Deklarata e Privatësisë “Smart Fleet” nga Vodafone.
 


Deklarata e Privatësisë “Smart Fleet” nga Vodafone.

1.    Ky njoftim privatësie jep një informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të të dhënave personale të kryer për shërbimet e aplikacionit “Smart Fleet” nga Vodafone, për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne e mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë informacionin tuaj nga përdorimi i këtij aplikacioni. Më tepër informacion rreth mënyrës se si Vodafone përpunon të dhënat personale për ofrimin shërbimeve të saj mund të gjeni në Rregulloren e Privatësisë të publikuar në faqen tonë të internetit https://www.vodafone.al/informacion-ligjor/informacion-i-pergjithshem-ligjor/rregullore-e-privatesise/

2.    Informacione rreth nesh

2.1    Kush Jemi
“Vodafone Albania” sha, person juridik shqiptar, pjesë e grupit “Vodafone Group” Plc, me adresë kryesore të ushtrimit të aktivitetit në: Autostrada Tiranë-Durres, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, identifikuar me numër NIPT K11715005L. “Vodafone Albania” është gjithashtu i regjistruar si subjekt kontrollues pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

2.2    Si të na kontaktoni
Për të na kontaktuar na shkruani në adresën postare: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri; ose na shkruani në adresën e email: alfunc.askprivacy@vodafone.com .

2.3    Parimet tona

Vodafone e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar cdo ditë të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare” i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre. 
Mbrojtja e të dhënave përsonale bazohet: a) në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme; b) në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime; c) në mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim; ç) në saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen; duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej; d) në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
Njëkohësisht Vodafone është i ndërgjegjshëm që klientët e tij kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Vodafone Albania administron të dhënat tuaja personale.

3.    Informacioni personal që mund të mbledhim

Vodafone mbledh të dhëna personale rreth jush drejtpërdrejt në momentin e plotësimit të formularit për regjitimin dhe ofrimin e shërbimit si dhe të dhëna që mbledh si rrjedhojë e ndërveprimit/përdorimit nga ana juaj të këtij aplikacioni.

3.1 Të dhëna për aktivizimin e shërbimit

Vodafone përpunon të dhënat personale të përdoruesve të këtij shërbimi, që përfshijnë emër tregtar të subjektit, numër certifikatë regjistrimi (NIPT), adresa e selisë, numër telefoni, adresë email, të dhëna të përfaqësuesit ligjor si emër, mbiemër, numër letërnjoftimi, , , targat e automjeteve të flotës. Këto të dhëna janë të nevojshme për lidhjen dhe përmbushjen e kontratës së sherbimit ndërmjet palëve si dhe për regjistrimin dhe identifikimin tuaj  në përputhje me kërkesat e Ligjit 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”. Këto të dhëna janë të detyrueshme për të bërë të mundur aktivizimin e shërbimit.

3.2 Të dhëna nga përdorimi i aplikacionit

Për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit Vodafone mbledh të dhëna personale rreth jush edhe nga përdorimi juaj i aplikacionit. Këto të dhëna shërbejnë për krijimin dhe mirëmbajtjen e profilit tuaj të nevojshme për të aksesuar aplikacionin “Smart Fleet” nga Vodafone 
Për të mundësuar ofrimin e shërbimit nëpërmjet sensorëve që instalohen në mjetin tuaj në varësi të paketës së përzgjedhur Vodafone ruan të dhënat si mëposhtë: 
1.    Të dhëna mbi vendodhjen e automjetit
2.    Emërtimi i automjetit;
3.    Statusi i mjetit (parkuar, në lëvizje, ndaluar)
4.    Rruga e përshkruar nga mjeti
5.    Temperatura e mjetit
6.    Status ii rripit të sigurimit
7.    Status i derës së makinës
8.    Status i motorrit

Të dhënat e mësipërme ruhen për të bërë të mundur ofrimin e shërbimit dhe Vodafone nuk i përpunon këto të dhëna për asnjë qëllim tjetër të ndryshëm. Gjithashtu mund të mbledhim të dhëna që lidhen me performancën dhe përdorimin e aplikacionit në aparatin tuaj sic mund të jenë versioni i aplikacionit që përdorni, përditësimi i fundit i tij, marka dhe modeli i aparatit tuaj.

