Vodafone Disruption Camp, aty ku bashkohen talentet
25 të rinj të talentuar dhe energjikë morën pjesë në edicionin e parë të Vodafone Disruption Camp, një nismë e re kjo, e sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Vodafone, me qëllim zbulimin e talenteve të reja në teknologji dhe inovacion.Me një axhendë të pasur tre ditore, të rinjtë pjesëmarrës u bënë pjesë e trajnimeve, ushtrimeve që nxisin të menduarit jashtë kornize, u punua në grup, u shkëmbyen dhe u zhvilluan ide, me qëllimin për të krijuar një brez talentesh të aftë të ndryshojnë tregun me ide inovative. Ekspertë të teknologjisë dhe menaxher nga Vodafone Albania, profesionistë shqiptarë të fushës së inovacionit, bashkë me mentorë të nivelit ndërkombëtar, sfiduan, frymëzuan e punuan me pjesëmarrësit për të nxjerrë në pah më të mirën prej tyre dhe për të identifikuar në të njëjtën kohë inovatorët e së ardhmes.
“Kisha përshtypjen se në Vodafone do gjeja vetëm njerëz me kostum, por në të vërtetë njoha njerëz që janë vërtet të përkushtuar të na lidhin ne të rinjve me ndjesitë që ata kanë për markën Vodafone”, - u shpreh njëri nga fituesit.
Vetëm në pak ditë, këta të rinj kaluan cdo pritshmëri duke krijuar ide dhe zgjidhje teknologjike që do të mund të zbatohen në bashkëpunim me ekspertë të Vodafone. Fituesit e vendit të parë ishin 5, por të gjithë pjesëmarrësit që spikatën për aftësitë e tyre dixhitale do të bëhen pjesë e programeve të Vodafone për zhvillimin e të rinjve, një hap i rëndësishëm drejt një karriere të suksesshme.
“Me sfidat që mbart teknologjia dixhitale sot dhe inovacionet e telefonisë celulare, te cilat po prezantojnë limite të reja zhvillimi, Vodafone është në pararojë të këtij rrugëtimi drejt transformimit dixhital, duke kërkuar dhe fuiqizuar të rinjtë me aftèsi dixhitale aq të nevojshme për këtë rrugëtim. Për këtë arsye, Vodafone krijoi programin Vodafone Disruption Camp, si një mënyrë për të identifikuar talente dhe për t’i njohur ata me mënyrat e reja të të punuarit dhe të menduarit dixhital. Në këto tre ditë, jam befasuar nga aftësitë, energjia dhe talenti i tyre. Ne synojmë të rekrutojmë talentet dhe t’i përfshijmë ato në programet tona të zhvillimit për të rinjtë, duke i fuqizuar ata për një karrierë të suksesshme në shoqërinë dixhitale”, - tha Christina Samoulada, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania, .
Vodafone ofron një sërë trajnimesh, internshipesh, mundësish punësimi dhe orientimi karriere përmes një sërë programesh e platformash si Future Jobs Finder, Graduate Program, Code like a girl etj. Ky ishte edicioni i parë i Vodafone Disruption Camp, por Vodafone nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë të fuqizojë e tërheqë në kompani të rinj të motivuar, që kanë potencialin dhe talentin për të qenë pjesë e vizionit të vodafone për të ardhmen.
Për më tepër informacion mbi mundësitë e zhvillimit të karrierës në Vodafone Albania, vizitoni www.vodafone.com