Shoqërimi online
Shoqërimi nëpërmjet internetit ndodh kur dikush kontakton një fëmijë me qëllim për të abuzuar seksualisht me të, nëpërmjet internetit ose jo. Është një nga ato gjëra të cilat ju si prind nuk dëshironi t’i mendoni, dhe se nuk ka gjasa që fëmijës suaj ti ndodhë një gjë e tillë. Por kjo ndodh, dhe për këtë arsye ajo është diçka për të cilën duhet të jeni në dijeni.Abuzuesit përdorin një sërë teknikash për të kontaktuar dhe për të krijuar marrëdhënie me të rinj si psh:
Duke mbledhur të dhëna personale në internet (si psh. mosha, emri, adresa, numri i celularit dhe shkolla), nga faqet zyrtare të rrjeteve, lojrat me shumë lojtarë (në grup) dhe forume të tjera në Web;
Ofrimi i mundësisë për modeling, sidomos për vajzat e reja;
Premtim për takime me njerëz të famshëm dhe ofrimi i dhuratave si p.sh. lojra kompjuterike apo bileta për koncerte të muzikës pop;
Fitimi i besimit të fëmijës duke i kushtuar kujdes apo duke u sjellë miqësisht gjatë diskutimit të problemeve që ata kanë;
Të shtirurit si fëmijë apo duke u shfaqur me një identitet tjetër falls, në mënyrë që të fitojnë besimin e tyre;
Kërcënim nëpërmjet teknologjisë apo shantazhim.
Fëmijët mund të shfrytëzohen në internet pa asnjë takim apo kontakt fizik – për shembull, abuzuesi mund t’iu kërkojë atyre të dërgojnë foto nudo apo të kryejnë akte seksuale nëpërmjet kamerës së web-it dhe të kalojnë imazhet tek njerëz të tjerë.
Në momentin që abuzuesi ka fituar besimin e fëmijës në internet, ata mund të sugjerojnë të takohen në jetën reale.
Çfarëdo lloj forme që kjo merr, shumë viktima të reja ndihen të përgjegjshëm dhe në faj që kjo gjë po ndodh dhe e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë. Në disa raste, ata mund edhe të mos kuptojnë që ajo që po ndodh është abuzim dhe ata mund të besojnë se janë në një lidhje me abuzuesin, të cilit ata i besojnë dhe e ndiejnë të afërt.
Çfarë mund të bëj?
Diskutoni rreziqet e mundshme të abuzimit në internet me djalin apo vajzën tuaj. Mos prisni të ndodhë diçka – bisedoni me ta në këtë moment dhe në vazhdim;Kujtojini fëmijës tuaj se interneti është një ambient publik dhe që jo çdokush që është në internet është ai që hiqet;
Aktivizoni “Programet për Mbikqyrjen nga Prindërit” dhe ”Kërkimin e Sigurt”, nëse janë të disponueshëm, sipas moshës dhe zhvillimit të tyre – por kini parasysh që ato mund të mos jenë 100% efektive dhe nuk zëvendësojnë mbikqyrjen nga prindërit.
Shpjegojuni atyre se nuk duhet të japin asnjëherë detaje personale (si psh. emri, adresa dhe shkolla) apo të shkëmbejnë informacion personal (duke përfshirë foto dhe video) me të panjohur në internet apo nëpërmjet celularit të tyre;
Inkurajojini fëmijët tuaj t’i caktojnë profilet e tyre në internet (si psh. faqet e rrjeteve sociale) në opsionin “private” në mënyrë që vetëm miqtë dhe familjarët të mund t’i shohin;
Përcaktoni rregulla për përdorimin e kamerës së web-it, kamerave digjitale dhe kamerave të telefonave celulare;
Mos harroni që fëmija juaj mund të jetë i ekspozuar ndaj abuzimit nëpërmjet internetit në një sërë vendesh – faqet zyrtare me lojra në grup, faqet e chat-it dhe faqet e rrjeteve sociale janë të gjitha hapësira publike për shembull;
Inkurajoni djalin apo vajzën tuaj të bisedojë me ju për çdo gjë që i bën ata të ndihen keq në internet apo në telefonin e tyre celular si psh. kontaktimi nga një i panjohur si dhe të ruajnë e-mailet, mesazhet apo prova të tjera;
Vini re shenjat e pazakonta si psh. fëmija juaj fsheh e-mailet apo mesazhet apo të rritur të panjohur i kontaktojnë ata, iu dërgojnë dhurata apo një ndryshim rrënjësor në sjelljen e tyre