3.3 Të dhëna rreth mbulimit me shërbim

Vodafone mund të mbledhë edhe të dhënat që gjenerohen nëpërmjet përdorimit të aparatit tuaj; për shembull cilësia e sinjalit, cilësia e mbulimit, shpejtësia për upload/doënload, koha e nevojshme për tu lidhur në rrjet, ora, kohëzgjatja, dhe data e lidhjes kurdoherë që ju e përdorni atë. Këto të dhëna janë të nevojshme për të ofruar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit të internetit dhe shërbimeve që ofron ky aplikacion.

4.    Qëllimi i përpunimit të të dhënave

Në përputhje me sa kemi parashtruar më sipër Vodafone përpunon të dhënat personale që mblidhen si pasojë e përdorimit të produktit “Smart Fleet”  nga Vodafone për qëllimet si mëposhtë përmendur:
-    Për përmbushjen e detyrimeve të kontratave në të cilat ju jeni palë kontraktuale me Vodafone, si psh: përpunimi i të dhënave të identifikimit për regjistrimin tuaj, të dhënat e pagesave për qëllime faturimi të shërbimit si dhe të dhënat që mblidhen për qëllime të ofrimit të shërbimitsherbimi “Smart Fleet” 
-    Për të mirëmbajtur profilin tuaj në aplikacion i cili ju mundëson aksesimin dhe përdorimin në mënyrë të sigurt nga ana juaj të aplikacionit “Smart Fleet” nga Vodafone.
-    Për qëllime legjitime të Vodafone sic mund të jenë mbrojtja dhe zbulimi i mashtrimeve, t’ju mbrojmë dhe të zbulojmë keqpërdorime apo dëmtime të rrjetit tonë si dhe të ruajmë sigurinë në tërësi të sistemit.
-    Për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga kuadri ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë të vecantë detyrimet që lindin si pasojë e zbatimit të Ligjit 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike dhe Postare”.
-    Mbrojtjen e rrjeteve tona dhe manaxhimin e vëllimeve të telefonatave, mesazheve dhe përdorimeve të tjera të rrjeteve tona. Për shembull, ne identifikojmë periudhat e pikut që të mund të provojmë të sigurojmë që rrjetet e përballojnë vëllimin në ato orë.
-    Për t’ju ofruar shërbimin ndaj klientit në rastet kur ju na kontaktoni si pasojë e mungesës së shërbimit ose në lidhje me problematika që mund të hasni nga përdorimi i shërbimit.
-    Për t’ju ofruar shërbime shtesë tregtare në respektim të zbatimit të kontratës sic mund të jetë komunikimi i shërbimeve tregtare. Në rastet kur këto komunikime zhvillohen me mjete elektronike dhe pa ndërhyrje njerëzore Vodafone kërkon gjithmonë pëlqimin tuaj paraprak të cilën keni mundësi ta revokoni në cdo kohë.
-    Për të kuptuar si e përdorni rrjetin, produktet dhe shërbimet tona. Në këtë mënyrë mund ti rishikojmë dhe përmirësojmë ato dhe të zhvillojmë produkte dhe shërbime më interesante dhe të përshtatshme, si dhe të personalizojme produktet dhe shërbimet tona.
-    Si përdorues i aplikacionit, ne duam t’ju mbajmë të informuar për produkte dhe shërbime të reja dhe ekzistuese, t’ju ftojmë të merrni pjesë në analizën e tregut ose t’ju njoftojmë për oferta, promocione, çmime ose konkurse. Ne i përshtasim këto mesazhe për ju në bazë të llojeve të produkteve dhe shërbimeve që ju keni blerë nga ne ose informacionit që kemi nga përdorimi i aplikacionit, gjithmonë nëse ju pranoni që ne ta përpunojmë këtë informacion për këtë qëllim. 
-    Përmirësimin apo ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja. Ne mbledhim informacion anonim, të paidentifikuar ose të përgjithesuar për të përmiresuar shërbimin ndaj të gjithëve. Këto të dhëna analitike nuk mund të lidhen me ju në asnjë mënyrë. Ne përdorim një shumëllojshmëri metodash analitike duke përfshire atë që njihet zakonisht si Analizë e të dhënave të mëdha. Analiza e të dhënave të mëdha përfshin teknika analitike me bazë matematikore për grumbuj të mëdhenj dhe të ndryshëm të dhënash, për të zbuluar modele të fshehura dhe më tej trende të pazbuluara. Në Vodafone, ne jemi shumë serioze në analizën e të dhënave të mëdha. Specialistët tanë të të dhënave janë të detyruar t’i nëneshtrohen një Kodi Etik. 

