Vodafone Albania dhe Fondacioni Vodafone Albania prej vitesh japin kontributin e tyre në rastet e emergjencave humanitare apo fatkeqësive natyrore.
Nëpërmjet iniciativave të ndryshme, Fondacioni Vodafone gjendet gjithmonë pranë të prekurve nga fatkeqësi natyrore apo emergjenca civile.
Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund ju përgjigjēn menjëherë emergjencës së shkaktuar nga zjarret e pyjeve nëpër Shqipëri duke dhuruar materiale dhe pajisje në vlerën e 24,000 eurove, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura duke rritur kapacitetet e tyre mbrojtëse në luftën me zjarret e pyjeve.