Detaje të paketës

Më shumë detaje
 

•   Për të shmangur përdorimin e padrejtë dhe/ose abuzues të shërbimeve të kontraktuara për cdo shërbim do të aplikohet politika e përdorimit të drejtë sipas kufirit të përcaktuar në tabelën më sipër.
•   Në bazë të planit të përzgjedhur me kalimin e kufirit të përdorimit të drejtë për shërbimet zanore (4000min) dhe SMS (1000) kombëtare pajtimtari do të tarifohet me Pay as You Go sipas listës së tarifave standarte.
•   Në bazë të planit të përzgjedhur me kalimin e kufirit të përdorimit të drejtë për shërbimin e internetit (200GB ) pajtimtari do të vijojë të përdore shërbimin internet pa limit por me shpëtesi të reduktuar deri në 128kbps. 
•   Shpejtësia e internetit deri në kufirin e përdorimit të drejtë 200GB për planin Vodafone Unlimited është deri në 50Mbps.
•   Minutat ndërkombëtare që ofron plani tarifor dhe minutat ndërkombëtare opsionale janë të vlefshme drejt 30 destinacioneve ndërkombëtare: Greqi, Itali, France, SHBA, Kanada, UK, Gjermani, Turqi, Zvicër, Belgjikë, Hollandë, Spanjë, Rumani, Austri, Bullgari, Suedi, Poloni, Norvegji, Slloveni, Kinë, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Republika Ceke, Kroaci, Irlande, Luksemburg, Danimarkë dhe Hungari. 
•   Përfitimet e përfshira në pagesën fikse mujore të planit Vodafone Unlimited janë të vlefshme edhe në Roaming 
•   Për të shmangur përdorimin e padrejtë dhe/ose abuzues të shërbimit të internetit në Roaming do të aplikohet politika e përdorimit të drejtë sipas kufirit 1GB/ditë.
•   Me pagesë fikse ditore 400 lekë në EU, USA dhe Canada 
•   Me pagesë fikse ditore 1000 lekë me TVSH në rrjetet Vodacom Afrika e Jugut, Vodafone Australi, Vodafone ose Digicel Fixhi, Vodafone Gana, Vodafone Katar, Vodafone Zelandë e Re, Digicel ose Claro El Salvador, Claro Guatemalë, 3 Hong Kong, Telkomsel Indonezi, Partner Izrael, Docomo ose Softbank Japoni, Safaricom Kenia, Entel Kili, Movistar ose Telcel Meksikë, Movistar ose Claro Nikaragua, Digicel Papua Guinea e Re, MTS ose Megafon Rusi, Digicel Samoa, StarHub Singapor, True Move Tajlandë, Digicel Tonga, Digicel Trinidad dhe Tobago, Digicel Vanuatu, China Unicom Kinë, Vodafone Egjipt, Dubai ose Etisalat Emiratet e Bashkuara Arabe.
•   Pagesa fikse mujore do të aplikohet në fund të muajit. Pagesa fikse mujore për muajin e parë të aktivizimit do të llogaritet në mënyrë proporcionale me ditët e mbetura të muajit. Në rastin kur kërkohet ç'aktivizimi i Numrit Celular, pagesa fikse mujore do të llogaritet në mënyrë proporcionale me ditët e kalura të muajit. Përfitimet e planit tarifor do të jenë të plota pavarësisht datës së aktivizimit ose ç'aktivizimit. 
•   Vlera e pagesës fikse mujore të planit tuaj Vodafone Unlimited do të shfaqet në faturën tuaj mujore. Ju mund të paguani faturën tuaj brenda datës 25 të muajit pasardhës 
•   Përfitimet e planeve Vodafone Unlimited nuk mund të transferohen në muajin pasardhës. 
•   Përfitimet e planeve rigjenerohen të plota cdo datë 1 të muajit pa pasur nevojë që klienti të kryej ndonjë veprim. 
•   Në rast të konsumit brenda muajit kalendarik të minutave, SMS apo internetit të planit tarifor, klienti duhet të mund të aktivizojë një paketë shtesë për të vijuar komunikimin, ose do të kaloj me tarifim standard. 
•   Pagesa e Vodafone Unlimited mund të bëhet në çdo kohë në një nga dyqanet Vodafone ose në aplikacionin My Vodafone App Paketat shtesë kanë përparësi konsumi në lidhje me përfitimet e planeve tarifore Vodafone Unlimited. 
•    Cdo muaj Prill, vlera mujore e planit tarifor si dhe cdo pakete do të rritet me një vlerë të barabartë me normën e Indeksit të Çmimeve të Konsumit (“IÇK”) të publikuar në muajin Janar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sipas parashikimeve të Kontratës
•    Në rastin e terminimit të parakohshëm të kontratës do të aplikohet penalitet me vlerën 5,000 lekë i llogaritur në mënyrë proporcionale me muajt e mbetur të kontratës. 
•    Për të marrë informacionin mbi konsumin e përfitimeve të planit dërgo një SMS me tekst A në numrin 145 ose direkt në aplikacionin My Vodafone. 
•    Kujdesi për klientin për të gjithë klientët Vodafone Unlimited ofrohet pa pagesë në numrin 140 (jashtë Shqipërisë +35569140). Mund të na kontaktojnë në live chat si dhe në adresën elektronike: nakontaktoni@vodafone.com

 
 
Të lutem prit