5.    Përhapja ose transferimi ndërkombëtar i të dhënave

Për qëllime të ofrimit dhe mirëmbajtjës së shërbimit Vodafone mund të ndajë të dhënat personale me:
a)    Shoqëri të grupit Vodafone, Vodafone Group Plc si dhe Vodafone Innovus;
b)    Partner ose agjentë të ngarkuar me detyrën e instalimit  dhe ofrimit të këtyre produkteve;
c)    Shoqëri të tjera që ofrojnë shërbime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve operative të Vodafone;
d)    ;
e)    Organe  ligjzbatuese të cilat në baze të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë informacion në lidhje me përdorimin e këtij shërbimi, ne rast se lind nevoja
Në cdo rast Vodafone verifikon dhe imponon palëve të treta me të cilat bashkëpunon që të sigurojnë nivelin e duhur të ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me kërkesat e ligjit.
Vodafone për qëllime të ofrimit të këtij shërbimi mund të kryejë transferime ndërkombëtare të të dhënave personale drejt shteteve që ofrojnë nivel të mjaftueshëm të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale sipas listës së miratuar me Vendimin nr. 8, datë 31.10.2016 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Në cdo rast Vodafone sigurohet që të ketë një kontratë që përcakton qartë detyrimet e palëve gjatë transferimit të të dhënave.

6.    Afati i ruajtjes së të dhënave personale

Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen qëllimit kryesor për të cilin janë mbledhur. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Jemi të detyruar ligjërisht që të dhënat kontraktuale të ruhen për një afat 10 vjecar nga momenti i shkëputjes së shërbimit (afati i parashkrimit për detyrimet kontraktuale). Të dhënat mbi faturimet do të ruhen në përputhje me kërkesat ligjore deri në 10 vjet nga data e lëshimit të saj. Ndërkohë që të dhënat e tjera si pasojë e përdorimit të aplikacionit (sic mund të jenë informacione të vendodhjes së mjeteve) do të ruhen në përputhje me afatet kontraktuale sipas kontratës firmosur mes jush dhe Vodafone. Në cdo rast këto të dhëna nuk ruhen më shumë se 12 muaj nga përfundimi i kontratës. Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga Vodafone, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta që mund të vijne si pasojë e psh. hetim gjyqësor.

7.    Të drejtat tuaja

Në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar në lidhje me të dhënat personale që Vodafone përpunon, ju keni të drejtat si mëposhtë: 
a)    E dretja për akses – këni të drejtë të kërkoni në cdo kohë informacion/konfirmim nëse të dhënat tuaja përpunohen ose jo si dhe të kërkoni një kopje të të dhënave që përpunohen;
b)    E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen – në rast se viheni në dijeni që të dhënat nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin;
c)    Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishem tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të dhënave.
d)    E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë të kundërshtoni në cdo kohë mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth jush.
e)    E drejta për tu ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshëm për të dhënat personale ju mund të ankoheni më shkrim.
Të gjitha kërkesat si më sipër duhet të paraqiten me shkrim nëpërmjet postës në adresën që vijon:
-    Vodafone Albania, Autostrada Tiranë – Durrës, Rr. “Pavarësia”, nr. 61, Kashar, Tiranë;
Në rast ankesash mund të përdorni edhe adresën e email alfunc.askprivacy@vodafone.com .
Vodafone brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës do ju dërgoj informacionin e kërkuar ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj. Në cdo rast për ekzekutimin e kërkesave Vodafone mund të kërkojë informacion shtesë për identifikimin e saktë tuaj për të shmangur që informacioni juaj të përhapet tek persona të paautorizuar.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e Vodafone ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen web të Komisionerit www.idp.al.

8.    Të tjera

Vodafone Albania, i ndërgjegjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Vodafone kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Kjo Deklaratë Privatësie duhet të lexohet së bashku më Rregulloren e Privatësisë te publikuar në faqen web të Vodafone Albania si dhe me termat dhe kushtet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimit ”Smart Fleet”. Në rast mospërputhje ndërmjet termave të kësaj deklarate privatësie dhe termave të cdolloj marrëveshje për përdorimin e produktit, termat e asaj marrëveshje do prevalojnë.
Ju do të njoftoheni në rast përditësimi të mëtejshëm të kësaj deklarate privatësie.

Përditësimi i fundit i kryer date 21.04.2021 
 
Të lutem prit