Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Vodafone Foundation për reagimin e menjëhershëm në rastet e emergjencave civile. Aset për sigurinë kombëtare
Fondacioni Vodafone në Shqipëri ka nisur zyrtarisht zbatimin e programit Instant Network Emergency Response (INER), duke e renditur Shqipërinë mes shtatë qendrave të reja lokale pjesë e rrjetit global të reagimit të menjëhershëm në raste emergjencash, të Vodafone Group Foundation.
Pas një trajnimi tre-ditor (2-4 mars), gjatë të cilit ekipet teknike shqiptare u trajnuan në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe operacionale për ndërhyrje të menjëhershme në vendosjen e lidhjes/konektivitetit në kohë krizash dhe emergjencash civile. Kjo qendër, e para në Shqipëri e këtij lloji, disponon mjetet dhe bazën e nevojshme materiale në gatishmëri të plotë 24 orë në 7 ditë për të mundësuar dhe realizuar ndërhyrjen e menjëhershme dhe efektive me ekipe të specializuara gjatë krizave apo rasteve të katastrofave natyrore.
Zgjerimi i rrjetit global përfshin gjithashtu Çekinë, Republikën Demokratike të Kongos, Egjiptin, Irlandën, Mozambikun dhe Portugalinë, duke iu shtuar katër qendrave ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Greqi. Sipas Vodafone Group Foundation, ky zgjerim synon të rrisë gatishmërinë globale dhe të përshpejtojë reagimin ndaj krizave. Ngritja e kësaj qendëre në Shqipëri, përmes aktivizimit të menjëhershëm të infrastrukturës së rrjetit dhe përdorimit të zgjidhjeve alternative të lidhjes, përfshirë teknologjitë satelitore, bën të mundur që Rrjeti numër 1 në Shqipëri të jetë partner i domosdoshëm ndaj institucioneve dhe autoriteteve publike kombëtare, shërbimeve të emergjencës dhe komuniteteve të prekura, duke siguruar aksesin në komunikim, si shërbim jetik. Pajisjet e vendosura në Shqipëri në kuadër të programit INER përfshijnë një sërë zgjidhjesh teknologjike për rivendosjen e komunikimit në fazat e para të emergjencave, më konkretisht në: 1. Njësi Wi-Fi të sigurta2. Stacione karikimi3. Gjeneratorë me energji diellore4. Mjete të shpejta për rikthimin e lidhjesKëto pajisje janë projektuar për të rikthyer komunikimin brenda 72 orëve të para, një periudhë kritike për koordinimin e operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës. Qendëra në Shqipëri do të funksionojë si një aset kombëtar në mbështetje të institucioneve si Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Ministria e Brendshme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit, si dhe shërbimi i emergjencës 112.Qendra lokale synon të përmirësojë shpejtësinë e ndërhyrjes në raste emergjente, të rrisë efikasitetin e kostos dhe përdorimit të energjisë, të forcojë kapacitetet vendase përmes trajnimit të inxhinerëve shqiptarë dhe të mundësojë aksesin në zona të thella apo vështira. Justin Waller, drejtues i programit INER në Vodafone Group Foundation, theksoi se modeli i ri me qendra lokale “mundëson reagim më të shpejtë dhe më efektiv, duke u bazuar edhe në përvojat nga operacionet e mëparshme emergjente.”Ndërsa Lisa Felton, drejtuese e Vodafone Group Foundation, u shpreh se krijimi i qendrave të reja “dëshmon angazhimin për të përmirësuar përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave përmes përdorimit të burimeve dhe ekspertizës lokale.”Programi përfshin gjithashtu trajnime të specializuara, teknike për inxhinierët dhe vullneraët e Vodafone Albania, si dhe trajnime në kushte të rrezikshme (HEAT) që mundësojnë gatishmërinë dhe përballimin e situatave gjatë kohës së krizave. Qendra në Shqipëri do të financohet bashkërisht nga Vodafone Group Foundation dhe Vodafone Albania, në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë për forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj emergjencave. Ky zhvillim e pozicionon Shqipërinë si një nyje të rëndësishme në rrjetin ndërkombëtar të reagimit ndaj krizave, duke rritur kapacitetin e vendit për të përballuar situata emergjente dhe për të mbështetur komunitetet e prekura.Për më shumë Informacion: Instant Network Emergency Response – Vodafone Foundation


