aksesuar duke përdorur internetin.
- Çdo tentative e paautorizuar për përdorimin e Pagesës online, mund të rezultoje në ndjekje penale ose civile në bazë të ligjeve në fuqi në Republiken e Shqipërisë.
Të dhënat tuaja do të ruhen si konfidenciale dhe nuk do t’u jepen palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur ato bëhen objekt kërkese nga organet kompetente si rezultat i dyshimit për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Vodafone rezervon të drejtën të ndryshojë çdo term apo detyrim të Pagesave Online në çdo kohe. Përdorimi juaj i Pagesës Online, pas çdo ndryshimi në të tilla terma dhe detyrime, do të përbëjë aprovimin tuaj për të tilla ndryshime. Ju bini dakort që Vodafone nuk është përgjegjës ndaj jush apo palëve të treta për çdo modifikim, pezullim apo ndërprerje të Pagesave Online.
Ofertë reference Interkoneksioni
Për t’u njohur me Ofertën Referencë të Interkoneksionit ju lutemi të klikoni këtu.
Tarifat e terminimit
Tarifa e terminimit të thirrjeve
Niveli maksimal i tarifës së terminimit të thirrjeve kombëtare në rrjetin e Vodafone Albania është sipas vlerës dhe afatit të paraqitur në tabelën e mëposhtme:
|
Aktuale |
Nga data 01.10.2024 |
Nga data 01.04.2025 |
Nga data 01.10.2025 |
Tarifa e terminimit të thirrjeve kombëtare ne rrjetin celular |
1.11 |
1.02 |
0.89 |
0.75 |
Tarifa është në lekë për minutë pa TVSH. Kjo tarifë është miratuar me Vendimin Nr. 5 të Këshillit Drejtues të AKEP, datë 16.02.2024. |
Tarifa e terminimit të SMS-ve
Niveli maksimal i tarifës së terminimit të SMS-ve në rrjetin e Vodafone Albania është sipas vlerave dhe afateve të paraqitura në tabelën e mëposhtme:
|
Prej datës 01.04.2014 |
Tarifa e terminimit të SMS-ve |
1 |
Tarifa është në Lekë/SMS pa TVSH. Kjo tarifë është miratuar me Vendimin Nr. 2439 të Këshillit Drejtues të AKEP, datë 27.03.2014.
Treguesit e cilësisë së shërbimit
Njihuni me Treguesit e Cilësisë së Shërbimit të Vodafone Albania duke klikuar më poshtë:
Treguesit e cilësisë (QoS) për shërbimin e telefonisë_rrjeti celular_Q1-Q2 2024
Treguesit e cilësisë (QoS) për shërbimin e telefonisë_rrjeti fiks Q1-Q2 2024
Treguesit e cilësisë (QoS) për shërbimin Internet_rrjeti celular_Q1-Q2 2024
Treguesit e cilësisë (QoS) për shërbimin internet_rrjeti fiks Q1-Q2 2024
Çfarë është Fair Use Policy ?
Çfarë është Fair Use Policy
- FUP - Fair Use Policy ose “Politika e Perdorimit të Drejtë” është rregulli me anë të cilit Vodafone kujdeset për përdorimin e drejtë të paketave me shpejtësi të lartë transmetimi, duke strukturuar numrin e vogël të përdoruesve që abuzojnë me internetin dhe ruajtur e garantuar qëndrueshmërinë e shërbimit për masën e gjërë.
- Të gjithë ata abonentë të cilët shërbimin internet e shfrytëzojnë për qëllime të jashtligjshme si vjedhje, pirateri, nxjerrje informacioni, etj duke tejkaluar profilin e paracaktuar për një përdorim normal, Vodafone rezervon të drejtën për konvertimin e paketës internet të parapaguar në një paketë me shpejtësi më të ulët transmetimi ose dhe deri në ndërprerjen e shërbimit.
- Duke aplikuar Politiken e Perdorimit te Drejte - FUP, Vodafone kujdeset per ruajtjen e qendrueshmerise se sherbimit me qellim garantimin e shpejtesise dhe cilesise maksimale per abonentet e tij.
- Paketat Internet per te cilat aplikohet Politika e Perdorimit te Drejte (FUP) jane paraqitur ne tabelen me poshte, ku eshte percaktuar edhe volumi maximal i lejuar i FUP, gjithashtu edhe shpejtesia e internetit te cilen merr klienti nese ne ndonje rast aplikohet FUP ne paketen e tij.
BB Packages Specs |
Download/Upload & FUP of consumer internet packages |
||||||||||||
Download |
15 Mbps |
20 Mbps |
25 Mbps |
30 Mbps |
50 Mbps |
40 Mbps |
60 Mbps |
80 Mbps |
100 Mbps |
200 Mbps |
Gaming -200 Mbps |
500 Mbps |
1 Gbps |
New upload- coax &FTTH |
5 Mbps |
5 Mbps |
10 Mbps |
10 Mbps |
10 Mbps |
10 Mbps |
20 Mbps |
20 Mbps |
20 Mbps |
20 Mbps |
20 Mbps |
30 Mbps |
50 Mbps |
Product_Code |
INTHIT |
INTFAM |
INTUTR |
INTFAN |
INTPEN |
INTFRT |
INT60M |
INTDUP |
INT100M |
INT200M |
INTGAM |
INT500M |
INT1GBM |
New FUP |
600 GB |
700 GB |
1 TB |
1.5 TB |