Detaje të paketës

Detaje

•    Të gjitha çmimet e lartpërmendura e përfshijnë vlerën e T.V.SH.
•    Përfitimet e përfshira në pagesën fikse mujore të planeve Vodafone Next nuk janë të vlefshme në Roaming.
•    Minimumi i kohës fillestare të bisedës është 30 sekonda. Pas 30 sekondave të para të telefonatës, aplikohet tarifimi për çdo sekondë. Ndërsa interneti tarifohet për çdo 10 KiloByte.
•    Minutat ndërkombëtare që ofron plani tarifor dhe minutat ndërkombëtare opsionale janë te vlefshme drejt 30 destinacioneve ndërkombëtare: Greqi, Itali, France, SHBA, Kanada, UK, Gjermani, Turqi, Zvicër, Belgjikë, Hollandë, Spanjë, Rumani, Austri, Bullgari, Suedi, Poloni, Norvegji, Slloveni, Kine, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Republika Ceke, Kroaci, Irlande, Luksemburg, Danimarke dhe Hungari.
•    Pagesa fikse mujore do të aplikohet në fund të muajit. Pagesa fikse mujore për muajin e parë të aktivizimit do të llogaritet në mënyrë proporcionale me ditët e mbetura të muajit. Në rastin kur kërkohet ç'aktivizimi i Numrit Celular, pagesa fikse mujore do të llogaritet në mënyrë proporcionale me ditët e kalura të muajit. Përfitimet e planit tarifor do të jenë të plota pavarësisht datës së aktivizimit ose ç'aktivizimit.
•    Vlera e pagesës fikse mujore të planit tuaj Vodafone Next do të shfaqet në faturën tuaj  mujore. Ju mund të paguani faturën  tuaj brenda datës 25 të  muajit paspardhës 
•     Përfitimet e planeve Vodafone Next nuk mund të transferohen në muajin pasardhës.
•     Përfitimet e planeve rigjenerohen të plota çdo datë 1 të muajit pa pasur nevojë që klienti të kryej ndonjë veprim.
•    Në rast të konsumit brenda muajit kalendarik të minutave, SMS apo internetit të planit tarifor, klienti duhet të bëj një rimbushje dhe/ose të aktivizojë një paketë shtesë për të vijuar komunikimin.
•    Ju mund të rimbushni numrin tuaj Vodafone Next në çdo kohë në një nga dyqanet Vodafone, Online në www.vodafone.al ose ne aplikazionin My Vodafone App dhe të aktivizoni një nga paketat Vodafone me parapagesë.  Përfitimet e paketave me parapagesë kanë përparësi konsumi në lidhje me përfitimet e planeve tarifore Vodafone Next.
•    Cdo muaj Prill, vlera mujore e planit tarifor si dhe cdo pakete do të rritet me një vlerë të barabartë me normën e Indeksit të Çmimeve të Konsumit (“IÇK”) të publikuar në muajin Janar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sipas parashikimeve të Kontratës
•    Në rastin e terminimit të parakohshëm të kontratës do të aplikohet penalitet me vlerën 5,000 lekë i llogaritur në mënyrë proporcionale me muajt e mbetur të kontratës.
•    Për të marrë informacionin mbi konsumin e përfitimeve dërgo një SMS me tekst bosh në numrin 131 ose nëpërmjet aplikacionit My Vodafone.
•    Kujdesi për klientin për të gjithe klientët Next ofrohet pa pagesë në numrin 140 (jashtë Shqipërisë +35569140).
•    Mund të na kontaktoni edhe në live chat dhe në adresën elektronike: nakontaktoni@vodafone.com 

Çmimet dhe oferta promocionale janë të vlefshëm për klientë të rinj dhe mbartje të numrit në Vodafone
 
Të lutem prit